All for Joomla All for Webmasters

Lutja që thuhet kur hyn në xhami

. Posted in Mburoja e muslimanit. Vizita: 197

fShare
22
Pin It

dera e xhamise13. KUR HYJMË NË XHAMI

Në xhami hyjmë me këmbën e djathtë[1], duke thënë:

أَعُوذُ بِاللَّهِ العَظِيمِ، وَبِوَجْهِهِ الكَرِيمِ، وَسُلْطَانِهِ القَدِيمِ، مِنَ الشَّيْطَانِ الرَّجِيمِ.

 

E’ũdhu bil-lãhil ‘aḍhĩm, we bi wexhhihil kerĩm, we ṣulṭãnihil ḳadĩm, minesh-shejṭãnirr-rraxhĩm.

(Kërkoj nga Allahu i Madhërishëm, me Fytyrën e Tij Fisnike dhe me fuqinë e pushtetin e Tij të përhershëm, të më mbrojë nga shejtani i mallkuar!).[2]

بِسْمِ اللَّهِ، وَالصَّلَاةُ، وَالسَّلَامُ عَلَى رَسُولِ اللَّهِ، اللَّهُمَّ افْتَحْ لِي أَبْوَابَ رَحْمَتِكَ.

 

Bismil-lãh, weṣ-ṣalãtu wes-selãmu ‘alã Rasũlil-lãh. All-llãhumme’ftaḥ lĩ ebwãbe raḥmetike!

(Në emër të Allahut, salavati[3] dhe selami i Allahut qofshin për të Dërguarin e Allahut[4]. O Allah! Më hap dyert e mëshirës Tënde!).[5]

 

Seid el Kahtani

Përktheu: Azem Bardhoshi

___________

Burimi i Jetës

26.11.2018

[1]Enesi radij Allahu anhu tregon: “Nga suneti është që kur të hysh në xhami, të fusësh përpara këmbën e djathtë, ndërsa kur të dalësh nga xhamia, të nxjerrësh përpara këmbën e majtë.” Shënojnë Hakimi dhe Bejhakiu. Albani thotë se hadithi është i mirë.

[2]Ebu Davudi (Sahih Xhami).

[3]Ibn Sunni [Hadithi është i mirë].

[4]Ebu Davudi (Sahi Xhami). [Salavati i Allahut për të Dërguarin do të thotë që ta lavdërojë tek elita e lartë (melekët). Ndërsa selami i Allahut për të Dërguarin do të thotë që t’i japë paqe dhe ta ruajë nga të këqijat. Kështu, kur hyn në xhami, besimtari i lutet Allahut që ta lavdërojë Pejgamberin alejhi selam te melekët dhe t’i japë paqe e ta ruajë nga të këqijat].

[5]Muslimi.

fShare
22
Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2018 - Dizajnuar nga: Burimijetes.com