All for Joomla All for Webmasters

KËRKIMI I BEKIMIT NGA PEMËT, GURËT E TË NGJASHME ME TO

. Posted in Libri i Njesimit.

Pin It

 

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Kërkimi i bekimit është mirësia e shumtë dhe mirëmbajtja e saj, i cili nuk shmanget prej dy çështjeve:

1. Ku kërkimi i bekimit të jetë i njohur dhe i lejuar në sheriat, p.sh.: Kurani. Allahu thotë: " ... (Ky është) një Libër (Kuran) gjithë bekime e mirësi..." Sad, 29.

Kush merr prej mirësive të tij (Kuranit) do t’i hapen dyert e mirësisë. Allahu me mirësitë e Kuranit ka shpëtuar prej shirkut popuj të shumtë. Prej mirësive të Kuranit është se një shkronjë e vetme ka dhjetë të mira.

2. Të jetë në një gjë të njohur dhe të ndjeshme. P.sh.: mësimi, lutja etj. Njeriu mirësohet me dijen e tij, me thirrjen e tij për të mira.

Ka dhe bekime të rreme e iluzive si ato që pretendojnë mashtruesit, të cilët thonë se një person i vdekur, prej të cilit pretendojnë (mashtruesit) se është mbrojtës, jep prej mirësive të tij, e të tjera të ngjashme me to. Ky lloj bekimi është i paefektshëm, bosh. Në këtë çështje efektshmëria është për shejtanin, pasi shejtani i shërben këtij personi. Mënyra për njohjen se a është prej mirësive boshe apo e saktë, njihet mbi bazë të gjendjes së personit. Nëse është prej atyre që i frikësohet Allahut, ndjekës i sunetit dhe larg shpikjeve ne fe, Allahu jep nga duart e tij bekim dhe mirësi që nuk i gjen te ndonjë tjetër. Allahu dha mirësi të mëdha nga dora e Shejhul Islam Ibn Tejmija, prej të cilave njerëzit bënë dobi si gjatë jetës së tij ashtu dhe pas vdekjes së tij. Kur bien  në kundërshtim me Kuranin dhe Sunetin apo thërret për te e kota, atëherë mirësia e tij është e rreme, pasi shejtanët ndihmojnë për te e kota e tij. Shejhul Islam Ibn Tejmia thotë: “Me të vërtetë shejtanët i mbajnë ata për të mashtruar njerëzit si dhe për të rënë në kundërshtime, si: mosplotësimi i haxhit apo kalojnë në mikat dhe nuk veshin rrobat e ihramit”.

Thënia:"pemët" përfshin çdo lloj peme. Prej mirësive të Umer bin Hatabit ishte se ai kur pa njerëzit që fantazonin me pemën, poshtë së cilës u dha besa e kënaqësisë, urdhëroi për prerjen e saj.

Thënia:"gurët" përfshin çdo gurë qoftë edhe shkëmbinjtë në Kuds. Nuk kërkohet mirësi prej tyre. Edhe prej gurit të zi nuk kërkohet mirësi, por me prekjen dhe puthjen e tij ndiqet Profeti dhe merret shpërblimi. Për këtë Umer bin Hatabi ka thënë: "E di që je gurë as të dëmton, as të bën dobi. Sikur të mos kisha parë të Dërguarin e Allahut që mos të puthte nuk do të puthja". Buhariu dhe Muslimi. Puthja e gurit të zi është adhurim.

Thënia:"të ngjashme me to" d.m.th.: shtëpi, gur varri qoftë, madje dhe gurin e varrit të Profetit etj. Të gjitha këto nuk lejohen të preken me qëllim kërkimin e mirësisë. Nëse dikush prek hekurin për të parë se a është i lëmuar apo jo nuk ka problem.

Allahu thotë: "A i keni menduar ju atëherë El Late dhe El Uza (dy idhuj të arabëve paganë)? Dhe atë të tretin, Menatin? A mendoni se bijtë janë tuajt, e të Tij (Allahut) bijat? Atëherë vërtetë që ajo është një ndarje tepër e padrejtë! Ata janë vetëm emra që ju dhe baballarët tuaj i keni emëruar, sepse Allahu nuk zbriti për ta asnjë tregues e asnjë të drejtë. Por ata (mosbesimtarët) ndjekin vetëm hamendje dhe çfarë ata dëshirojnë, ndërkohë që tashmë u ka ardhur udhëzimi nga Zoti i tyre" Nexhm, 19-23.

Thënia:"El Late" ka për qëllim se aiishte një person që ushqente haxhilerët, kur vdiq, njerëzit qëndronin mbi varrin e tij dhe e morën atë si idhull.

Përmenden të tre këta idhuj, sepse ishin idhuj më të njohur dhe me të madhëruar te arabët.

Thënia:"...se bijtë janë tuajt, e të Tij (Allahut) bijat?" është një pyetje përgënjeshtrimi ndaj politeistëve, të cilët i veshën Allahut femra dhe për veten meshkuj. Politeistëve kur u vinte në jetë fëmijë mashkull gëzoheshin dhe përgëzonin me të dhe kur u vinte në jetë fëmijë femër nxiheshin në fytyrë dhe thoshin: “Engjëjt janë bijat e Allahut.”

Thënia:"Atëherë vërtetë që ajo është një ndarje tepër e padrejtë!" t’i vishet Allahut siç të dëshironi dhe t’i jepni Atij atë që ju e urreni; kjo është ndarje e padrejtë.

Thënia:"Ata janë vetëm emra që ju dhe baballarët tuaj i keni emëruar, sepse Allahu nuk zbriti për ta asnjë tregues e asnjë të drejtë..." D.m.th.: këto idhuj (El Late, El UzaMenatin), të cilët i morët si zota dhe i adhuruat, ishin vetëm emra të emërtuar nga vet ju dhe Allahu nuk ka zbritur ndonjë argument për këtë që ju veproni. Allahu këtë e përgënjeshtron me thënien e Tij: "Kjo ngaqë Allahu, Ai është i Vërteti, i Përhershmi (Zoti i Vetëm i Vërtetë që s’ka shok e të barabartë me Të) dhe gjithçka që ata (politeistët) lusin në vend të Allahut ose përkrah Tij është batil (e rreme, e humbur, e kotë). Dhe vërtet Allahu, Ai është më i Larti, më i Madhi". Haxh, 62.

Thënia:"...Por ata (jobesimtarët) ndjekin vetëm hamendje..." Hamendja që ndjekin  nuk i vlen aspak të vërtetës.

Thënia:" ...dhe çfarë ata dëshirojnë..." ndjekin dëshirat, e cila është gjëja më e dëmshme për njeriun. Ai që adhuron Allahun sipas dëshirës në të vërtetë nuk adhuron Allahun, por adhuron mendjen dhe dëshirën e tij. Allahu thotë: "A e ke parë atë i cili merr epsin e tij për ilah (të adhuruar, zot) dhe Allahu duke e ditur (atë si të tillë) ia humbi rrugën..." Xhathijeh, 23. Ai që e adhuron Allahun me dije dhe jo sipas dëshirës ai është i udhëzuar.

Thënia:"ndërkohë që tashmë u ka ardhur udhëzimi nga Zoti i tyre!" D.m.th.: prej dorës së Profetit. Është më e denjë për ta (politeistët) që të ndjekin udhëzimin dhe jo dëshirën.

Njerëzit besojnë në atë se këta idhuj bëjnë dobi dhe dëm, për këtë i luteshin atyre (idhujve), bënin kurban për to. Allahu e sprovon njeriun me shkaqe kundërshtuese, me qëllim që të dijë se kush i frikësohet Atij në fshehtësi.

Transmetohet nga Ebi Uakid Lejthi, i cili tha: “Kemi dalë me Profetin në Hunejn pranë kohës së mohimit ku politeistët kishin një pemë (sidre) qëndronin dhe varnin në të armët, me qëllim kërkimin e mirësisë. Kaluam pranë kësaj peme dhe thamë: ‘O i Dërguar i Allahut, bë dhe për ne pemë që të varim armët me qëllim kërkimin e mirësisë, siç patën ata (politeistët).’ Profeti u tha: ‘Allahu është i Madh! Ajo është rrugë!’.”

 

Nga “Kaulu mufid ala kitabi teuhid” i Shejkh Muhamed ibn Salih el Uthejmin

Përktheu: Tomor Boriçi

Burimijetes.com

12.08.2007

 

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com