All for Joomla All for Webmasters

RRETH RUKJES DHE NUSKAVE

. Posted in Libri i Njesimit.

Pin It

 

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Nga Ebi Beshir el Ensari –kënaqësia e Allahut qoftë me të! – transmetohet se ai ka qenë me Profetin (alejhi selam) në disa udhëtime. Dërgoi të dërguar duke i thënë: "Të mos mbetet në qafën e devesë lak prej korde (gjalmi), pa e këputur atë.” Buhariu dhe Muslimi.

Përfitimi prej këtij hadithi

1. I pari i popullit duhet të kujdeset për gjendjen e tyre.

2. Duhet të kujdeset në atë që e përmban sheriati, nëse veprojnë të ndaluara duhet t’i pengoj ata dhe nëse neglizhojnë në obligimet duhet t’i nxisë në to.

3. Nuk lejohet të vendoset në qafën e deveve gjëra të cilat të konsiderohen si shkak për marrjen e së mirës dhe largimin e së keqes. Kjo nuk përcillet as në sheriat dhe as në caktim.

4. Ai që mundet ta ndryshojë të keqen me dorë e ka për detyrë që ta ndryshojë atë të keqe me dorë.

Transmetohet nga Ibn Mesudi –kënaqësia e Allahut qoftë me të!– i cili thotë: “Kam dëgjuar Profetin –paqja dhe bekimi i Allahut qoftë me të!– të thotë: ‘Me të vërtetë rukja (leximi),nuskat dhe teulete (gjënë që ia vendosin burrit dhe gruas që të duhen me njëri-tjetrin)janë shirk’.” Imam Ahmedi dhe Ebu Daudi.

Thënia:Me të vërtetë rukja (leximi)", është e përgjithshme dhe kërkohet e veçantaKëtu ka për qëllim atë lexim që nuk përmendet në sheriat, sepse leximi që përmendet në sheriat nuk është prej shirkut.

Thënia:nuskat”, ka për qëllimgjënë të cilën ia vendosin fëmijëve për të trembur syrin. Kjo është prej shirkut, sepse sheriati nuk e ka bërë atë shkak për të trembur syrin.

Disa njerëz shkruajnë të gjithë Kuranin me germa të vogla në një letër të vogël. E  vendosin atë në një këllëf  të vogël dhe ia lidhin fëmijëve. Kjo është diçka e shpikur dhe një nënvlerësim për Kuranin, pasi fëmija mund të futet në ambiente të papastra.

Thënia: teulete(gjënë që ia vendosin burrit dhe gruas që të duhen me njëri-tjetrin), ky nuk është shkak i lejuar dhe i caktuar.

Gjithashtu, blejnë në martesë unazë dhe e vendosin në dorën e burrit, kur ai e heq nga dora thonë se ai nuk e do. Kanë bindjen se unaza bën dëm dhe dobi. Kur ai e mbanë në dorë thonë se ata i kanë lidhjet të mira. Këto janë shkaqe të papranuara në sheriat dhe janë prej shirkut.

Thënia: “janë shirk” i madh apo i vogël. Kjo varet se çfarë kërkon njeriu me to. Nëse i përdor ato, por ka bindjen se Allahu është shkaktari për dashurinë, hynë në shirkun e vogël dhe nëse ka bindjen se ato veprojnë vetë atëherë hynë në shirkun e madh.

Transmetohet nga Abdullah bin Ukejm se Profeti – paqja dhe bekimi i Allahut qoftë me të! – ka thënë: "Kush lidh në vetvete ndonjë gjë do të lihet të mbështetet te ajo". Imam Ahmedi dhe Tirmidhiu.

Thënia: "Kush lidh në vetvete ndonjë gjë ", d.m.th.: mbështetet tek ajo, shpreson tek ajo, kërkon të largojë frikën prej saj.

Kush e lidh dëshirën e tij, frikën e tij, shpresën e tij tek Allahu. Ai u thotë: "...Dhe kushdo që mbështetet e vë shpresat tek Allahu, atëherë Ai do t’i mjaftojë atij plotësisht..." Talak, 3.

 

Pjesët e lidhjes në tjetër kënd veç Allahut

1. Mohon njësimin që në origjinën e tij. Mbështetet në diçka që nuk ka ndikim me një mbështetje që kundërshton Allahun, si mbështetja e adhuruesve të varreve për largimin e vështirësive. Kur i kap ndonjë e keqe e madhe thonë: “O filan! Shpëtona!” Kjo, padyshim, është shirk i madh, të nxjerr prej Islamit.

2. Nuk mohon plotësisht njësimin, pasi mbështetet në një shkak të lejuar, por është i pavëmendshëm ndaj shkaktarit, Allahut. Ky është lloj shirku. Nuk është shirk i madh, sepse është shkak që Allahu e ka bërë të tillë.

3. Ti mbështetet shkakut thjesht si shkak me bindjen e pastër ndaj Allahut, si dhe të ketë bindjen se ky shkak është prej Allahut, nëse do e bën ndikimin e tij (shkakut) të pavlefshëm ose të vlefshëm, sepse nuk ka ndikim të një shkaku pa dashjen e Allahut. Kjo nuk e mohon njësimin e plotë dhe të origjinës dhe nuk ka gjynah në të.

 

Kur e lidhura është prej Kuranit e kanë lehtësuar disa selefë dhe disa të tjerë nuk e kanë lehtësuar, por e kanë bërë të ndaluar, prej tyre është Ibn Mesudi.

Thënia:"Kur e lidhura është prej Kuranit... ",ka kuptimin kur e lidhura është prej Kuranit, lutjeve të lejuara dhe dhikreve të argumentuara. Në këtë  çështje selefët kanë rënë në kundërshtim. Ka prej tyre që e lehtësojnë duke e përfshirë në ajetin: "Dhe Ne kemi zbritur nga Kurani atë që është shërim e mëshirë për ata që besojnë (në Islam dhe punojnë sipas tij)..." Isra, 82.

Ka prej tyre që e kanë ndaluar duke thënë se nuk lejohet që të lidhet Kurani për shërim, sepse shërimi me Kuran ka ardhur në një formë të caktuar, me këndim, duke i kënduar të sëmurit me Kuran, por pa i kaluar kufijtë. Nëse kërkojmë shërimin me Kuran në një formë të pa argumentuar, vijmë me një shkak të palejuar.

Më e afërta thuhet se Nuk duhet të lidhen ajetet kuranore për shërim, për arsyen se ai që vepron këtë mund të kryejë gjëra të cilat e mohojnë madhështinë e Kuranit, si hyrja në banjë. Gjithashtu, kur i lidh në vetvete (ajetet kuranore) dhe ndjen shërim, i mjafton atij kjo dhe e lë pa lexuar. P.sh.: Lidh në gjoksin e tij ajetin Kursij dhe thotë se sa të kem ajetin Kursij në gjoks nuk po e lexojë atë. Tregohet i mjaftueshëm me të palejuarën ndaj të lejuarës. Më e pakta që mund të thuhet është të mos veprohet. Që të futet në të ndaluar ndalem, por nëse përfshin të ndaluara ajo është haram, për shkak të këtyre ndalesave.

Veçon argumenti atë që është e pastër nga shirku. I Dërguari i Allahut e ka lehtësuar këndimin për syrin dhe pickimin. Buhariu.

Thënia:për syrin dhe pickimin,tregon se nuk lejohet për tjetër veç këtyre të dyjave, syrit dhe pickimit, por ka ardhur edhe për të tjera. Profeti – paqja dhe bekimi i Allahut qoftë me të!–" para fjetjes ka fryrë duart e tij duke kënduar meuidhat (suren Ihlas, Felk dhe Nas) dhe me të dyja ka fërkuar sa mundi gjithë trupin e tij." Buhariu. Kjo është prej këndimit. Kuptimi i fjalës së Profetit: “Nuk ka këndim vetëm për syrin dhe pickimin” është se nuk kërkohet këndim vetëm për syrin dhe pickimin.

 

Kushtet e lejimit të rukjes (këndimit)

1. Të mos ketë bindjen se ajo bënë dobi vetë pa Allahun. Kjo është e ndaluar, por edhe shirk. Duhet të besojë se ajo bënë dobi vetëm me lejen e Allahut.

2. Të mos jetë që të bjerë në kundërshtim me sheriatin, si duke iu lutur tjetërkujt dhe duke kërkuar ndihmë prej xhinëve e të tjera si këto. Kjo është e ndaluar, por edhe shirk.

3. Të jetë e kuptueshme dhe i njohur. Nëse është në formën e hajmalive dhe mashtrimeve nuk lejohet.

Transmetohet nga Ruejfi, i cili thotë se më ka thënë Profeti –paqja dhe bekimi i Allahut qoftë me të!–: "O Ruejf! Ndoshta jeta jote do të jetë e gjatë, lajmëroi njerëzit se kush e bënë mjekrën me nyja, apo vendos lak prej korde (gjalmi), apo pastrohet me mbetjet e kafshëve, apo me kocka, me të vërtetë Muhamedi është i shfajësuar prej tij.” Ahmedi.

Thënia: “kush e bënë mjekrën me nyja”, ka kuptimin searabët nuk e rruanin e as nuk e shkurtonin mjekrën. Ata i bënin mjekrat e tyre me nyja  për shkak:

1. Krenarie dhe madhështie. Ndonjëri prej tyre nyjëzon pjesën anësore të saj ose në mes me një nyjë të vetme, me qëllim që të njihet si i pari i popullit.

2. Frikës nga syri. Kur ajo ishte e bukur ata e bënin me nyje me qëllim që të dukej e keqe. Kush e bënë mjekrën me nyja për këtë gjë, Profeti (alejhi selam) është shfajësuar prej tij.

Disa njerëzve kur u vjen ushqimi prej tregut marrin prej tij pak e më pas e hedhin në tokë me qëllim largimin e syrit. Ky është besim jo i saktë, kundërshton thënien e Profetit (alejhi selam): “Nëse i bie ndonjërit prej jush kafshata (ebukës etj)të heqë pjesën e ndotur dhe ta hajë atë”. Muslimi.

 

Nga “Kaulu mufid ala kitabi teuhid” i Shejkh Muhamed ibn Salih el Uthejmin

Përktheu: Tomor Boriçi

Burimijetes.com

01.08.2007

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com