All for Joomla All for Webmasters

SHIRKU I KËRKIMIT TË MBËSHTETJES NË TJETËRKËND VEÇ ALLAHUT

. Posted in Libri i Njesimit.

Pin It

 

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Allahu thotë: "Dhe vërtet që pati burra nga njerëzit të cilët iu mbështetën burrave nga radhët e xhinëve, por ata (xhinët) ua shtuan atyre (njerëzve) mëkatet dhe mosbesimin." Xhin, 6.

Thënia: “... iu mbështetën burrave nga radhët e xhindeve...” d.m.th.: shkojnë  tek ata (xhinët) dhe mendojnë se i mbështeten atyre, por ata (xhinët) ua shtojnë atyre frikën dhe panikun. Arabët në kohën e injorancës kur kalonin në ndonjë luginë thërrisnin me zë të lartë. I mbështetemi zotërisë së kësaj lugine

Ky ajet tregon më së miri së mbështetja te xhinët është e ndaluar, nuk ka ndonjë dobi, por ia shton frikën dhe më shumë. Mbështetësi në një gjë, padyshim, e lidh shpresën e tij në të, gjë e cila  është prej llojit të shirkut.

Thënia: “... burrave nga radhët e xhindeve...”nga ky ajet përfitohet seprej xhinëve ka meshkuj dhe femra. Ne duhet të vërtetojmë qenien e tyre, të cilët janë të obliguar. Ka prej tyre punëmirës, muslimanë dhe të drejtë.

Haulete bint Hakim ka thënë de ka dëgjuar Profetin -alejhi selam- të thotë: "Kush hyn në shtëpi  dhe thotë: ‘I mbështetem fjalëve të plota të Allahut prej të keqes së krijuar’, nuk e dëmton atë asnjë gjë deri sa largohet prej shtëpisë së tij." Shënuar nga Muslimi.

Thënia: “Kush hyn në shtëpi...” përfshin atë që hyn në shtëpi për të qëndruar gjatë apo pak.

Thënia: “... fjalëve ..”. ka si qëllim fjalët universale dhe ligjore.

Thënia: “... të plota ...”ka për qëllim dy çështje:

a) vërtetësia në lajmë;

b) vërtetësia në gjykim.

Thënia: “... prej të keqes së krijuar...” do të thotë: prej të keqes së cilës është krijuar, sepse Allahu ka krijuar gjithçka, të mirën dhe të keqen. E keqa nuk i dedikohet Allahut, sepse të keqen e ka krijuar si urtësi. Kur kjo urtësi sjell mirësi është mirë. Duke u nisur nga kjo themi se e keqja nuk është vepër e Allahut, por prej krijimeve të Tij.

Jo çdo gjë që e krijuar është e keqe, por ne kërkojmë mbështetje prej së keqes që është e tillë. Krijimi i Allahut ndahet në tre pjesë:

1. E keqe e pastër, zjarri, Iblisi.

2. E mirë e pastër, xheneti, të dërguarit, engjëjt.

3. E keqe dhe e mirë, njerëzi, xhinët, kafshët.

Thënia: “... nuk e dëmton atë asnjë gjë...” e xhinëve, e njerëzve dhe të tjerë veç tyre deri sa largohet nga shtëpia

Fjala e Allahut është cilësi prej cilësive të Allahut. Dijetarët nëpërmjet këtij hadithi e argumentojnë fjalën e Allahut prej cilësive të Allahut jo e krijuar, sepse mbështetja te krijesat është e ndaluar. E nëse fjala do të ishte e krijuar atëherë Profeti -alejhi selam- nuk do të na orientonte që t’i mbështeteshim asaj.

Mbështetja te krijesat ka hollësi. Nëse krijesat nuk e posedojnë atë që kërkohet atëherë kemi të bëjmë me shirk (shokvënie). Shejhul Islam, Ibn Tejmija, thotë: "Te ndonjë prej imamëve, mbështetja te krijesat nuk lejohet". Kjo nuk është absolutisht, sepse qëllimi i tyre është në atë që nuk e zotërojnë krijesat, por e zotëron vetëm Allahu. Ai nuk të ruan ty nga e keqa, të cilën nuk e zotëron ai, por vetëm Allahu.

Gjithashtu, mbështetja te banorët e varreve, të cilët nuk bëjnë as dëm e as dobi. Mbështetja tek ata është shirk i madh kudo qoftë kjo te varret e tyre apo larg tyre. Mbështetja te krijesat në atë që ato e zotërojnë lejohet.

Shejh Sulejman e sugjeron këtë te " Tejsiru el azizi el hamid " në pajtim me hadithin e transmetuar te Muslimi kur Profeti -alejhi selam- përmendi fitnen tha: "Kush gjen prej saj rrugëdalje le të mbështetet në të."

Gjithashtu, historia e gruas që iu mbështet Umu Selemes si dhe fëmija që iu mbështet Profetit -alejhi selam-, e të ngjashme me to.

Kjo sipas teorisë, por kur ndeshemi me hajdutin dhe i mbështetemi dikujt që ka mundësi të na e largojë atë, nuk ka ndonjë problem, por lidhja e zemrës me krijesat padyshim është prej shirkut. Kur e lidh zemrën tënde, shpresën, frikën dhe të gjitha çështjet me një person të caktuar dhe e merr atë si rrugëdalje ky është shirk, sepse këto i takojnë vetëm Allahut. Pikërisht fjala e shejhut se imamët nuk e lejojnë mbështetjen te krijesat, e lidhin me pamundësinë e tyre gjë të cilën e ka vetëm Allahu.

Sikur tekstet të mos e përcillnin këtë hollësish do ta merrnim fjalën plotësisht dhe do të thoshim se nuk lejohet absolutisht mbështetja në tjetër veç Allahut.

 

Nga “Kaulu mufid ala kitabi teuhid” i Shejkh Muhamed ibn Salih el Uthejmin

 Përktheu: Tomor Boriçi

Burimijetes.com

05.05.2008

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com