All for Joomla All for Webmasters

THERJA PËR TJETËRKËND VEÇ ALLAHUT

. Posted in Libri i Njesimit.

Pin It

 

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Thënia:“therja” d.m.th. therjen e kafshëve. Therja për tjetërkënd veç Allahut ndahet në dy pjesë:

1. Të therë për tjetërkënd për madhërim dhe afrim. Ky është shirk i madh të nxjerr prej Islamit.

2. Të therë për tjetërkënd për gëzim dhe respekt. Kjo nuk të nxjerr prej Islamit, por është prej veprave të zakonshme, të cilat mund të kërkohen ndonjëherë ose jo. Në origjinë është e lejuar. Ajo që ka për qëllim autori është pjesa e parë.

Kur vjen një drejtues në një vend dhe theret për të për madhërim e afrim është shirk i madh dhe kjo therje bëhet e ndaluar, të theret para tij e të lihet. Nëse e therim për respekt dhe mikpritje e gatuajmë dhe e hamë nuk është prej shirkut, por është respekt.

Thënia: “...tjetërkënd veç Allahut” përfshin profetët, engjëjt e të tjerë veç tyre.

Autori therjen për tjetërkënd veç Allahut si madhërim dhe afrim, padyshim, e shikon të ndaluar, shirk të madh, por e drejton nxënësin ta marrë gjykimin prej argumentit. Kjo është prej edukatës së dijes. Autori  e lë gjykimin të hapur e më pas vjen me argumente, me qëllim që gjykimi të dalë prej nxënësit, duke i gjykuar mbi bazën e përcjelljes së këtyre argumenteve. Autori për këtë ka përmendur tre ajete.

Allahu thotë: "Thuaj: ‘Sigurisht falja ime, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë për Allahun, Zotin e Aleminit (njerëzve, xhinëve dhe gjithçkaje që ekziston)’."

"Ai nuk ka asnjë shok e të barabartë me Të dhe për këtë unë jam urdhëruar dhe unë jam i pari që i nënshtrohem Vullnetit të Tij si musliman.” En’nam, 162-163.

Thënia: “...Thuaj...” tregon se Allahu i drejtohet Muhamedit: “Thuaj mushrikëve            (politeistëve) se u paraqes juve përmbushjen time në njësim të pastër nga idhujtaria.”

Thënia: ...falja ime...” tregon se falja është lutje. Adhurim i Allahut me fjalë dhe vepra të njohura që hapet me tekbir dhe mbyllet me selam.

Thënia: ...kurbani im...”tregon për prerjen e kurbanit që është adhurim.

Thënia: ... jeta ime dhe vdekja ime... tregon se sjellja dhe rregullimi i çështjes së jetës dhe vdekjes janë të Allahut.

Thënia: “kurbani im” është pohim i njësimit në adhurim.

Thënia: “jeta ime dhe vdekja ime” pohon njësimin në krijim.

Thënia: “Ai nuk ka asnjë shok e të barabartë me Të...” tregon se nuk ka të barabartë me Allahun në adhurim në krijim dhe Emrat e Cilësitë, ku dhe thotë: "...Asgjë nuk i përngjet Atij, Ai është Gjithëdëgjuesi, Gjithëshikuesi." Shura, 11.

Ka humbur ai i cili pretendon se me Allahun ka të barabartë, si ai që adhuron idhujt, Isain, birin e Merjemes.

Allahu thotë: "...Kështu pra, falu për Zotin tënd dhe bëj kurban (vetëm për Të)…" Keuther, 2. Për shkak të asaj që të dhamë ty, falu Zotit tënd dhe bëj kurban falënderimi për Të. Bëje kurbanin për Allahun sikur faljen. Për këtë arsyje Allahu këtë adhurim e afron me faljen.

Thënia: ... kurban…” tregon se hyn çdo gjë e lejuar e përmendur në sheriat si: flijimi, kurbani dhe akika. Të tria këto i kërkohen njeriut për t’i kryer. Kurbani mund të jetë uaxhib (detyrë) ose mustehab (e pëlqyer). Për flijimin dijetarët kanë rënë në kundërshtime. Ka prej tyre që thonë është uaxhib (detyrë) dhe ka prej tyre që thonë është mustehab (e pëlqyer), por shumica e dijetarëve e konsiderojnë mustehab (e pëlqyer). Është e urryer lënia për atë që e ka mundësinë. Sipas medhhebit të Ebu Hanifes është uaxhib (detyrë) për atë që e ka mundësinë, këtë e ka zgjedhur edhe Shejhul Islam Ibn Tejmia. Flijimi nuk është për të vdekurit, siç e kuptojnë njerëzit në përgjithësi, por është për të gjallët.

Akika: është therja që kryhet për lindjen e fëmijës mashkull apo femër në ditën e shtatë. Kur është vajzë theret një bagëti dhe lejohet të theret një edhe për djalin kur nuk është  mundësia. Shumë dijetarë thonë se akika është sunet dhe disa të tjerë thonë që është uaxhib (detyrë), sepse transmetohet nga Ebu Hurejre se Profeti -Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë me të! – thotë siç përcillet nga Aliu – kënaqësia e Allahut qoftë me të! – i cili thotë se më ka folur Profeti – Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë me të! – për katër fjalë: “E ka mallkuar Allahu atë që therë për dikë tjetër veç Allahut. E ka mallkuar Allahu atë që shanë prindërit e vet. E ka mallkuar Allahu atë që përfshihet dhe ndihmon në risitë (fetare). E ka mallkuar Allahu atë që ndryshon kufirin e tokës". Shënuar nga Muslimi.

Thënia: “E ka mallkuar Allahu...” tregon se e ka larguar nga Mëshira e vetë.

Thënia: ... atë që therë...”përfshinë therjen e deves, lopës, pulës etj.

Thënia: ... tjetër veç Allahut...”përfshin çdo gjë që e bëjnë të barabartë me Allahun qoftë edhe nëse theret për Profetin, engjëjt apo xhinët etj.

Thënia: “... atë që shanë prindërit..”përfshinë babanë dhe nënën. D.m.th.: sharjen dhe ofendimin e tyre. I është thënë Profetit – Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë me të! – si i shanë dikush prindërit e tij? Tha: "Kur dikush shanë babanë apo nënën e dikujt ka sharë babanë dhe nënën e vet". Shënuar nga Buhariu dhe Muslimi.

Dijetarët prej këtij hadithi kanë nxjerrë rregullin se sharja është në shkallën e marrëdhënies imtime në gjynah.

Thënia: “...që përfshihet dhe ndihmon në risitë...” përfshinë risitë në fe, si bidati i shpikur nga xhemhijet, mutezilet etj., si dhe shpikjet në çështjet e popullit si: krimi etj.

Thënia: ... ndryshon kufirin e tokës..”, shenjat ndarëse të përcaktuara me fqinjin. Kush i ndryshon këto kufij padrejtësisht është i mallkuar. Profeti – Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë me të! – thotë: "Kush merr një pëllëmbë tokë padrejtësisht do t’i vihet si kular në qafë Ditën e Kiametit". Shënuar nga Muslimi.

Ndryshimi i kufijve të tokës padrejtësisht është prej mëkateve të mëdha, për këtë Profeti e ka afruar me shirkun (politeizmin), mosrespektimin e prindërve dhe risitë në fe.

 

Nga “Kaulu mufid ala kitabi teuhid” i Shejkh Muhamed ibn Salih el Uthejmin

 Përktheu: Tomor Boriçi

Burimijetes.com

24.03.2008

 

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com