All for Joomla All for Webmasters

A DËGJOJNË TË VDEKURIT SELAMIN DHE A I PËRGJIGJEN ATA SELAMIT?

. Posted in Libri i Njesimit.

Pin It

 

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Për këtë janë në mospajtim në dy thënie:

1. Të vdekurit nuk e dëgjojnë selamin. Fjala e Profetit gjatë vizitës së varrezave: "Es selamu alejkum" është lutje dhe nuk ka për qëllim të folurën. Nëse e konsiderojmë se ata dëgjojnë, siç vjen në hadithin që e ka saktësuar Ibn Abdu Rrezak dhe e ka pranuar Ibn Kajm: "Kur ndokush i jep selam një personi që e ka njohur në dynja, Allahu i kthen shpirtin dhe i përgjigjet selamit."  "El Istidhkar" Ibn Abdu Rrezak.

Në vlerësimin mbi saktësimin e këtij hadithi, nëse ata dëgjojnë selamin dhe i përgjigjen atij, nuk është detyrë të dëgjojnë gjithçka. Edhe sikur të dëgjojnë tjetër gjë veç selamit, Allahu thotë se ata që thërriten nuk dëgjojnë lutjen e atyre që i lutin. Prandaj nuk mund të themi se ata dëgjojnë lutjen e atij që lutë, pasi kjo është e mohuar në Kuran dhe qartëson hadithi: "Es selam alejkum banorë besimtarë" Muslimi. Nuk bie në kundërshtim me ajetin.

2. Të vdekurit dëgjojnë. Këtë e argumentojnë me thënien e selamit të vizitorit në varreza dhe me atë që vjen në hadith: "Kur përcjellësit e xhenazes largohen i  vdekuri dëgjon të kërciturat e këmbëve." Buhari.

Nga këto dy argumente, në të  parin nuk është detyrë që të dëgjojnë selamin që i jepet atyre. Muslimanët i japin selam Profetit në jetën e tij në tehijat dhe ai nuk i dëgjon ata absolutisht. Kurse e dyta transmetohet në kohë të veçantë, në largimin e përcjellësve, pas varrosjes.

Të dyja thëniet janë të barasvlershme. Allahu është i dijshëm.

Enesi ka thënë se ditën e Uhudit Profeti u plagos, i thyen dhëmbët dhe tha: "E si do mund të shpëtojë një popull që plagosë Profetin e tij"? dhe ka zbritur: "Ty nuk të takon asgjë rreth çështjes…" Al Imran, 128.

Thënia: "E si do mund të shpëtojë një popull që plagosë Profetin e tij"? Është pyetje ku ka për qëllim largimin. D.m.th: është i largët shpëtimi i popullit që dëmton Profetin e tij.

Thënia: " Ty nuk të takon asgjë rreth çështjes…" është thënie që i drejtohet Profetit.

Thënia: "… çështjes …" d.m.th: çështja e krijesës te Zoti i vet sa që dhe vet Profeti nuk posedon gjë për ta. Ajeti i drejtohet Profetit që u dëmtua në fytyrë dhe që iu thyen dhëmbët, edhe pse kjo, Allahu nuk e justifikoi atë në një fjalë të vetme: "E si do mund të shpëtojë një popull që plagosë Profetin e tij"?  Kur çështja është e tillë çfarë mund të thuash për ato që i mvishen Allahun, të cilat nuk për ta asgjë në dorën e tyre, si janë: idhujt, statujat, Profetët. Çështja në tërësi i takon vetëm Allahut, si Krijues i vetëm. Kur krijesat nuk zotërojnë për veten e tyre as dobinë e as dëmin e si mund të zotërojnë për të tjerët.

Përfitohet prej këtij hadithi detyra për të treguar kujdes me gjuhën kur shikon dikë që sprovohet me gjynah, nuk duhet që të largojmë mëshirën e Allahut për të, sepse Allahu mund t'i pranojë pendimin. Profetit, kur i thyen dhëmbin largoi shpëtimin e tyre dhe u tha: "Ty nuk të takon asgjë rreth çështjes…".

Personi i bindshëm prej beni israilëve që vepron gjynahe thotë: "Për Zotin, Allahu nuk e fal filanin. Allahu thotë për të: 'Kush është ai i cili betohet për Mua që të mos fal filanin? E kam falur atë dhe e asgjësoj veprën tënde'." Muslim.

Njeriu duhet të ndalë gjuhën e tij, sepse rrëshqitja e saj është e madhe. Kemi parë dhe dëgjuar popuj të mohojnë Allahun dhe të jenë armiq më të ashpër dhe janë bërë ndihmues të Allahut. Kur është kështu e si mund të largojmë mëshirën e Allahut prej popullit që ka qenë i paturp, derisa njeriu është gjallë gjithçka mund të ndodhë.

Tranmstohet nga Ibn Umeri – kënaqësia e Allahut qoftë me të! – se ai ka dëgjuar Profetin alejhi selam gjatë ngritjes prej rukuje, në rekatin e fundit të namazit të sabahut, të thotë: "O Allah, mallkoje filanin dhe filanin!" Pas sëmiallahu limen hamideh, rab-bena ue lekel hamd, Allahu zbret: "Ty nuk të takon asgjë rreth çështjes…".

Thënia: "O Allah, mallkoje filani dhe filanin!" d.m.th: largoji prej mëshirës Tënde.

Thënia: "… filanin dhe filanin!"Qartësohet në një transmetim  tjetër se ata janë: Sufjan bin Umeje, Suhejl bin Amru dhe Harith bin Hisham.

Të tre këta pranuan Islamin, nga armiq u kthyen në ndihmues, sepse zemrat janë në dorë të Allahut e sikur çështjet të ishin në dorën e Profetit këta do të mbeteshin deri në vdekje në mohim, sepse kur mëshira largohet mbetet ndëshkimi. Profeti nuk posedonte asgjë, pasi çdo çështje është vetëm tek Allahu dhe për këtë Allahu i udhëzoi ata, të cilët u kthyen si ndihmues të Allahut, sepse Allahu është Ai, i cili i jep kujt të dojë prej robërve.

Nuk është e largët nga kjo historia e Usajrim bin Abdul Esh'hel El ensari, i cili ishte i njohur për armiqësinë ndaj Profetit alejhi selam. Kur ndodhi lufta e Uhudit  Allahu i dha atij në zemër Islamin, pa e ditur Profeti dhe ndokush prej popullit të tij, i cili doli në xhihad dhe ra dëshmorë. Kur mbaroi përleshja njerëzit kërkonin të vrarët e tyre, ai ishte në fund të jetës dhe i thanë:

-Çfarë të ka ndodhur, o filan? Është fshehje prej popullit tënd apo dashuria për islamin?

-Dashuria për Islamin,- tha ai. Dëshmoj se Allahu është i vetëm që e meriton adhurimin dhe Muhamedi është i dërguari i Allahut. Njoftojeni  të Dërguarin për mua. Dhe kështu bënë. Profeti tha: "Ai është prej banorëve të xhenetit". Ky person nuk ka falë asnjë rekat të vetëm e Allahu e bëri prej banorë të xhenet. Allahu është Gjithëgjykuesi me urtësi udhëzon kë të Dojë dhe me urtësi humbet kë të Dojë. E rëndësishme, ne nuk na takon për të larguar mëshirën e Allahut prej asnjë njeriu.

Ebu Hurejre – kënaqësia e Allahut qoftë me të! – ka thënë se kur Profetit alejhi selam i zbriti: "Dhe tërhiqu vërejtjen farefisit tënd më të afërt" Esh Shuara-214, u ngrit dhe tha: "O populli kurejsh! Shpëtoni vetveten se nuk kam në dore për ju tek Allahu asnjë gjë. O Abaz bin Abdul Mutalib! Nuk kam në dorë për ty tek Allahu asnjë gjë. O Safijete (hallë e Profetit) nuk kam në dorë për ty tek Allahu asnjë gjë. O Fatimete (bijë e Muhamedit) kërko prej pasurisë çfarë të duash, por nuk kam në dorë për ty tek Allahu asnjë gjë" Buhari dhe Muslimi.

Thënia: "… nuk kam në dorë për ju tek Allahu asnjë gjë …" d.m.th: nuk kam në dorë t'ju sjellë dobi e t'ju largoj ndonjë gjë dhe nuk e ndaloj dot atë që Allahu e do për ju, sepse çështja është në dorën e Allahut. Për këtë Allahu e ka urdhëruar Profetin e Tij duke thënë: "Thuaj: Unë nuk kam në dorë që t'ju largoj dënimin, as t'ju sjell dobi."

"Thuaj: Është e vërtet se mua nuk më mbron askush prej (dënimit të) Allahut dhe përveç Tij, unë nuk gjej mbështetje" Xhin, 21- 22.

Këto fjalë Profeti alejhi selam i ka thënë për më të afërmit e tij, për xhaxhanë, hallën dhe bijën e tij dhe çfarë mund të mendohet për më të largët? Ata të cilët i mbështeten Profetit, shpresojnë tek ai që ndodhen në këtë kohë apo më parë i ka mashtruar shejtani duke i larguar nga rruga e vërtetë, sepse iu mbështetën atij që nuk duhet t'i mbështeteshin. Ajo që i bën dobi te Profeti alejhi selam dhe që i shpëton prej ndëshkimit të Allahut është besimi tek ai dhe ndjekja e asaj që ka sjellë.

Nga “Kaulu mufid ala kitabi teuhid” i Shejkh Muhamed ibn Salih el Uthejmin

 Përktheu: Tomor Boriçi

burimijetes.com

21.08.2008

 

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com