All for Joomla All for Webmasters

KUSH VËRTETON TEUHIDIN HYN NË XHENET PA U LLOGARITUR

. Posted in Libri i Njesimit.

Pin It

 

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Vërtetimi i njësimit është largimi prej shokvënies, i cili vjen në bazë të tri çështjeve:

1. Dija. Nuk vërtetohet asnjë gjë para dijes së saj. Allahu thotë: “Atëherë dije se nuk ka zot tjetër pos Allahut, kërko falje për mëkatin tënd, të besimtarëve e besimtareve. Allahu e di për lëvizjet tuaja dhe për vendin tuaj.” Muhamed, 19.

2. Besimi. Nëse di dhe nuk beson nuk vërtetohet njësimi. Allahu thotë për mohuesit: “A i ka bërë ai (të gjithë) zotat në Një Zot?! Vërtet që kjo është një gjë e çuditshme!”  Sad, 5.

3. Bindja. Nëse di, beson dhe nuk bindesh, nuk e vërteton njësimin. Thotë Allahu: “Vërtet se kur iu tha atyre: La ilahe il Allah! - Nuk ka të adhuruar tjetër të merituar përveç Allahut -, ata u frynë me krenari (duke e mohuar atë)”.

“Dhe thanë (e thonë): ‘A t’i braktisim zotat tanë të adhuruar për shkak të një gënjeshtari të çmendur?’” Safat, 35-36.

Nëse arrihen këto të tria bashkë, pa lënë ndonjë prej tyre dhe teuhidi (njësimi), vërtetohet se xheneti është i sigurt për të, pa u llogaritur.

Allahu thotë: “Me të vërtetë që Ibrahimi ishte umet (shembull i besimit, udhëheqës me cilësitë e virtytet më të larta, ose një komb i vetëm përballë një populli jobesimtar, ose besimi i tij qe aq i madh sa vlente sa besimi i një populli të tërë), i bindur ndaj Allahut, Hanif(i vërtetë në besim, që adhuronte vetëm Allahun Një e të Vetëm) dhe ai nuk ishte prej mushrikëve (politeistëve, paganëve, mohuesve të Njësisë së Allahut, që i vënë shokë dhe ortakë Allahut)”. Nahl,120.

Thënia: “Nuk ishte prej mushrikëve (politeistëve etj)”: ështësiguri në ecjen e njësimit. Ibrahimi ishte i pastër nga shirku ( shokvënia), por populli i tij ishte politeist, pagan mohues i njësimit. Për pastërtinë e tij në njësim  Allahu  e bëri atë udhëheqës të popullit të tij dhe nuk bëri udhëheqës atë që nuk e vërtetoi njësimin.

Allahu thotë: "Edhe ata që nuk bashkojnë kënd (në adhurim) si shokë me Zotin e tyre” Muminun, 59.

Thënia: “nuk bashkojnë kënd (në adhurim) si shokë me Zotin e tyre", ka për qëllim shokvënien me kuptim të përgjithshëm. Gjynahu në kuptim të përgjithshëm është prej shirkut, sepse burimi i saj është dëshira e cila kundërshton sheriatin. Thotë Allahu: "A e ke parë atë i cili merr nefsin e tij për ilah (të adhuruar, zot)..." Xhathije, 23.

Ndërsa në kuptim të veçantë dijetarët e ndajnë:

a) shirk

b) fisk (mosbindje)   

Vërtetimi i njësimit është atëherë kur i largohesh shokvënies në kuptim të përgjithshëm. Kjo nuk do të thotë se nuk bëhet gjynah. Biri  i Ademit është gabimtar, madje kur gabon pendohet. Allahu thotë: “Dhe ata të cilët kur kanë bërë fahishah(shkelje të kurorës apo marrëdhënie imorale – zina) apo që e kanë njollosur veten me gjynah, e kujtojnë Allahun dhe kërkojnë falje për gjynahet e tyre - dhe kush mund t’i falë gjynahet përveç Allahut? - dhe nuk vazhdojnë në gabimin që kanë bërë, kur e dinë atë." Ali Imran, 135.

Ibn Abazi thotë se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë me të!) tha: “Më janë paraqitur popujt dhe kam parë profet që me të ka qenë xhemat, profet me të ka qenë një person dhe dy persona, profet nuk ka qenë me të askush. U ngritën njerëz dhe mendova se është populli im. Më thanë se ky është Musai dhe populli i tij. Pash njerëz të mëdhenj, më thanë se ky është populli yt. Me ta ishin shtatëdhjetëmijë që do të hyjnë në xhenet pa llogari dhe pa u ndëshkuar.U ngrit dhe u fut në shtëpinë e tij njerëzit u futën në të. Disa thoshin: “Mund të jenë ata të cilët shoqëruan Profetin.” Disa të tjerë thanë: “Mund të jenë ata të cilët kanë lindur në Islam dhe nuk i bënë shok Allahut. Doli Profeti dhe e njoftuan. Ai tha: “Ata janë që nuk kërkojnë rukje (këndim Kurani), nuk mjekohen me hekur të nxehtë dhe nuk përdorin shenjat ogurzeza dhe Allahut i mbështeten." U ngrit Ukash bin Mihsan dhe tha: “Lutu Allahut të më bëjë prej tyre.” Profeti i tha:  “Ti je prej tyre”.Më pas u ngrit një person tjetër dhe tha: “Lutu Allahut që dhe unë të jem prej tyre.” Profeti i tha: “Ta kaloi Ukashe.” Buhariu dhe Muslimi.

Thënia: “nuk kërkojnë rukje (këndim Kurani)”, d.m.th.: nuk kërkojnë prej ndonjërit që t’i këndojë; kjo:

1. Për forcën mbështetëse tek Allahu.

2. Për krenimin e vetvetes dhe mos nënshtrimin tjetër kujt veç Allahut.

3. Për  mos lidhjen në tjetër kënd veç Allahut.

 

Nga “Kaulu mufid ala kitabi teuhid” i Shejkh Muhamed ibn Salih el Uthejmin

Përktheu: Tomor Boriçi

Burimijetes.com

06.07.2007

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com