All for Joomla All for Webmasters

Besimi në të Dërguarit përfshin katër çështje

. Posted in Bazat e besimit. Vizita: 136

fShare
20
Pin It
  1. MuhammadBesimi se misioni tyre është me të vërtetë prej Allahut të Lartësuar. Ai që e mohon misionin e ndonjërit prej tyre, ka mohuar të gjithë pejgamberët e tjerë. Ashtu siç thotë Allahu i Lartësuar:

“Populli i Nuhut, i quante gënjeshtarë të dërguarit.” Esh Shuara, 105.

Allahu i Lartësuar i quajti përgënjeshtrues të të gjithë të dërguarve, edhe pse kur e quajtën atë gënjeshtar, nuk kishte të dërguar tjetër përveç Nuhut, alejhi selam. Bazuar në këtë, edhe të krishterët, që e përgënjeshtruan Muhamedin alejhi selam duke mos e ndjekur, janë përgënjeshtrues edhe të Isait, të birit të Merjemes, rrjedhimisht nuk janë pasuesit e tij, veçanërisht ai, që i kishte përgëzuar me dërgimin e Muhamedit alejhi selam. Në këtë rast, përgëzimi ndaj tyre me ardhjen e tij nuk ka kuptim tjetër pos që ai është i dërguari i tyre, përmes të cilit Allahu do t’i shpëtonte nga devijimi dhe do t’i udhëzonte në rrugën e drejtë.

 

2. Besimi në ata që ua dimë emrat e tyre, si: Muhamedin, Ibrahimin, Musain, Isain dhe Nuhun, paqja e Allahut qoftë mbi ta! Këta, të pestët, janë të dërguarit ulul azm (të zgjedhur, të dalluar). Allahu i Lartësuar i ka përmendur në dy vende në Kuran, në suren El Ahzab, në fjalën e Tij:

“Ne lidhëm besën me ty (o Muhamed) siç bëmë me profetët e tjerë: me Nuhun, Ibrahimin, Musain dhe Isain, të birin e Merjemes.” El Ahzab, 7. Dhe në suren Esh Shura, te fjala e Tij:

“Ai ka urdhëruar për ju atë Fe, të cilën ta zbuloi ty (o Muhamed) dhe që pati urdhëruar për Nuhun, Ibrahimin, Musain dhe Isain, duke thënë: 'Qëndroni në fenë e drejtë dhe mos u përçani në të!'” Esh Shura, 13.

Ndërkaq, sa u përket atyre të dërguarve që nuk ua njohim emrat, i besojmë përgjithësisht. Allahu i Lartësuar thotë:

“Edhe para teje (o Muhamed) Ne kemi nisur të dërguar, për disa prej të cilëve të kemi treguar ty e për disa të tjerë nuk të kemi treguar.” Gafir, 78.

 

3. Të vërtetuarit e asaj me të cilën janë dërguar.

 

4. Të punuarit me ligjin e atij (pejgamberi) që na është dërguar. E, ai është vula e tyre, Muhamedi alejhi selam, dërguar te të gjithë njerëzit. Allahu i Lartësuar thotë:

“Jo, për Zotin tënd, ata nuk do të jenë besimtarë të vërtetë, derisa të të marrin ty për gjyqtar për kundërshtitë mes tyre; e pastaj, të mos ndiejnë kurrfarë dyshimi ndaj gjykimit tënd dhe të të binden ty plotësisht.” En Nisa, 65.

 

Shpjegimi i bazave të besimit"

Muhamed ibn Salih el Uthejmin

____________

Burimi i Jetës

17.11.2017

fShare
20
Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2018 - Dizajnuar nga: Burimijetes.com