All for Joomla All for Webmasters

MBAJTJA E BUZYLYKËVE DHE E PENJVE ME QËLLIM LARGIMIN E SË KEQES

. Posted in Libri i Njesimit.

Pin It

 

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Thënia:“prej shirkut” D.m.th.: nuk është i gjithë shirk, sepse shirku përfshin të voglin dhe të madhin. Mbajtja e këtyre gjërave mund të jenë shirk i vogël ose shirk i madh, në bazë të bindjes së atij që i përdor ato (byzylykë, penj etj).

Mbajtja e këtyre gjërave (byzylykë, penj etj) janë prej shirkut, për arsyen se kush vërteton si shkak atë që Allahu nuk e ka bërë si shkak të lejuar dhe të caktuar, ai e ka bërë veten e tij shok me Allahun. P.sh.: këndimi i Fatihasë është shkak i lejuar për kurim.

Njerëzit në shkaqe ndahen:

1. Ka që i urrejnë shkaqet;

2. Ka  që i tejkalon shkaqet, bën shkak atë që nuk është shkak. Të tillët janë sufitë;

3. Ka që besojnë në shkaqe dhe ndikimin e tyre duke i vërtetuar si shkaqe, ashtu siç i ka vërtetuar Allahu dhe i Dërguari i Tij.

Mbajtësi i byzylykëve e të tjera si këto, nëse ka bindjen se këto (byzylykë) ndikojnë në vetvete, veç Allahut, bënë shirk të madh, me bindjes se me Allahun ka krijues tjetër. Nëse beson se kjo është shkak, por nuk ndikon në vetvete, bënë shirk të vogël.

Thënia:“heqja e së keqes dhe largimi i tyre” ndryshon nga njëri-tjetri. Heqja e sprovës është pas ardhjes së saj, kurse largimi është para ardhjes së saj.

Allahu i Lartësuar thotë: “...Thuaju: ‘Më thoni pra, gjërat që ju i lutni në vend të Allahut, - nëse Allahu do të donte të më bënte mua ndonjë të keqe, a do të mundeshin ata ta largonin të keqen e Tij..." Zumer, 38.

Thënia:“... i lutni..." ka si qëllim lutjen në adhurim dhe në kërkim. Ata i luten idhujve me lutje adhurimi, bëjnë për ta kurban, ruku, sexhde, si dhe i luten atyre me lutje kërkimi për largimin e së keqes dhe marrjen e dobisë. Kur Allahu i jep robit të Tij një të keqe është e pamundur që idhujt ta largojnë atë të keqe dhe nëse do të bënte një të mirë as nuk do të mundesh ta pengonte mëshirën e Tij. Kur këta idhuj nuk të largojnë të keqen e as nuk pengojnë të mirën, si të tillë nuk janë as shkaqe, atëherë pse adhurohen?!

Transmetohet nga Imran bin Husejn –kënaqësia e Allahut qoftë me të! – se Profeti – paqja dhe bekimi i Allahut qoftë me të! – ka parë në dorën e një personi byzylyk prej ari dhe i tha: “Çfarë është ajo?” Ai tha: “Prej dobësisë.” Profeti i tha: “Hiqe atë se ajo ta shtonë dobësinë, sikur ti të vdesësh dhe ajo të jetë me ty nuk ke për të shpëtuar kurrë.” Imam Ahmedi.

Në hadith përmendet qartë se personi e mbante byzylykun ose për largimin e së keqes ose për heqjen e saj. Në pamjen e jashtme paraqitet për heqjen e saj me thënien: “ajo ta shton dobësinë...".

Në këtë hadith ka argument për shumë dobi:

1. Kush urren të keqen në fillim të pyesë për gjendjen, sepse ai mendon se veprim i tillë nuk është i urryer. Argument është thënia e Profetit: “Çfarë është ajo?”.

2. Domosdoshmëria e largimit të së keqes. Thënia e Profetit: “Hiqe atë..." Urdhëroi për heqjen e saj duke e përkrahur me thënien “...ajo ta shton dobësinë..." D.m.th.: dobësi në vetvete dhe jo në trup. Njeriu kur e lidh veten e tij me këto çështje dobësohet dhe mbështetet tek ajo, duke harruar mbështetjen tek Allahu. Ndoshta ta shton dobësinë edhe në trup.

3. Shkaqet të cilat nuk kanë ndikim dhe nuk pajtohen në ligj, zakon ose praktikë nuk janë të dobishme për njeriun.

4. Mbajtja e byzylykëve për largimin e së keqes dhe heqjen e saj është prej shirkut. Për këtë është fjala e Profetit: “ ...sikur ti të vdesësh dhe ajo të jetë me ty nuk ke për të shpëtuar kurrë”. Mangësia për shpëtim është argument për dështimin dhe humbjen.

5. Veprat janë sipas përfundimit. Për këtë është fjala e Profetit: “ ...sikur ti të vdesësh dhe ajo të jetë me ty..." Nëse do ta hiqte para se të vdiste, ajo nuk do ta dëmtonte, sepse njeriu kur pendohet para vdekjes kthehet sikur ai që nuk ka gjynahe.

Transmetohet nga Ukbe bin Amir se Profeti – paqja dhe bekimi i Allahut qoftë me të! – ka thënë: “Kush vendos nuskë, Allahu mos ia plotësoftë dhe kush vendos guaskë mos i dhëntë Allahu rehati! ” Imam Ahmedi

Në një transmetim tjetër thuhet: “Kush vendos nuskë ka bërë shirk”. Imam Ahmedi.

Thënia: “Kush vendos nuskë..." D.m.th.: E lidh zemrën e tij me të dhe mbështetet te ajo për marrjen e dobisë dhe largimin e së keqes. Profeti (alejhi selam) u lut që Allahu mos ia plotësoftë atë. Profeti (alejhi selam) me këtë lajmëron edhe ne duhet të lajmërojmë sikur ai lajmëron ose të lutemi ashtu sikur ai lutet.

Hudhejfe ka parë një person ku në dorën e tij kishte lidhur pe për largimin e temperaturës, ia preu atij dhe lexoi “Dhe shumica e tyre nuk e besojnë Allahun, veçse duke i bashkuar Atij shokë e ortakë si të barabartë me Të." Jusuf, 106.

Thënia: “duke i bashkuar Atij shokë e ortakë si të barabartë me Të ” D.m.th.: janë të përzier me shirkun. Thënia e Hudhejfes është për personin musliman, i cili lidh pe në dorën e tij që t’i largohet temperatura. Në të ka argument se te njeriu bashkohet besimi dhe shirku i vogël, ndërsa shirku i madh nuk bashkohet me besimin.

 

Nga “Kaulu mufid ala kitabi teuhid” i Shejkh Muhamed ibn Salih el Uthejmin

Përktheu: Tomor Boriçi

Burimijetes.com

25.07.2007

 

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com