All for Joomla All for Webmasters

SHIRKU I KËRKIMIT TË NDIHMËS DHE LUTJES NË TJETËRKËND VEÇ ALLAHUT

. Posted in Libri i Njesimit.

Pin It

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Fjala e autorit nuk është në absulitetin e saj, por e lidh me pamundësinë atij që i kërkohet ndihma, pasi mund të jetë i vdekur, në mungesë ose nga pamundësia për largimin e saj, gjë të cilat i posedon vetëm Allahu.

Kur kërkon prej të vdekurit që ta mbrojë, prej atij që është në mungesë apo prej të gjallit prezent që të bjerë shi, padyshim e gjithë kjo është prej shirkut. Lejohet të  kërkohet ndihmë prej të gjallit prezent në atë që ai e posedon. Allahu thotë: "... Njeriu (i palës së tij) i kërkoi atij ndihmë kundër armikut të tij,..."  El Kasas, 15.

Kur kërkon ndihmë prej dikujt që e ka të mundshme duhet të jesh i saktë në njësim dhe ta konsiderosh atë (ndihmën) thjesht si shkak, sepse ndoshta mund të harrosh Krijuesin e shkakut, e cila dëmton në plotësimin e njësimit.

Thënia: "... lutja në tjetër kënd ..." ka për qëllim se është shirk t'i lutesh tjetërkujt veç Allahut, pasi lutja është adhurim. Allahu thotë: "Dhe Zoti juaj thotë: “M’u lutni Mua, Unë do t’ju përgjigjem. Me të vërtetë se ata të cilët e përbuzin adhurimin ndaj Meje, ata padyshim që do të hyjnë në Xhehenem me poshtërim!” Gafir, 60.

Allahu e emërtoi lutjen adhurim. Profeti -alejhi selam- thotë: "Lutja është adhurim" Imam Ahmed.

Lutja ndahet:

1. Kur është adhurim. Devijimi i kësaj në tjetërkënd veç Allahut është shirk, e cila është e afruar me frikën dhe dëshirën, me dashurinë dhe përuljen.

2. Kur nuk është adhurim. Lejohet t'i drejtohet krijesave. Profeti thotë: "Kush ju fton përgjigjuni atij" Imam Ahmed, Nesai. Tha: "Kur të fton dikush përgjigju ftesës" Muslimi.

Autori në këtë kapitull ka përmendur disa ajete:

Thotë Allahu: "Dhe mos lut tjetër përveç Allahut, çfarëdo qoftë, që kurrë nuk do të të sjellë ty përfitim dhe as nuk do të të dëmtojë, por në rast se vepron kështu, atëherë patjetër që do të jesh prej dhalimunëve (mohuesve, keqbërësve).” Junus, 106.

Thënia: "Dhe mos lut tjetër përveç Allahut…" në ajet jepet dukshëm se fjala i drejtohet Profetit -alejhi selam- qoftë kjo specifike për të apo e përgjithshme dhe për të tjerë. Disa dijetarë kanë thënë se nuk pranohet që kjo të jetë vetëm për Profetin, sepse Profeti, padyshim, nuk bie në të. Themi që mund të jetë specifike për Profetin dhe gjykimi është për të dhe të tjerët, ose i përgjithshëm për çdokënd që e saktëson thënien e Tij ku dhe Profeti hyn në të.

Të drejtuarit si ky fjalim nuk kërkon që kjo të jetë e mundshme te ai. Allahu thotë: "Dhe sigurisht që tashmë të është shpallur ty (o Muhamed) si dhe atyre (të dërguarve) para teje: 'Në qoftë se bashkoni të tjerë në adhurim me Allahun, sigurisht që gjithë veprat tuaja do të jenë të pavlera dhe padyshim që do të ishe nga të humburit'.” Ez Zumer, 65.

Fjalimi është për Profetin dhe për të gjithë të dërguarit.

Thënia: "... nuk do të të sjellë ty përfitim dhe as nuk do të të dëmtojë..." d.m.th: edhe sikur të adhurohet nuk të jep dobi dhe kur e lë adhurimin e tij nuk të dëmton, sepse nuk ka mundësi të kërcënojë.

Thënia: "Dhe mos lut tjetër përveç Allahut, çfarëdo qoftë, që kurrë nuk do të të sjellë ty përfitim dhe as nuk do të të dëmtojë..." Junus, 106. D.m.th: sepse ai nuk të jep dobi dhe nuk të dëmton. Ky kufizim nuk është kusht, është vetëm për të kuptuar me qëllim që t'i të lusësh Atë që të jep dobi dhe dëm. Kjo qartëson realitetin, sepse ai që i lutet tjetërkënd veç Allahut nuk arrin të marrë prej tij as dëmin e as dobinë. Allahu thotë: "Dhe kush është në rrugë më të gabuar se sa ai i cili lut në vend të Allahut të atillë që nuk do t’i përgjigjen atij deri në Ditën e Ringjalljes dhe të cilët madje janë krejt të pavetëdijshëm për lutjet që u bëhen atyre?

"Dhe kur njerëzimi të grumbullohet (Ditën e Kiametit), ata (idhujt e tyre) do të bëhen armiq të tyre dhe do ta mohojnë adhurimin e tyre."  El Ahkaf, 5-6

Kufizimi nuk është kusht, por qartëson realitetin në thënien e Allahut: "O njerëz! Adhuroni Allahun, Zotin tuaj, i Cili ju krijoi ju dhe ata që ishin para jush..." El Bekareh, 21. D.m.th: Adhurojeni Allahun, sepse Ai ju ka Krijuar.

Allahu thotë: "O ju që keni besuar! Përgjigjuni Allahut (duke iu bindur Atij) dhe të Dërguarit kur ai (Muhamedi) ju thërret ju drejt asaj që do t’ju japë juve jetë..." El Enfal, 24. D.m.th: Ju thërret juve vetëm për tek ajo që ju jep jetë. Gjithashtu, Allahu thotë: "Dhe mos lut tjetër përveç Allahut, çfarëdo qoftë, që kurrë nuk do të të sjellë ty përfitim dhe as nuk do të të dëmtojë..." Junus, 106. D.m.th: Ai nuk të jep as dobi e as dëm.

Thënia: "... por në rast se vepron kështu, atëherë patjetër që do të jesh prej dhalimunëve (mohuesve, keqbërësve).” Junus, 106, d.m.th: se nëse lut tjetërkënd veç Allahut, nuk do të japë dobi dhe as nuk do të dëmtojë. Fjala i drejtohet Profetit -alejhi selam-. Nëse vepra jote kthehet prej mohuesve, keqbërësve, mund të pendohesh prej saj dhe hiqet nga ty cilësia e mohuesit, keqbërësit. Njeriu para veprimit nuk është mohues, keqbërës edhe pas pendimit nuk është i tillë, por kur vepron gjynahun është i tillë. Siç thotë Profeti: "Nuk kryen imaralitet imoralisti dhe gjatë kryerjes së tij të jetë besimtarë..."  Buhariu. Imanin e mohon mënyra e të vepruarit.

Lloji i padrejtësisë këtu është shirk (shokvënie). Allahu thotë: "... vërtet që bashkimi i të tjerëve në adhurim me Allahun është dhulm (padrejtësi, gabim) i madh (më i madhi).” Lukman, 13.

Allahu në fjalën e Tij shprehet: "... prej dhalimunëve (mohuesve, keqbërësve).” dhe nuk thotë:prej mushrikëve (shokvënësve), me qëllim sqarimin e shirkut si padrejtësi, sepse qenia e lutësit në tjetërkënd veç Allahut (mushrik - shokvënës) është e qartë, por qenia e tij mohues, keqbërës nuk është e qartë prej ajetit.

Allahu thotë: "Edhe në qoftë se Allahu të prek me ndonjë lëndim, nuk ka kush tjetër që të mund ta heqë atë përveç Atij…"  Junus, 107.

Thënia:  "Edhe në qoftë se Allahu të prek me ndonjë lëndim..." d.m.th: sëmundje, fukarallëk të ngjashme me to.

Thënia: "...nuk ka kush tjetër që të mund ta heqë atë përveç Atij…" d.m.th: se askush nuk mund ta heqë prekjen e lëngimit përveç Allahut. Kjo është dhe në thënien e Profetit: "Dije se populli nëse mblidhen për të bërë dobi në ndonjë gjë nuk do mund të bëjnë dobi vetëm aq sa Allahu ka shkruar për ty..." Shënuar nga Ahmedi.

Kur njeriun e prek sëmundja Allahu nuk dëshiron dëmtimin e tij, por prej saj kërkon të mirën. Kjo mund të jetë një urtësi e dukshme për vetë të prekurin dhe për tjetër veç tij, ashtu sikurse thotë Allahu: "Dhe kini frikë Fitnen (sprovën, çrregullimin, sjelljen e fatkeqësive e mundimeve) e cila nuk dëmton vetëm ata që bëjnë keq (por ndikon mbi të gjithë, të mirë e të këqij) dhe dijeni se Allahu është i Ashpër në ndëshkim " El Enfal, 25.

Allahu përmend: "... nuk ka kush tjetër që mund ta zmbrapsë Mirësinë e Tij të cilën Ai e bën ta arrijë cilindo nga robërit e Tij që Ai do...." Junus, 107. Nuk do të mundë askush që të zmbrapsi mirësinë e Allahut, qoftë edhe sikur të mblidhen të gjithë njerëzit. Për këtë, Profeti – paqja dhe bekimi i Allahut qoftë me të! – ka thënë: "O Zot !  Nuk ka kush që ta pengojë atë që Ti na jep dhe nuk ka kush që të na japë në atë që Ti e ke ndaluar." Shënuar nga Buhariu. I mbështetemi Allahut për arritjen e dobisë dhe largimin e dëmit. E dimë se populli sado që të arrijë prej mashtrimit, kurthit dhe hileve, me qëllim për pengimin e mirësive të Allahut, nuk do mund ta arrijë.

Çdo vepër është e kufizuar me dashjen. Ajo është e kufizuar me urtësinë, sepse dashja e Allahut nuk është vetëm veprimi, pasi urtësia është prej cilësisë së Allahut dhe prej emrave të Tij.

Allahu thotë: "... kështu që kërkoni dhurim të mirash prej Allahut ..." El Ankebut, 17. Nëse autori do të vinte me fillimin e ajetit: "... Sigurisht se ata të cilët ju i adhuroni në vend të Allahut, nuk kanë asnjë fuqi për t’ju sjellë të mira...",  ata i adhurojnë idhujt nga pemët, gurët e të tjerë veç tyre, të cilët nuk posedojnë për ta asnjë lloj mirësie dhe nëse i luten idhujve deri në Ditën e Kiametit, nuk kanë për t'u dhënë atyre asnjë kokërr gruri e nuk kanë për t'i larguar atyre as sëmundjen më të vogël ose varfërinë. Ai që e zotëron mirësinë është Allahu dhe për këtë thotë: "... kështu që kërkoni dhurim të mirash prej Allahut ..." El Ankebut, 17. D.m.th: kërkoni tek Allahu mirësitë, sepse ajo që është te Allahu nuk shter. Allahu thotë: "Gjithçka që është me ju (e në duart tuaja) do të shuhet shpejt, ndërsa gjithçka që është me Allahun do të mbetet e pa humbur (të gjitha veprat e punët e bëra për Hir të Allahut "  En Nahl, 96.

Thënia: "... adhurojeni ...", d.m.th: nënshtrohuni Allahut me bindjesepseështë prej shkaqeve të mirësisë nëse ju do t'i nënshtroheni Allahut me bindje. Allahu thotë: "Dhe Ai do t’i sjellë atij Rizk (furnizim e të mira) prej nga ai as nuk mund ta mendonte…" El Talak, 3. Urdhëron që riskun ta kërkojmë vetëm tek Allahu, më pas e pason me thënien "... adhurojeni ...", tregon se adhurimi vërtetohet prej kërkimit të riskut, sepse adhurimi i tij e përfshin kërkimin e riskut me gjuhën aktuale.

Thënia:  "... dhe falënderojeni Atë..." të çon te sinqeriteti. D.m.th: falënderojeni mirësinë e Allahut për Allah, sepse falënderuesi mund ta falënderojë Allahun për mbajtjen e mirësisë. Kjo nuk përbën problem, por mënyra e falënderimit të Allahut përkon me dëshirën e mbajtjes së mirësisë në mënyrë të vazhdueshme. Ngritja me bindjen e Mirësuesit është në tri vende:

1. Në zemër. Të pranojë me zemrën e tij se kjo mirësi është prej Allahut. Allahu thotë: "Dhe gjithçka nga mirësitë dhe begatitë që keni, janë nga Allahu..." En Nahl, 23. Mirësia më e madhe e Allahut është mirësia e Islamit. Allahu thotë: "Ata të shprehin ty mirënjohje që e përqafuan Islamin. Thuaju: 'Pranimin tuaj të Islamit mos ma njihni mua. Përkundrazi, Allahu ka dhuruar një mirësi mbi ju, që Ai ju ka udhëzuar ju tek Imani (Besimi)…" El Huxhurat, 17.

2. Me gjuhën. Të flasë me të duke falënderuar Allahun, të pranojë, të mos  mohojë dhe jo në mënyrë krenimi, lartësimi ndaj robërve të Allahut. Flet për mirëqenie pa thyer varfërinë, si shkak për lartësimin e Allahut. Kjo lejohet, siç përmendet në historinë e të verbrit nga beni israilët ku meleku i kujtoi atij mirësinë e Allahut. Tha: "Po, isha i verbër Allahu më ktheu shikimin. Isha i varfër dhe Allahu më dha pasuri." Profeti ka folur për mirësinë e Allahut me autoritet absolut duke thënë: "Unë kam më epërsi nga njerëzit në Ditën e Kiametit." Shënuar ngaBuhariu.

3. Gjymtyrët. T'i përdorë ato në bindje të Dhënësit të mirësisë. P.sh: të falënderohet Allahu për mirësinë e dijes, duke punuar me të dhe t'ua mësosh njerëzve. Të falënderohet Allahu për mirësinë e pasurisë, duke e shpenzuar në bindje të Allahut ku njerëzit të bëjnë dobi me to. Të falënderohet Allahu për mirësinë e ushqimit, duke e përdorur atë në vendin e duhur.

Thënia: "...Vetëm Atij do t’i ktheheni..." d.m.th: kthimi ynë do të jetë tek Allahu. Ai është që do të na llogarisë se si i kemi marrë çështjet e adhurimit, falënderimit dhe të kërkimit të riskut.

Ajo që shihet në këtë ajet: "Ju adhuroni në vend të Allahut vetëm idhuj dhe ju vetëm trilloni gënjeshtra. Sigurisht se ata të cilët ju i adhuroni në vend të Allahut, nuk kanë asnjë fuqi për t’ju sjellë të mira, kështu që kërkoni dhurim të mirash prej Allahut..." El Ankebut, 17, është se i varfëri kërkon ndihmë tek Allahu me qëllim që t'i largohet varfërisë, sepse Allahu e meriton falënderimin. Kur idhujt dihet se nuk e posedojnë riskun e si mund t'i kërkohet ndihmë?

Thotë Allahu: " Dhe kush është në rrugë më të gabuar se sa ai i cili lut në vend të Allahut të atillë që nuk do t’i përgjigjen atij deri në Ditën e Ringjalljes…" El Ahkaf, 5. Është pyetje që kërkon mohim.

Thënia: "… se sa ai i cili lut …" ka për qëllim lutje kërkimi dhe atë adhurimi.

Thënia: "… nuk do t’i përgjigjen atij deri në Ditën e Ringjalljes…" d.m.th: sikur gjithë jetën t'i lutet nuk do t'i përgjigjen. Allahu thotë: "Nëse ju luteni dhe u thërrisni atyre, ata nuk e dëgjojnë thirrjen tuaj, por edhe sikur ta dëgjonin atë, ata nuk mund t’ju përgjigjen juve dhe Ditën e Llogarisë ata do të mohojnë adhurimin tuaj ndaj tyre. Dhe askush nuk mund të të njoftojë ty (o Muhamed) si Ai i Cili është i Mirënjohuri, i Gjithëdituri i çdo gjëje.El Fatir, 14.

Thënia: "… të tillët nuk do t’i përgjigjen atij…"  kjo është për të logjikshmin dhe adhurojnë idhujt, pemët dhe gurët, të cilat nuk kanë logjikë. Ata kur i adhurojnë këto (idhujt, pemët dhe gurët ) i vendosin në gradën e të logjikshmit. U flitet sipas asaj që thërrasin, pasi kjo është më e plotë në ngritjen e argumentit ndaj tyre për atë që thërrasin dhe që i shikojnë si të logjikshëm, megjithatë nuk u përgjigjen atyre.

Thotë Allahu: "A nuk është Ai (më i mirë se zotat tuaj) i Cili i përgjigjet të pikëlluarit kur ai i drejtohet Atij dhe i Cili e largon të keqen…" En Neml, 62.

Transmetohet prej Taberanit se në kohën e Profetit ka qenë një hipokrit që dëmtonte besimtarët, disa prej sahabëve thanë të kërkojmë ndihmë prej Profetit për këtë. Profeti tha: "Nuk kërkohet ndihma nga unë, por kërkohet prej Allahut."

Thënia: "Nuk kërkohet ndihma nga unë…" tregon se në këtë fjali shfaqet dukshëm mohimi i plotë ku ka si qëllim: moskërkimin ndihmës së tij në këtë çështje të caktuar. Në fillim të jetë pengimi i kërkimit të ndihmës si mjet ndalimi dhe edukatë në të shprehur dhe jo si gjykim i përgjithshëm, sepse ndalimi i kërkimit të ndihmës së Profetit nuk është absolute, pasi lejohet kërkimi i ndihmës së tij në atë që ai mundet.

Ndalimi për shkak të çështjes së caktuar që i kërkuan Profetit është real, d.m.th: ndalimin real. Nuk i kërkohet ndihmë atij në këto çështje, sepse Profeti sillej me hipokritët me sjelljen e muslimanit dhe nuk i gjykonte hapur që të hakmerrej me këtë hipokrit hapur, pasi hipokritët fshihen dhe për këtë ndihma për shmangien prej hipokritit kërkohet vetëm prej Allahut.

 

Nga “Kaulu mufid ala kitabi teuhid” i Shejkh Muhamed ibn Salih el Uthejmin

 Përktheu: Tomor Boriçi

Burimijetes.com

06.07.2008

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com