All for Joomla All for Webmasters

FRIKA NDAJ SHIRKUT

. Posted in Libri i Njesimit.

Pin It

 

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Allahu thotë:" Sigurisht që Allahu nuk e fal (gjynahun e) të vënit shok Atij në adhurim, por Ai i fal kujtdo që Ai dëshiron gjynahe të tjera përveç këtij. Dhe kushdo që i vë shok në adhurim Allahut, vërtet ai ka humbur rrugën tepër larg." Nisa, 116.

Në këtë kapitull autori ka përmendur dy ajete.

Allahu thotë: “Sigurisht që Allahu nuk e fal (gjynahun e) të vënit shok Atij në adhurim …” Nisa, 116. D.m.th.: Allahu nuk e fal shokvënien, e cila është një krim ndaj njësimit të Allahut. Gjynahet si: imoraliteti, vjedhja janë pjesë e vetes që ka njeriu, të cilat vijnë prej dëshirës, kurse shokvënia është padrejtësi që i bëhet Allahut. Allahu thotë: “...Vërtet që bashkimi i të tjerëve në adhurim me Allahun është dhulm (padrejtësi, gabim) i madh (më i madhi).” Lukman, 13.

A ka këtu për qëllim shirkun (shokvënien) e madh apo atë në tërësi. Disa dijetarë thonë se përfshin shirkun e madh dhe të vogël. Për sa i përket gjynaheve të mëdha si: vjedhja, alkooli janë në dashjen e Allahut.

Shejhul Islam, Ibn Tejmia, njëherë thotë: “Allahu nuk e fal shirkun e madh dhe të vogël.” dhe njëherë thotë: “Allahu nuk fal vetëm shirkun e madh.” Duhet të jemi të vëmendshëm prej shokvënies, e madhe apo e vogël qoftë ajo, sepse gjithëpërfshirja e shirkut(shokvënies) në ajet e fut edhe shirkun e vogël.

Syefaqësia është kryerja e ndonjë prej llojeve të adhurimit me qëllim që ta shohin njerëzit e ta falënderojnë atë si një adhurues, po nuk do që adhurimi i tij të jetë për njerëzit, sepse nëse do të kërkojë këtë të fundit, atëherë ajo do të jetë shirk i madh.

Thënia: “…por Ai i fal kujtdo që Ai dëshiron gjynahe të tjera përveç këtij” D.m.th.:Fal kë do ato që nuk janë të ngjashme me shokvënien.

Allahu thotë: “...dhe më largo e më ruaj mua dhe bijtë e mi nga adhurimi i idhujve." Ibrahim, 35. 

Ibrahimi i frikësohej në vetvete shokvënies, i cili ishte një imam me adhurim të pastër. E si është kjo në vetet tona. Nuk duhet të kemi siguri te shokvënia dhe hipokrizia. Nga hipokrizia ka siguri vetëm hipokriti dhe ai që i frikësohet hipokrizisë është vetëm besimtari. Ibn Ebi Mulejke thotë: “Kam arritur tridhjetë prej shokëve të Profetit, të gjithë i frikësoheshin hipokrizisë.” Buhariu. Edhe Umer bin Hatabi (kënaqësia e Allahut qoftë me të!) i frikësohej hipokrizisë dhe për këtë pyet Hudhejfe bin Jemanin, sepse Profeti ia la t’i mbante të fshehtë emrat e hipokritëve, a më ka quajtur Profeti me ata që i ka quajtur hipokrit? Hudhefja i tha: jo.

Transmetohet nga Mahmud bin Lebid se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë me të!) ka thënë: “Ajo që i frikësohem më shumë ndaj jush është shirku i vogël”. Është pyetur se kush është  shirku i vogël. Ai tha: “Ajo është syefaqësia”. Imam Ahmedi.

Syefaqësi është: të adhurohet Allahu me qëllim që ta shohin njerëzit apo të dëgjojnë për të dhe ta falënderojnë  si një adhurues, por nuk do që të jetë adhurures i njerëzve. Nëse do të dojë këtë të fundit kemi të bëjmë me shirk të madh. Kur me adhurimin e tij kërkon që njerëzit të mësojnë nuk kemi të bëjmë me syefaqësi, por kjo është një thirrje për te Allahu. Transmetohet nga Sehl bin Sad Saidi se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë me të!) ka thënë: “E bëra këtë me qëllim që të mësoni namazin.” Buhari dhe Muslimi.  

Syefaqësia si shkak për prishjen e adhurimit ndahet në dy pjesë.

1. Kur ajo është në origjinën e adhurimit; d.m.th.: adhurimi bëhet vetëm për syefaqësi. Kjo vepër refuzohet. Trasmetohet nga Ebu Hurejra se Allahu ka thënë: “...kush vepron një vepër dhe më bën shok Mua në të do ta lë atë dhe shokvënien e tij.”

2. Kur syefaqësia vjen papritmas në adhurim; d.m.th.: origjina e adhurimit është për Allahun, por befas shfaqet syefaqësia. Kjo ndahet në dy pjesë:

a) Ta largojë atë dhe kjo nuk e dëmton. P.sh.: një person fal një rekat, më pas në rekatin e dytë vijnë njerëz dhe në zemrën e tij shfaqet diçka, zgjat rukunë ose sexhden ose qan, e të tjera si këto. Nëse ky e mbron origjinën nuk dëmtohet, por ka bërë xhihad.

b) Kur çdo punë e ka me syefaqësi, kjo e asgjëson veprën ose punën që kryen. A është ky asgjësim në të gjitha llojet e adhurimit? Kjo jepet në dy gjendje:

Gjendja e parë. Ku fundi i adhurimit është i ndërtuar mbi fillimin e tij; d.m.th.: nuk është i saktë fillimi i tij kur fundi i tij është i prishur, sepse e gjithë kjo është e prishur. P.sh.: Namazi nuk duhet të jetë i prishur si në mbarimin e tij e as në fillimin e tij. Namazi prish në tërësi kur  syefaqësia shfaqet në befasi gjatë tij dhe nuk e largon atë.

Gjëndja e dytë. Kur fillimi i adhurimit është i ndarë me fundin e tij; d.m.th.: fillimi i tij është i saktë edhe pse fundi i tij mund të jetë i prishur. P.sh.:  Një person ka 100 000 lekë, 50 000 lekë i jep sadaka me sinqeritet, kurse 50 000 lekë të tjera i jep me syefaqësi. E para është e pranueshme kurse e dyta nuk pranohet.

Transmetohet nga Ibn Mesudi (kënaqësia e Allahut qoftë me të!) se Profeti  (Paqja

dhe bekimi i Allahut qoftë me të!) ka thënë: “Kush i lutet tjetërkujt me Allahun dhe vdes, hyn në zjarr”. Buhariu.

Lutja ndahet në dy pjesë:

1. Lutje adhurimi. P.sh.: agjërimi, namazi e të tjera adhurime si këto. Njeriu kur falet apo agjëron lutet që t’i falen gjynahet dhe të largohet prej ndëshkimit. Allahu thotë: "Dhe Zoti juaj thotë: ‘M’u lutni Mua, Unë do t’ju përgjigjem.’ Me të vërtetë se ata të cilët e përbuzin adhurimin ndaj Meje...” Gafir, 60. Ai që adhurimet i kryen për tjetërkënd veç Allahut bën kufër (mohon) dhe del prej Islamit. Gjithashtu Profeti ka ndaluar dhe përuljen gjatë takimit. Profeti  (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë me të!) është pyetur për personin kur takon vëllanë e tij dhe i përulet atij. Ai tha: “Jo” Termidhi, Ibn Maxhe dhe Imam Ahmed.

2. Lutje kërkimi. Kjo nuk është e gjitha shirk, sepse për atë që njeriu ka mundësi nuk është shirk. P.sh.: thënia: “Më jep ujë.” Profeti  (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë me të!) thotë: “Kush kërkon përgjigju”. Ahmedi, Hakimi, Ebu Daudi. Allahu thotë: “Dhe kur të afërmit, jetimët dhe të varfrit ndodhen aty në kohën e ndarjes (së pasurisë), jepuni edhe atyre nga pasuria...”  Nisa, 6. Kur i varfëri zgjat dorën jepi atij, pasi kërkimi i tij nuk hyn te shirku. Kur njeriu kërkon te krijesat atë që e ka të mundshme vetëm Allahu ky kërkim i tij është shirk dhe të nxjerr prej Islamit. P.sh.: Të  kërkoj prej dikujt që të sjellë shiun me bindjen se ai e ka mundësinë për këtë.

Transmetohet nga Xhabiri (kënaqësia e Allahut qoftë me të!) se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë me të!) ka thënë: “Kush takohet me Allahun dhe nuk i ka bërë shok Atij në asgjë, hyn në xhenet dhe kush e takon Atë dhe i ka bërë shok në ndonjë gjë hy në zjarr." Muslimi.

Ai që i bën shok Allahut a është i përhershëm në zjarr? Kjo varet nga lloji i shirkut, nëse është shirk i vogël nuk qëndron përgjithmonë në zjarr dhe nëse është shik i madh është përgjithmonë në zjarr.

 

Nga “Kaulu mufid ala kitabi teuhid” i Shejkh Muhamed ibn Salih el Uthejmin

Përktheu: Tomor Boriçi

Burimijetes.com

10.07.2007

 

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com