All for Joomla All for Webmasters

MOS BËRJA KURBAN PËR ALLAHUN NË VENDIN KU BËHET KURBAN PËR DIKË TJETËR

. Posted in Libri i Njesimit.

Pin It

 

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Në këtë temë përmendet kurbani për Allahun, por në vendin ku bëhet kurban për idhujt. Kjo nuk lejohet, pasi në pamje të jashtme duket sikur bie dakord me politeistët si dhe shejtani fut në zemrën tënde nijetin (qëllimin) e keq dhe ndoshta mendon se bërja kurban në këtë vend është më e mirë.

Allahu thotë: "Kurrë mos u fal në të ..." Teube, 108. Përemri i kthehet xhamisë Darar, e cila u ndërtua me qëllim të keq. Allahu Thotë: “(Nga hipokritët më të shëmtuarit janë) Edhe ata që ndërtuan xhami sherri, mosbesimi e përçarjeje mes besimtarëve dhe ftuan në pritje (solemne) atë që më parë kishte luftuar kundër All-llahut dhe të dërguarit të Tij. Ata do të betohen: “Ne nuk kemi pasur tjetër qëllim, vetëm për të mirë!” Po All-llahu dëshmoi se ata vërtet janë rrenacakë.” Teube, 107.

Qëllimi i tyre ishte:

1. Dëmtimi i xhamisë Kuba

2. Mohimi i Allahut

3. Përçarja e besimtarëve

Kur xhamia Darar u ndërtua për dëmtim, mohim dhe përçarjen e besimtarëve, Allahu e ndaloi Profetin që të falej në të edhe pse namazi i tij ishte për Allahun. Kjo tregon se në çdo vend ku kundërshtohet Allahu nuk duhet të kryen adhurime. Gjithashtu është e ndaluar edhe nëse bëhet kurban në vendin ku bëhet kurban për idhujt, pasi kjo është e njëjtë me namazin në xhaminë Darar.

Transmetohet nga Thabit bin Dahak – kënaqësia e Allahut qoftë me të! – i cili ka thënë se një person u zotua që të bënte kurban një deve në Beuane. Profeti e ka pyetur: “A ka në të prej idhujve të injorancës që adhurohen?” Ata thanë: “Jo.” Profeti tha: "A bëheshin në të festa prej festave të tyre?”  Ata thanë:  “Jo.” Profeti tha: "Zbatoje zotimin tënd, pasi nuk ka kryerje të zotimit aty ku kundërshtohet Allahu dhe në atë ku biri i Ademit nuk e zotëron". Ebu Daudi.

Betimi  në origjinë është i papëlqyer, madje disa dijetarë mendojnë në ndalimin e tij, pasi Profeti e ka ndaluar dhe thotë: "Nuk vjen me të mira, por ai del vetëm prej koprracit". Buhariu dhe Muslimi. Është një ngarkesë mbi mundësinë e njeriut dhe në të shumtën e rasteve zotuesi pendohet dhe pyet dijetarët se si të dalë prej tij.

Zbatimi ndahet:                                                                                                              

1. Domosdoshmëria e zbatimit të tij ku hyn zotimi në bindje.  Profeti -alejhi selam-thotë: "Kush betohet t’i bindet Allahut le t’i bindet Atij".  Buhariu.

2. Ndalimi për zbatimin e tij ku hyn zotimi në mëkat. Profeti -alejhi selam-: "Kush betohet që të  kundërshtojë Allahun  të mos e kundërshtojë ".  Buhariu.

3. Ajo që vjen në formën e betimit. Ai është zotim i lejuar. Zgjedh midis veprimit të tij dhe shpagimit të betimit. P.sh.: nëse zotohet për të veshur një rrobë të caktuar në do e vesh ose nuk e vesh dhe shpagon shpagimin e betimit.

4. Zotimi në shqetësim dhe mërzitje. Është quajtur i tillë sepse shqetësimi dhe mërzitja mbarten më së shumti tek ai. Por ai ka si qëllim me të kuptimin e betimit, i cili është nxitja, pengimi, sinqeriteti, përgënjeshtrimi. P.sh.: dikush thotë që sot ka ndodhur kështu dhe ashtu, ndërsa tjetri thotë jo, e nëse ka ndodhur zotohem për Zotin se do të agjëroj një vit ku qëllimi në të është zotimi i përgënjeshtrimit. Kur vërtetohet se ka ndodhur ajo që është thënë, zotuesi zgjedh ose agjëron një vit ose shpagon si shpagimi i betimit.

5. Zotimi i papëlqyer ku urrehet zbatimi i tij dhe për të shpagohet si shpagimi i betimit.

6. Zotimi absolut. Ai i cili përmend në të formën e zotimit p.sh. thotë: Për Zotin zotohem, shpagimi i tij është si shpagimi i betimit. 

Çështje: A prishet betimi në gjynah?

Po. Për këtë Profeti ka thënë: "Kush betohet që të  kundërshtojë Allahun  të mos e kundërshtojë ".  Buhariu.

Dijetarët kanë rënë në kundërshtim se a e ka për detyrë shpagimin apo jo. Për këtë ka dy transmetime nga Imam Ahmedi. Disa dijetarë thonë se nuk e ka për detyrë shpagimin, duke marrë si argument thënien e Profetit: "Kush betohet që të  kundërshtojë Allahun  të mos e kundërshtojë". Profeti nuk ka përmendur shpagimin, nëse do të ishte detyre do ta përmendte shpagimin.

Thënia e dytë: Shpagimi është detyrë, sepse Profeti e ka përmendur në një hadith tjetër, i cili transmetohet nga Aishja se Profeti ka thënë: "Nuk ka zotim në gjynah dhe shpagimi i tij është si shpagimi i betimit ". Nesaiu. Kjo thënie është më e sakta.

Thënia: “… në atë ku biri i Ademit nuk e zotëron”Kjo ka dy kuptime:

1. Nuk e zotëron të vepruarin ligjërisht. P.sh.: kur thotë se për Zotin do të liroj filan person. Kjo nuk është e saktë, sepse ai nuk e zotëron lirimin e tij.

2. Nuk e zotëron veprimin prej pamundësisë. P.sh.: të thotë se për Zotin betohem se do të fluturoj me dorën time. Nuk është e vërtetë, sepse nuk e zotëron këtë gjë.

Prej këtij hadithi përfitojmë se nuk bëhet therja e kurbanit në vendin ku bëhet kurban për dikë tjetër veç Allahut dhe urtësia për këtë është:

1. Ajo (therja në atë vend) të çon në përngjasimin e mohuesve.

2. Veprimi i tillë të çon në mashtrim, sepse kush të sheh që bënë kurban në vendin ku bëjnë politeistët mendon se veprimi i politeistëve është i lejuar.

3. Politeistët do të forcohen kur shikojnë të veprohet e njëjta vepër si e tyre. Nuk ka dyshim se forcimi i politeistëve është e ndaluar dhe zemërimi i tyre është prej veprave të mira. Allahu thotë: '…nuk ndërmarrin ndonjë hap për të shtuar dhimbjet e plagët e armikut, por veçse (gjithçka) u shkruhet atyre nga kjo (në mirësi e nderim të tyre) vepër drejtësie." Teube, 120.

 

Nga “Kaulu mufid ala kitabi teuhid” i Shejkh Muhamed ibn Salih el Uthejmin

 Përktheu: Tomor Boriçi

Burimijetes.com

06.04.2008

 

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com