All for Joomla All for Webmasters

Besimi në Allahun - Argumentet nga feja dhe ndjenja

. Posted in Bazat e besimit.

Pin It

 

kuranTë gjithë librat qiellorë e dëshmojnë ekzistencën e Allahut të Lartësuar. Dispozitat e zbritura për interesat e krijesave, nëpërmjet shpalljeve, janë argument i qartë se ato janë prej Një Zoti të Urtë, të Ditur rreth asaj që u bën dobi krijesave. Gjithashtu, argumentet të cilat flasin mbi kozmosin, e për të cilat dëshmon edhe shkenca bashkëkohore, janë argument për ekzistimin e Një Zoti, Një Krijuesi, i Cili ka mundur ta krijojë atë për të cilën ka treguar në to (shpalljet).

 

Argumenti nga ndjenja

Argumenti nga ndjenja për ekzistencën e Allahut shihet në dy aspekte:

 

I pari. Ne shohim dhe dëgjojmë se si u pranohen lutjet atyre që luten e si u lehtësohen hallet atyre që janë në vështirësi. Kjo është argument i prerë për ekzistimin e Allahut të Lartësuar. Allahu i Lartmadhërishëm thotë:

 

“(Kujtoje) Nuhun kur ai Na thirri më përpara, dhe Ne iu përgjigjëm atij.” El Enbija, 76.

 

Po ashtu, Allahu thotë:

“Ju kërkuat ndihmë nga Zoti juaj e Ai ju përgjigj.” El Enfal, 9.

 

Sahihun e Buhariut përcillet nga Enes ibn Maliku, Allahu qoftë i kënaqur me të, se ka thënë: “Ndërsa i Dërguari alejhi selam po ligjëronte në ditën e xhuma, një beduin hyri në xhami duke i thënë:

'O i Dërguari i Allahut! U shkatërrua pasuria (bagëtitë), janë uritur njerëzit e shtëpisë, ndaj lute Allahun për ne (që të na çojë shi).” Atëherë, (i Dërguari i Allahut alejhi selam) i ngriti duart lart për t’u lutur, me ç’rast një re si kodrat u duk në qiell. Kështu, ende pa zbritur nga minberi, shiu ia kishte lagur mjekrën.'

Ndërkaq, në xhumanë tjetër, i njëjti beduin, ose ndonjë tjetër, vajti te Pejgamberi alejhi selam e i tha: 

'O i Dërguari i Allahut! Na u shkatërruan shtëpitë e u përmbytën bereqetet, ndaj lute Allahun për ne (që ta ndalë shiun)!'

Në atë rast, i Dërguari i Allahut i ngriti duart lart e tha: 'O Allah, rreth nesh e jo mbi ne!' Nuk kaloi shumë, e shiu u ndal.”

Përgjigjet ndaj lutjeve të njerëzve vazhdojnë edhe në ditët e sotme. Kjo vlen për ata që i drejtohen Allahut të Lartësuar duke i plotësuar kushtet e pranimit të lutjes.

 

Aspekti i dytë: Mrekullitë e të dërguarve, që njihen si muxhize, të cilat njerëzit i kanë parë apo për të cilat kanë dëgjuar se vërtet kanë ndodhur, është argument i prerë se ekziston Dërguesi i atyre mrekullive. E, Ai është Allahu i Lartësuar. E themi këtë ngase ato (muxhizet) janë gjëra që ndodhin jashtë natyrshmërisë njerëzore, që Allahu ua ka çuar për t’iu ndihmuar e për t’iu dhënë argumente shtesë të dërguarve të Vet.

 

Një shembull për këtë: Mrekullia e Musait alejhi selam kur Allahu i Lartësuar e urdhëroi t’i binte detit me shkopin e tij. Ai i ra, e deti u nda në dymbëdhjetë rrugë të thata, ndërmjet të cilave uji ishte si male.

 

Allahu i Lartësuar thotë:

Dhe Ne i shpallëm Musait: 'Bjeri me shkopin tënd detit!' Menjëherë deti u nda dhe çdo pjesë e tij u bë si mal i madh.” Esh Shuara, 63.

 

Shembulli i dytë: Mrekullia e Isait alejhi selam i cili i ringjallte të vdekurit dhe i nxirrte nga varret e tyre me lejen e Allahut të Lartësuar. Allahu i Lartësuar përkitazi me të thotë:

“Dhe i ngjall të vdekurit me lejen e Allahut.” Ali Imran, 49.

 

Gjithashtu, Ai thotë:

Me vullnetin Tim i ngjallje të vdekurit.El Maide, 110.

 

Shembulli i tretë: Muhamedi alejhi selam kur kurejshët i kërkuan ndonjë argument, shënjoi me dorë drejt Hënës, me ç’rast ajo u nda në dysh duke e parë njerëzit atë. Allahu, lidhur me këtë, thotë:

“U afrua Ora (Kiameti) dhe u ça Hëna! E megjithatë, sa herë që shohin ndonjë mrekulli, ata kthejnë kurrizin dhe thonë: “Kjo është në vazhdën e magjive të tij.” El Kamer, 1-2.

 

Të gjitha këto shenja dhe mrekulli të ndjeshme, që Allahu i Lartësuar ua dha të dërguarve të Tij për t’iu ndihmuar dhe për t’i përkrahur, tregojnë prerazi për ekzistencën e Allahut të Lartësuar.

 

"Shpjegimi i bazave të besimit"

Muhamed ibn Salih el Uthejmin

Burimi Jetës

19.07.2017

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com