All for Joomla All for Webmasters

DHIMBJET E GAZËS DHUROJNË JETË MES MUSLIMANËVE

. Posted in Hutbe. Vizita: 302

fShare
0
Pin It

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet i takojnë Allahut. Ai është i falënderuar dhe i lartësuar në çdo situatë, dëshmoj dhe deklaroj se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë veç Allahut, i vetëm dhe i pa shok, si dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, mbi familjen e tij të nderuar, mbi shokët e tij besnik dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Nuk ka dyshim se dhimbjet dhe brengat të cilat copëtojnë zemrat e të gjithë muslimanëve në të gjithë anët e botës, për atë që po ndodh në Gaza, është si një shprehje e jetës, përkatësisë dhe ndjenjës vëllazërore, ashtu sikur ka thënë Allahu dhe Profeti i Tij:

 “Besimtari për besimtarin është si një trup i vetëm”.

 “Vërtet besimtarët janë vëllezër”.

 Por, këto dhimbje duhet që patjetër të kthehen në optimizëm i cili përmban fjalë të mirë dhe punë, e jo të shndërrohet vetëm në mallkime e pesimizëm, por  duhet të jetë britmë imani në fytyrën e kriminelëve.

Besimtarët me përkujdesjen e Allahut mbështeten tek Ai

Frika nuk i tmerron, e as ndodhia e keqe nuk i zemëron.

Në këto ndodhi e situata, duhet të ndjekim dhe të mbulojmë anën mediatike, duke publikuar me sa mundemi realitetin e asaj se çfarë ndodh sot në gaza, prej së cilës qëllimisht janë të pa informuar pjesa më e madhe e njerëzve.

Këto ndodhi duhet të përforcojnë në zemrat e besimtarëve besimin në caktimin e Allahut dhe se ato mbajnë në vetvete urtësi hyjnore të panumërta, ku njëra ndër to është.

“…që Allahu t’i dallojë besimtarët dhe për t’i bërë disa nga ju dëshmorë. Allahu nuk i do keqbërësit. E kështu, Allahu i dëlir besimtarët e i shuan jobesimtarët.”Al Imran, 140-141.

Ata të cilët kanë rënë në këto sulme, nuk ka dyshim kanë në gjirin e tyre dëshmorë, dhe të qenët dëshmor është fitore, krenari dhe shpërblim për ata që durojnë. Ata që janë dëshmorë, nuk duhet vajtuar për ta e as nuk duhet pikëlluar, sepse ata janë të gjallë tek Allahu, i cili i furnizon.

Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Shpirtrat e dëshmorëve janë nëpër gushat e zogjve jeshilë, të cilat kanë kandilë të varur në Arshin e Allahut dhe të cilët shëtisin nëpër Xhenet si të dëshirojnë…”

Nëse ne do ta dinim urtësinë që ai ka vendosur në ato që ka përcaktuar për ne, nuk do të zgjidhnim tjetër, veç asaj që Ai ka zgjedhur.

"Çdo fatkeqësi që i bie njeriut, ndodh me vullnetin e Allahut. Ai ia udhëzon zemrën kujtdo që i beson Atij. Allahu di mirë çdo gjë.”Et Tegabun, 11.

Nga urtësia në të tilla tragjedi, është që ta largojmë kaderin e Allahut me kaderin e Allahut, ashtu sikur ka thënë dhe Umeri: "Po largohemi nga kaderi i Allahut, për të shkuar në kaderin e Allahut”.

Ajo që kërkohet prej nesh është që të japim maksimumin tonë në ndihmën e muslimanëve të lënduar në Gaza të Palestinës, duke e lutur sinqerisht Allahun t'i shpëtojë e t'i ndihmojë ata, sepse lutjes në fshehtësi i hapen dyert e qiellit.

Madhështori ka thënë: “Do të ndihmoj, qoftë edhe pas disa kohësh”.

Këtë Allahu e ka thënë për jobesimtarin të cilit i është bërë padrejtësi, e ç'mund të thuash nëse ai është nga robërit e Tij njësues. Ndaj në të tilla raste besimtarët duhet të bëjnë dua në namaze që Allahu t'i ndihmojë vëllezërit e tyre, që kurthet e kriminelëve t'i lëshojë mbi vetë ata.

Padyshim se në të gjithë këtë numër muslimanësh do të ketë persona të atillë që nëse i luten Allahut, Ai patjetër do t'i përgjigjet. Në lutjet tona duhet të fokusohemi në atë që Allahu këtë sprovë ta kthejë në shpëtim dhe paqe për banorët e Gazës, ashtu siç e bëri shpëtim dhe paqe zjarrin për Ibrahimin.

Ajo që ne shpresojmë është që Allahu të mos e vonojë marrjen e hakut për padrejtësitë që Izraeli ka bërë ndaj muslimanëve në Gaza, vërtet Allahu e lë të padrejtin deri atje sa kur ta marrë të mos ketë nga ja mban:

 “I tillë është dënimi i Zotit tënd, kur ndëshkon vendbanimet të cilat bënin gjynahe. Me të vërtetë, dënimi i Tij është i dhembshëm dhe i ashpër.”Hud, 102.

Është e vërtetë se njeriu është i nxituar, porse Allahu nuk është i tillë.

Armiqësia dhe egërsia e Izraelit nuk lindi sot, nëse sot ajo flet për Hamasin dhe popullsinë e Gazës ku dy të tretat e të vrarëve dhe të lënduarve janë fëmijë dhe gra të pafajshëm, edhe dje ajo foli për Fet’hin sikurse i luftoi dhe ata.

Ajo që po ndodh sot në Gaza është e njëjta skenë kriminaliteti i cili ndodhi gjashtëdhjetë vite më parë. Ata të cilët ngritën shtetin e Izraelit mbi kufomat e pafajshme të palestinezëve gjashtëdhjetë vite më parë, nuk mendonin se vendosmëria dhe të bërit ballë e këtij populli do të zgjaste kaq shumë. Refuzimi që Palestinezët i bëjnë sot pushtuesve Izraelit është i njëjti refuzim që i bënë gjashtëdhjetë më parë.

Këto ditë, përpos vuajtjeve dhe dhimbjeve në Gaza, kemi dëshmuar dhe reagimin e influencën e të gjithë muslimanëve në të katër anët e globit. Kemi parë motrat tonë të cilat demonstronin në Marokun e largët, Egjipt e Pakistan, të cilat qanin sikur të ishin në zi për fëmijët e tyre, po ashtu kemi parë vëllezërit tanë të cilët flisnin me zemërim sikur plagët e Gazës të ishin në zemrat e tyre. Ky reagim është argument se jeta lëviz në një trup të vetëm dhe se ky trup po rënkon nga dhimbjet e Gazës.

Ajo që po ndodh sot në Gaza edhe pse është e dhimbshme, nxori edhe njëherë në pah çështjen e Palestinës, se krimet dhe kasaphana që ndodhi në Gaza nuk është një gabim, porse ajo është një hallkë në kriminalitetin e Izraelit ndaj popullit musliman të Palestinës dhe se ata të cilët qeverisin sot me krimin mbi Gazën janë bijtë e atyre që ndërtuan shtetin mbi gjakun e pastër të muslimanëve të pafajshëm në Palestinë.

Ajo që ndodh sot në Gaza tregon edhe një herë se Çifutët janë armiqtë më të përbetuar të muslimanëve dhe se armiqësia e tyre nuk ka fund:

“Me siguri do të vëresh se armiqtë më të ashpër të besimtarëve janë hebrenjtë dhe idhujtarët…”El Maide, 82. 

Armiqësia e çifutëve nuk njeh kufij e as rregulla të njerëzimit:

“Ndaj besimtarëve, ata nuk respektojnë as farefisni, as besëlidhje; këta janë tejkaluesit e kufirit (në të këqija).”Teube, 10.

Qëllimi i tyre në këtë armiqësi dhe këtë kasaphanë që përsëritet herë pas here është i qartë:

 “Ata vazhdimisht do të luftojnë kundër jush, që të mund t’ju kthejnë nga besimi juaj.” Bekare, 217.

 Edhe pse Allahu për çifutët ka thënë: 

“Ti mendon se ata janë të bashkuar, por  zemrat e tyre janë të përçara.”

Ata tashmë e kanë kaluar këtë fazë dhe janë bashkuar në armiqësinë dhe krimin e tyre ndaj myslimanëve.

 Mesazhi im për muslimanët është:

Le t'i thyejmë barrierat që kemi mes njëri-tjetrit; t'i largojmë e t'i japim fund mosmarrëveshjeve; të bëhemi një në krah të së vërtetës, e t'i lëmë përçarjet pa shkak e të nxitura nga shejtani apo padituria.

T'i lutemi Allahut fuqishëm të jetë në krahun e atyre që u është bërë padrejtësi e t'i ndihmojë ata nga armiku i tyre i cili ka kaluar çdo kufi të krimit.

  

Përgatiti: Bledar Haxhiu

Burimijetes.com

10.01.2009

 

fShare
0
Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2018 - Dizajnuar nga: Burimijetes.com