All for Joomla All for Webmasters

THIRRJA NË DËSHMINË "NUK MERITON TË ADHUROHET TJETËRKUSH VEÇ ALLAHUT"

. Posted in Libri i Njesimit.

Pin It

 

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Allahu i Lartësuar thotë: “Thuaj: ‘Kjo është rruga ime, e vënë në fakte të qarta, e që unë thërras për tek Allahu, unë dhe ai që vjen pas meje. Larg të metave është Allahu, e unë nuk jam nga idhujtarët...’.”  Jusuf, 108.

Autori pasi përmend njësimin që njeriu kryen në vetveten e tij, përmend që me këtë njësim të thërrasë edhe të tjerët, sepse besimi plotësohet vetëm atëherë kur thërritet për në njësim. Allahu i Lartësuar thotë: “(Betohem) për kohën!Me të vërtetë njeriu është në humbje të plotë, përveç atyre që besojnë (në besimin e pastër islam në Një Zot) dhe punojnë mirësi e drejtësi, edhe që e këshillojnë njëri-tjetrin për el-Hak(për të vërtetën; urdhërojnë për el-Ma’ruf - që ka urdhëruar Allahu dhe ndalojnë nga el-Munker - e keqja që ka ndaluar Allahu), edhe që e këshillojnë njëri-tjetrin të jenë të durueshëm (nga vuajtjet, mundimet, dëmtimet që i bien njeriut nga përpjekja për çështjen e Allahut, për të përhapur Fenë e Tij të vërtetë të besimit të pastër islam).” Asr, 1-3.

Thirrësit ndahen në:

1. Thirrës për tek Allahu, i cili është i sinqertë dhe kërkon që njerëzit të ecin në rrugën e Allahut.

2. Thirrës në tjetërkënd veç Allahut, i cili mund të jetë një thirrës për vetveten thërret në të vërtetën me qëllim që njerëzit të lartësojnë dhe të respektojnë midis njerëzve. Për këtë arsye hidhërohet kur njerëzit nuk veprojnë atë që ai urdhëron dhe nuk hidhërohet kur njerëzit kryejnë të ndaluara dhe as nuk i thërret ata që t’i lënë ato (të ndaluarat). Thirrësi nëse shikon se njerëzit largohen prej tij të mos bëhet pesimist dhe të lërë thirrjen. Profeti –paqja dhe bekimi i Allahut qoftë me të!– i tha Aliut: “Pasha Allahun, nëse Allahu udhëzon nëpërmjet teje një person të vetëm, kjo është më e mirë për ty se sa deveja e kuqe”. Buhariu dhe Muslimi.

Kur thërret për tek Allahu dhe nuk përgjigjen, le të jetë hidhërimi yt për shkak se e vërteta nuk ndiqet. Nëse nuk i përgjigjet askush thirrjes tënde je i shfajësuar. Për këtë është thënia e Profetit : “ ... Profet e me të nuk ka qenë askush”. Buhariu dhe Muslimi.

Thirrja përfshin sinqeritetin dhe dijen, dhe më së shumti që e shkatërron thirrjen është mospasja e sinqeritetit dhe e dijes. Ajo çka përfshihet në dije është:

-Dija e sheriatit;

-Dija e gjendjes së atij qe thërret;

-Dija e rrugës që të çon në vërtetimin e thirrjes.

Duke u nisur nga këto Muhamedi (alejhi selam) i tha Muadhit: “Ti do të shkosh te një popull prej ithtarëve të librit (të krishterët dhe çifutët)...” Buhariu dhe Muslimi.

I padituri më shumë shkatërron se sa rregullon.

Transmetohet nga Ibn Abazi -kënaqësia e Allahut qoftë me të dy!- se Profeti –paqja dhe bekimi i Allahut qoftë me të!– kur dërgoi Muadhin në Jemen i tha: “Do të shkosh në një popull prej ithtarëve të librit e para (gjë) që t’i ftosh të jetë dëshmia se nuk e meriton të adhurohet tjetërkush veç Allahut; nëse binden për këtë mësoji atyre se Allahu ua ka bërë obligim pesë namaze për çdo e ditë e natë; nëse binden për këtë mësoji se Allahu ju ka bërë obligim zekatin (të pasurit të japin nga pasuria e tyre për të varfrit); nëse binden për këtë respektoni pasurinë e tyre dhe frikësohuni lutjes së atij që i është bërë padrejtësi, sepse midis saj dhe Allahut nuk ka perde.” Buhariu dhe Muslimi.

Ky është një argument ku Muhamedi (alejhi selam) kishte njohuri për gjendjen e njerëzve këtë njohuri e mësoi në dy rrugë:

1.Shpallja..

2.Dija  dhe përvoja.

Muhamedi e njoftoi Muadhin për ithtarët e librit në dy gjëra:

a) Të ketë dije për gjendjen e atij që thërret.

b) Të përgatitet ndaj tyre, pasi ata janë ithtarët e librit dhe kanë njohuri.

Thënia:“...dëshmia... është prej dijes. Dëshmuesi njofton për dijen, gjë e cila është e pamjaftueshme thjesht si lajm, por patjetër duhet dija, lajmi, pranimi, pohimi dhe bindja. Nëse e beson dëshminë me zemrën e tij dhe nuk e thotë me gojën e tij, Shejhul Islam, Ibn Tejmia thotë: “Unanimisht  ai nuk është musliman, derisa ta shqiptoj atë.”

Fjala dëshmoj tregon lajm, i cili përfshin shqiptimin. Gjithashtu edhe vetëm nijeti nuk e plotëson. Profeti –paqja dhe bekimi i Allahut qoftë me të!– e filloi duke i thënë xhaxhait të tij Ebu Talibit: Thuajse nuk e meriton të adhurohet tjetërkush veç Allahut.”

Transmetohet nga Sehl bin Sad –kënaqësia e Allahut qoftë me të!– se Profeti –paqja dhe bekimi i Allahut qoftë me të! – ditën e Hajberit tha: “Nesër do t’i jap flamurin atij që e do Allahu dhe i Dërguari i Tij dhe ta dojë Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Allahu nga duart e tij do të japë fitoren.” Njerëzit filluan të nxiten gjatë natës se kush do ta marri atë. Kur zbardhi shkuan te Profeti, ku gjithsecili shpresonte t’i jepej flamuri. Ai u tha: Ku është Ali bin Ebi Talibi?” I thanë: “Ai vuan nga sytë.” E sollën, pështyu në sytë e tij dhe lut për të dhe ai u shërua sikur të mos kishte pasur gjë. I dha atij flamurin dhe i tha: “Ec i kujdesshëm deri sa të arrish te ata, më pas ftoi në Islam dhe njoftoji se çfarë detyre kanë ndaj Allahut. Uallahi, nëse Allahu udhëzon edhe një person të vetëm nëpërmjet teje, ajo është më e mirë për ty se sa deveja e kuqe. Buhariu dhe Muslimi.

Thënia:...dhe njoftoji se çfarë detyre kanë..." d.m.th: Nuk  mjafton vetëm thirrja në Islam, por t’i njoftojë ata se çfarë obligimi kanë, deri sa të binden në të. Kjo sipas radhitjes që përmendet në hadithin e Muadhit. Në këtë çështje njerëzit luhaten. A ti njoftojë njerëzit për obligimet që kanë ndaj Allahut para apo pas pranimit të Islamit? Në pamjen e jashtme hadithi i Muadhit dhe i Sehlit jep si parësor thirrjen në Islam dhe pas pranimit të tij njoftohet për obligimet. Nëse shikon në realitetin e sotëm te njerëzit me të vërtetë ata nuk nënshtrohen me bindje vetëm dorëzohen. Në  fillim njoftohen për obligimet ndaj Allahut pasi ndoshta kthehen dhe me marrjen e njoftimin nuk e lenë Islamin. Mund të thuhet le t’i lihet kjo çështje realitetit dhe dobinë që jep përparësia i këtij apo atij (veprimi).

Nga “Kaulu mufid ala kitabi teuhid” i Shejkh Muhamed ibn Salih el Uthejmin

Përktheu: Tomor Boriçi

Burimijetes.com

17.07.2007

 

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com