All for Joomla All for Webmasters

Hytbe e Kurban Bajramit 2017

. Posted in Hutbe. Vizita: 493

Pin It

bajrFalënderimi i takon Allahut Zotit të botëve. Me anë të begative të Tij arrihen të mirat; me faljen e Tij shlyhen gjynahet dhe gabimet; me bujarinë e Tij pranohen përpjekjet dhe sakrificat; me butësinë e Tij fsheh të metat dhe rrëshqitjet (e robërve të Tij).

Falënderimi i takon Allahut, i Cili jep jetën dhe vdekjen, që dhuron dhe privon, i Cili përudh dhe udhëzon, disa i bën të qeshin e disa të qajnë.   

Dhe thuaj: “Falënderuar qoftë Allahu, i Cili nuk pati fëmijë dhe nuk ka për Të shok në sundim, dhe i përket aftësisë, nuk ka nevojë për ndihmëtarë, dhe madhëroje Atë me madhërinë që i takon”. El Isra, 111.         
Allahu Ekber!
Allahu është më i Madhi aq herë sa haxhilerët zhvishen nga rrobat dhe veshin ihram.
Allahu është më i Madhi aq herë sa besimtarët hyjnë në Qabe me përshëndetje, tavaf dhe selam.           
Allahu është më i Madhi aq herë sa besimtarët udhëhiqen nga drita që dhuron ky Kuran.

O ju muslimanë, të cilët keni ardhur si shenjë nënshtrimi të faleni dhe të festoni këtë Bajram! Qofshi të uruar për aq kohë sa Zotit tuaj i përuleni dhe me adhurim dhe Atë të vetëm e veçoni.

Tregoni mirënjohje për Zotin tuaj i Cili ju ka dhuruar besimin, unitetin dhe sigurinë, ndërkohë që shumë nga njerëzit janë të zhytur në idhujtari, përçarje, frikë dhe pasiguri. 

Nuk ka dyshim se nga qëllimet më të larta dhe synimet më të mëdha të fesë Islame, është unifikimi i muslimanëve dhe dakordësia mes tyre, përafrimi i zemrave dhe kultivimi i dashurisë mes tyre. Padyshim nëpërmjet kësaj arrihet forca dhe bashkëpunimi, me të madhërohet feja dhe rregullohet dynjaja.

Padyshim se ky është litari i Allahut që nuk këputet, kjo është rruga e Tij e drejtë, dhe domosdoshmëri e besimit në Të. Allahu thotë në Kuran:

"O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë myslimanë! Të gjithë mbahuni fort për litarin e Allahut (Kuranin) dhe mos u përçani!" Al-Imran, 102-103.

"Kjo është rruga Ime e drejtë; prandaj ndiqeni e mos shkoni rrugëve tjera që t’ju shmangin nga rruga e Tij. Kjo është ajo që ju porosit Ai për t’u ruajtur nga të këqijat." El En'am, 153. 

Transmeton Buhariu dhe Muslimi se Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë: "Shembulli i besimtarëve në dashurinë e ndërsjellë të tyre, dhembshurinë dhe kujdesin është si një trup: nëse një pjesë e saj ka dhimbje, i tërë trupi bashkohet me pagjumësi dhe temperaturë."

Po ashtu, Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë: "Besimtari për besimtarin është si një ndërtesë, çdo pjesë mbështet tek tjera. Pejgamberi alejhi selam i bashkoi gishtat e tij së bashku."

Kjo për faktin se nuk mund të ketë unitet, nuk ka dashuri dhe ngrohtësi, nuk mund të shijojë shpirti rehati dhe as bashkësia lumturi, nëse nuk lëmë mënjanë grindjet dhe përçarjet. Padyshim, për shkak të rrezikut që ka përçarja dhe pasojave të hidhura që shkakton ajo, Allahu i madhëruar e ndaloi Profetin me ndalim të rreptë për këto gjëra. Allahu thotë:  

"Dhe mos u grindni ndërmjet jush sepse do të humbni guximin dhe do t'ju lërë fuqia. Bëhuni të durueshëm se Allahu, vërtet, është me të duruarit." El Enfal, 46.


"Me të vërtetë, ti s’ke të bësh fare me ata që e përçajnë fenë e tyre dhe shndërrohen në sekte. Tek Allahu është puna e tyre e pastaj Ai do t’u tregojë çfarë patën punuar." El En'am, 159.         

O ju muslimanë! Cilido që ka qëllim të sinqertë për të ndrequr gjendjen mes muslimanëve, dhe dëshiron që t'i përmirësojë ata, le të përpiqet që të jetë i dobishëm, të jetë pranë tyre dhe të tregohet i kujdesshëm, në mënyrë që të mos gjurmojë kontradiktat për t'i vënë në dukje; të mos shkojë pas kokëfortësisë dhe debateve dhe as pas egos e dëshirës për t'i dhënë pozita vetes.

Kjo, o vëllezër dhe ju o motra, sepse rrugë e tilla nuk kurojnë plagët dhe as nuk mbushin boshllëqet që mund të kemi; ato nuk prodhojnë dashuri, nuk largojnë mëritë dhe nuk realizojnë unitetin që kërkojnë ta jetojnë muslimanët.

Vëllezër dhe ju o motra muslimanë! Allahu me mirësinë e Tij na ka nderuar duke na bërë muslimanë, na ka zgjedhur të jemi pasues të fesë së vetme të vërtetë, fesë islame në të cilën adhurohet Allahu i vetëm dhe i pa shokë, ku nuk ka shenjtëri për askënd, dhe as ndërmjetës që na afrojnë tek Ai.

Kjo është feja e vetme të cilën Allahu e ka zgjedhur për njerëzimin, ndaj  dhe ne duhet ta njohim si duhet atë, t'ia paraqesim njerëzve në mënyrën më të bukur, sidomos në kohët ku ka një përpjekje të pazakontë për ta shpërfytyruar atë.

II

Allahu është më i Madhi, Allahu është më i Madhi, nuk të adhuruar tjetër me meritë veç Allahut, Allahu është më i Madhi, Allahu është më i Madhi dhe Atij i takon falënderimi.

Falënderimi i takon Allahut që na i risjell xhumatë dhe bajramet, i Cili qiellin e ka ngritur pa shtylla dhe tokën e ka stabilizuar me male, Ai nuk ka bashkëshorte, fëmijë dhe as ortak, paqja dhe bekimi i Allahut qofshim mbi krijesën më të mirë, Profetin që ai e zgjodhi të jetë për gjithë njerëzimin, Muhamedin, familjen e tij fisnike, shokët e tij besnik dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Frikësojuni Allahut ashtu si i takon, shpejtoni drejt punëve të mira, sepse jeta është e shkurtër dhe shpejt mbaron.

Sot është dita e haxhit të madh, ku haxhilerët bëjnë veprat më të mëdha, ku hedhin gurët, bëjnë tavaf dhe therin bagëtitë, por edhe ne kemi mundësinë t'u përngjajmë, ku bëjmë tekbire dhe presim kurban. Ndaj gëzojini familjet tuaja, përhapeni të mirën dhe bëni sadaka nga kurbani që Allahu ju ka mundësuar.

O ju gra muslimane! Kujdesuni ndaj të drejtave të Allahut, por kujdesuni dhe ndaj bashkëshortëve tuaj, ruajeni fisnikërinë dhe mbuloni kokat dhe trupat tuaj. Bëhuni kështjella të vlerave dhe përmirësimit, përgatisni breza të denjë për fenë, shoqërinë dhe atdheun e tyre.

Bëhuni shembull i vlerave dhe mirësisë në kohën kur shoqëria po prishet dhe copëtohet, tregoni vëmendje ndaj familjeve tuaja në mënyrë që të jeni burim shembulli në kohët ku familja po shuhet dhe shkatërrohet.

 

Bledar Haxhiu

Burimi i Jetës

01.09.2017

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2017 - Dizajnuar nga: Burimijetes.com