All for Joomla All for Webmasters

SHIRKU I BETIMIT PËR DIKË TJETËR VEÇ ALLAHUT

. Posted in Libri i Njesimit.

Pin It

 

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Allahu thotë: "Ata (janë të cilët) përmbushin betimet (e tyre)..."El Insan, 7.Betimi në tjetërkënd veç Allahut është betimi për dikë, për varret, për Xhebrailin. Me këtë lloj betimi kërkon afrimin për tek ata. Ndryshimi midis kësaj dhe betimit në gjynah është se betimi në tjetërkënd veç Allahut, në fakt, nuk është për Allahun dhe gjykimi për këtë është shirk ( shokvënie ) duhet të pendohet.

Autori përmend dy ajete:

"Ata (janë të cilët) përmbushin betimet (e tyre)..."El Insan, 7. Në këtë ajet përcillet lëvdata për besimtarët e vërtetë e tëpërkushtuar në Besimin e Pastër Islam. Allahu thotë: "Vërtet që Ebrarët(besimtarët e vërtetë e të përkushtuar në Besimin e Pastër Islam) do të pinë në kupë të përzier me ujë nga burimi Kafur(në Xhenet)." El Insan, 5. Lavdërimi i tyre në të konsiderohet adhurim, sepse njeriu lavdërohet dhe meriton hyrjen në xhenet vetëm kur vepron diçka që është adhurim.

Allahu thotë: "Dhe çfarëdo që të jepni për shpenzimet (p.sh. për Sadaka - lëmoshë për Çështjen e Allahut etj), apo për çfarëdo që të betoheni, të jeni të bindur se vërtet Allahu e di plotësisht…" El Bekare, 270.

Transmetohet nga Aishja se Profeti –Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë me të!– ka thënë: "Kush betohet t’i bindet Allahut le t’i bindet Atij dhe kush betohet që të  kundërshtojë Allahun  të mos e kundërshtojë ".  Buhariu.

Thënia: “Kush betohet…” A përfshihet i vogli? Disa dijetarë thonë që përfshihet. Thuhet se nuk përfshihet, sepse ai nuk është i detyruar dhe as i angazhuar, mbi bazën e kësaj i vogli del prej të përgjithshmes.

Thënia: “t’i bindet Allahut…” bindja është aprovimi i çështjes. D.m.th.: të aprovojë Allahu atë që do prej teje kur të urdhëron. Dije se betimi, qoftë dhe ai në bindje, nuk është i mirë, sepse ai del vetëm nga koprraci dhe për këtë Profeti e ndaloi. Disa dijetarë e bëjnë haram, kështu mendon edhe Shejhul Islam, Ibn Tejmia. I detyron vetes atë që ti je i pastër prej saj. Sa njerëz betohen dhe në përfundim pendohen. Ajo që tregonthënien e fortë për ndalimin e betimit është fjala e Allahut:"Ata betohen për Allahun me betimet e tyre më të forta, aq sa vetëm sikur t’i urdhëroje, ata atëherë do të linin (gjithçka, shtëpitë e tjerë, për të luftuar për Çështjen e Allahut)."

"Thuaju: ‘Mos u betoni; (kjo) bindja juaj është e njohur (ju vetëm me gojë e thoni, e jo me zemër)." Nur, 53. D.m.th.: Për ju është bindja e njohur pa u betuar dhe ai, i cili e kryen bindjen vetëm me betim e ka të rëndë.

Gjithashtu, ai, i cili betohet duket sikur nuk ka siguri tek Allahu, beson se Allahu i jep shërim vetëm atëherë kur i jep kompensim. Kur humb shpresën prej veprimit betohet, gjë e cila është një mendim i keq për Allahun. Thënia që e bën të ndaluar është thënie e rëndësishme.

Kur thuhet ndalim nuk është qëllimi për zbatimin e betimit, sepse kështu do të prishim tekstin, por për ndalim, e urryer bëhet fjalë për lidhjen e betimit.

Thënia: “…dhe kush betohet që të  kundërshtojë Allahun të mos e kundërshtojë”. Ndalimi është në bazë të gjynahut, kur gjynahu është haram dhe zbatimi i betimit është haram dhe kur gjynahu është i urryer dhe zbatimi i betimit është i urryer. Ndalimin e tij dijetarët e ndajnë në të ndaluar haram dhe në të ndaluar të pastër.

 

Nga “Kaulu mufid ala kitabi teuhid” i Shejkh Muhamed ibn Salih el Uthejmin

 Përktheu: Tomor Boriçi

Burimijetes.com

14.04.2008

 

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com