All for Joomla All for Webmasters

KOMENTIMI I NJËSIMIT DHE I DËSHMISË SE NUK MERITON TË ADHUROHET TJETËRKUSH VEÇ ALLAHUT

. Posted in Libri i Njesimit.

Pin It

 

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Me të vërtetë njësimi përfshin pastërtinë prej shirkut, duke mos lutur me Allahun askënd.

Allahu i Lartësuar thotë: "Ata të cilëve u thërrasin (si Isai - biri i Merjemes, Uzejri ose ndonjë tjetër) vetë kërkojnë mënyrë e rrugë për të drejtë hyrje e afrimi tek Zoti i tyre (Allahu), secili prej tyre do të dëshironte të jetë më i afërti…” Isra, 57.

Thënia: “ …Ata të cilëve u thërrasin…” d.m.th.: Ata të cilët thirren vet ata kërkojnë mënyrë afrimi për te Allahu. E si të thërritet ai që vet është nevojtar? Në të vërtetë kjo është një mendjelehtësi e madhe. Ata të cilët pretendohen se janë ndihmues, veç Allahut, nuk janë në gjendje të largojnë të keqen dhe as që nuk mundin ta transferojnë atë nga një vend në tjetrin. Allahu thotë: " …E ata të cilët ju i lutni e u thërrisni në vend të Tij, nuk kanë asnjë grimë fuqi (Kitmir- lëvozhgë e hollë që mbështjell farën e hurmës)."

“Nëse ju luteni dhe u thërrisni atyre, ata nuk e dëgjojnë thirrjen tuaj, por edhe sikur ta dëgjonin atë, ata nuk mund t’ju përgjigjen juve dhe Ditën e Llogarisë ata do të mohojnë adhurimin tuaj ndaj tyre. Dhe askush nuk mund të të njoftojë ty (o Muhamed) si Ai i Cili është i Mirënjohuri, i Gjithëdituri i çdo gjëje." Fatir, 13-14.

Allahu i Lartësuar thotë: “Dhe (kujto) kur Ibrahimi i tha babait të tij dhe popullit të tij: Me të vërtetë që unë jam i pafajshëm nga çfarë ju adhuroni në vend të Atij i Cili më krijoi mua dhe padyshim që Ai do të më udhëzojë mua.” Zuhruf,  26-27.

Thënia: “Në vend të Atij i Cili më krijoi..." përfshin mohimin dhe pohimin.

“...jam i pafajshëm nga çfarë ju adhuroni ” mohim dhe: “Në vend të Atij i Cili më krijoi..." pohim. Kjo tregon se njësimi plotësohet vetëm me mohimin e çdo gjëje që barazohet me Allahun dhe me besimin e Allahut Një. Thotë Allahu: “...Kushdo që mohon Tagutin (çdo gjë tjetër që adhurohet përveç ose krahas Allahut) dhe beson në Allahun, atëherë ai është kapur për mbajtësin më të sigurtë që nuk thyhet kurrë..." Bekare, 256. Këta janë që adhurojnë Allahun dhe tjetër veç Tij.

Në disa vende ka prej njerëzve që falen, agjërojnëjapin zekatin kryejnë haxhindheshkojnë në varreza i bëjnë atyre ruku dhe sexhde. Këta janë mohues dhe kurrsesi njësues dhe nuk u pranohet asnjë vepër.

Dobia e këtij ajeti është se njësimi nuk arrihet kur me Allahun adhurohet dikush tjetër, por patjetër duhet të jetë sinqeriteti ndaj Allahut. Njerëzit në këtë këndvështrim ndahen në tre pjesë:

1. Adhurojnë Allahun e vetëm.

2. Adhurojnë tjetër kënd të vetëm.

3. Adhurojnë me Allahun dikë tjetër.

Allahu i Lartësuar thotë: “Ata (jehuditë dhe të krishterët) morën rabinët dhe murgjit e tyre si perëndi të tyre në vend të Allahut (duke iu bindur atyre në gjërat që i bënë ata vetë të ligjshme ose të paligjshme sipas dëshirave të tyre pa u urdhëruar nga Allahu dhe në kundërshtim me Ligjet e Allahut)..." Teube, 31.

Përmendja e këtij ajeti në këtë temë është se Allahu e urren që rabinët dhe murgjit të konsiderohen si zota. Për çdo gjë që urdhëronin njerëzit u bindeshin atyre, qoftë ajo e pranuar te Allahu apo jo. Komentimi i njësimit të Allahut jep si domosdoshmëri që bindja jote të jetë vetëm ndaj Allahut. Transmetohet nga Aliu –kënaësia e Allahut qoftë me të!– se Profeti –paqja dhe bekimi i Allahut qoftë me të!– ka thënë: “Me të vërtetë bindja është në të lejuarën.” Buhari dhe Muslimi.

Allahu i Lartësuar thotë: “Dhe ka prej njerëzve të cilët zgjedhin (për adhurim) të tjerë përveç Allahut, si shokë e të barabartë (me Allahun). Ata i duan këta të adhuruar të tjerë si Allahun…” Bekare, 165.

Thënia:“… si shokë e të barabartë…” Kurpersoni i tha Profetit çfarë do Allahu dhe ti. Profeti –paqja dhe bekimi i Allahut qoftë me të!– i tha: “A më bëre shok të barabartë me Allahun?! Por, thuaj çfarë të dojë Allahu i Vetëm”. Taberani dhe Bejhakiu.

Thënia: “… Ata i duan këta të adhuruar të tjerë si Allahun…” Komentuesit kanë rënë kundërshtim:

-Thuhet: Dashurinë ndaj idhujve e barazojnë me dashurinë ndaj Allahut dhe në zemrat e tyre ka dashuri për Allahun dhe për idhujt.

-Thuhet: I duan idhujt me një dashuri të madhe, sikur besimtarët duan Allahun.

Profeti –paqja dhe bekimi i Allahut qoftë me të!– ka thënë: “Kush thotë se nuk meriton të adhurohet tjetër veç Allahut dhe mohon atë që adhurohet veç Allahut (idhujt), ndalohet pasuria e tij dhe gjaku i tij e llogaria e tij mbetet te Allahu”. Muslimi.

Thënia: “...dhe mohon atë që adhurohet veç Allahut ( idhujt )..."Isai adhurohet. Ne besojmë te ai si i dërguar dhe pranojmë se ai meriton të adhurohet. Allahu thotë: “Kujto edhe kur Allahu do të thotë (në Ditën e Ringjalljes): ‘O Isa, biri i Merjemes! A mos u the ti njerëzve: Më adhuroni mua dhe nënën time si dy zota përkrah Allahut?’ Ai (Isai) do të thotë: ‘Lavdi të qoftë Ty! Kurrë nuk më shkonte mua të thosha një gjë të tillë, çfarë unë nuk kisha aspak të drejtë ta zija me gojë. Sikur ta kisha thënë një gjë të tillë, Ti padyshim që do ta dije atë. Ti e di se ç’ka thellë në brendësinë time edhe pse unë nuk di asgjë se ç’ke Ti në Veten Tënde. Padyshim që Ti dhe vetëm Ti je i Gjithëdituri për Gajbin(për gjithçka të panjohur, për të gjitha të fshehtat). Kurrë nuk u kam thënë ndonjë gjë përveç çfarë Ti më urdhërove të them: ‘Adhuroni Allahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj’..." Maide, 116 – 117.

Gjithashtu, në këtë thënie ka argument se nuk mjafton një shprehje e thjeshtë e dëshmisë se nuk meriton të adhurohet tjetër veç Allahut, por patjetër duhet të mohohet ai (idhull) që adhurohet veç Allahut.

 

Nga “Kaulu mufid ala kitabi teuhid” i Shejkh Muhamed ibn Salih el Uthejmin

Përktheu: Tomor Boriçi

Burimijetes.com

20.07.2007

 

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com