All for Joomla All for Webmasters

ZOTI JUAJ KA THËNË TË VËRTETËN

. Posted in Libri i Njesimit.

Pin It

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

"...Derisa të largohet frika nga zemrat e tyre (e melekëve), ata (melekët) do të thonë: 'Çfarë ka thënë Zoti juaj?' Ata do të thonë: 'Të vërtetën'. Dhe Ai është më i Larti, më i Madhi."  Sebe'ë, 23.

Kjo është prej argumenteve që të çon në atë se nuk meriton askush të bashkëngjitet me Allahun. Melekët janë krijesat më të afërta tek Allahu.

Thënia: "... Derisa të largohet frika nga zemrat e tyre (e melekëve)..." D.m.th.: u largua frika nga zemra e tyre.

Thënia: "...Çfarë ka thënë Zoti juaj?..." I kanë thënë njëri-tjetrit. D.m.th.: çfarë ka thënë Zoti juaj?

Thënia: "... Ata do të thonë: 'Të vërtetën'…" Allahu ka thënë të vërtetën, sepse Allahu është Hak dhe prej Tij del vetëm e vërteta, thotë dhe vepron  vetëm të vërtetën. E vërteta në fjalë është sinqeriteti në lajm dhe drejtësia në gjykim.

Prej fjalës së Allahut: "Ata do të thonë: 'Të vërtetën' nuk kuptohet se fjala e Tij mund të jetë e kotë, por ajo është qartësim i realitetit, pasi te melekët ishte e njohur se Allahu thotë vetëm të vërtetën.

Thënia: "… Ai është më i Larti, më i Madhi …" d.m.th.: është i Larti në qenien e Tij dhe në cilësitë e Tij. I Madhi d.m.th.: është më i Madhi ku nuk ka më të madh se Ai. Kur Allahu është i vetëm në Madhështi duhet të jetë i vetëm edhe në adhurim.

Lartësia është në dy pjesë:

1. I Lartë në Cilësi. I bashkëngjiten kësaj të gjithë ata që i dedikohen Islamit, ndër to edhe xhemhijet.

2. I lartë në Veten e Tij. Shumë prej atyre që i dedikohen Islamit e urrejnë këtë siç janë xhemhijet, disa Eshaira. Lartësia e Tij nuk e hedh poshtë ekzistencën e Tij te krijesa, i mëson, i dëgjon dhe i shikon ata, sepse nuk ka të ngjashëm si Ai në të gjitha cilësitë që Ai posedon.

Në këtë ajet ka këto dobi:

1. Melekët i frikësohen Allahut. Thotë dhe vetë Allahu: "I frikësohen dhe i përulen Zotit të tyre lart mbi ta dhe bëjnë çfarë urdhërohen" En Nahl, 50.

2. Pohimi i zemrës për melekët. Allahu thotë: "...Derisa të largohet frika nga zemrat e tyre (e melekëve)..." Sebe'ë, 23.

3. Pohimi se ato kanë trup, jo vetëm shpirt. Thotë Allahu: "… i bëri melekët lajmëtarë me krah…" El Fatir, 1.

Profeti "ka parë melekun Xhebrail që kishte gjashtëqind krah, të cilat mbuluan horizontin" BuhariThënia se ata kanë vetëm shpirt në realitet është e urryer, e refuzuar. Ato nuk hanë dhe nuk pinë, sepse ngrënia dhe të pirët e tyre është tesbihu, që argumentohet me thënien e Allahut: "Ata (melekët) lartësojnë Lavdinë e Tij ditë e natë dhe ata nuk plogështohen kurrë duke vepruar kështu." Enbija, 20. Kjo tregon se nata dhe dita për ta është e mbushur plotë me madhërim, në mënyrë të vazhdueshme.

4. Ata  kanë mëndje. Zemrat janë vendi i mendjeve, në kundërshtim nga ata, të cilët thonë se ata nuk mendojnë. Ata e madhërojnë Allahun dhe bëjnë tavaf në shtëpinë Mamur.

5. Pohimi i thënies për Allahun, e cila lidhet me dashjen e Tij dhe në kundërshtim me atë që  thonë esharitë se Allahu nuk flet me dashje, por fjala e Tij është kuptimi në vet qenien e Tij. Ajo ngrihet tek Allahu i Përhershëm, i Përjetshëm. Siç ngrihet dija, forca, dëgjimi, shikimi. Padyshim, kjo është boshe, sepse në realitet mohohet fjala e Allahut. Thonë se fjalën që e dëgjoi Musai, Muhamedi dhe që e zbriti Xhibrili te Muhamedi është e krijuar si shprehje  për fjalën e Allahut në vet qenien e Tij.

Në të vërtetë kjo është thënie e xhemhijeve, siç kanë thënë disa prej esharive se nuk ka ndryshim midis nesh dhe xhemhijeve. Xhemhijet janë më të mirë se  ata, sepse thonë që është fjala e Allahut ndërsa ata janë më të këqij sepse thonë se fjala e Allahut është e krijuar.

6. Pohimi se thënia e Allahut është e vërtetë. Kjo vjen në Kuran. "...Por Allahu thotë të vërtetën dhe Ai udhëzon në Udhë (të Drejtë)." El Ahzab, 4

Thotë: " (Allahu) Tha: 'Pra, e Vërteta është dhe të Vërtetën Unë e them'," Sad, 84.

Allahu thotë vetëm të vërtetën, sepse është i Vërtetë dhe nga i Vërteti buron vetëm e vërteta.

Vjen nga Ebu Hurejra – kënaqësia e Allahut qoftë me të! – se  Profeti – Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë me të! – ka thënë: "Kur Allahu vendos për diçka, në qiell, Melekët godasin me krahët e tyre në shenjë respekti për fjalën e Allahut, si tingëllima e zinxhirit në gurë dhe e zbatojnë atë."

"Ndërmjetësimi tek Ai nuk sjell dobi përveç për atë për të cilin Ai lejon. Derisa të largohet frika nga zemrat e tyre (e melekëve), ata (melekët) do të thonë: “Çfarë ka thënë Zoti juaj?” Ata do të thonë: “Të vërtetën. Dhe Ai është më i Larti, më i Madhi."  Sebe'ë 23.

"E dëgjon atë vjedhësi i dëgjimit" Vjedhësit  e dëgjimit janë kështu, njëri mbi tjetrin, Sufjani e përshkroi me dorën e tij duke shtrembëruar gishtërinjtë e tij"I dëgjon fjalët dhe i përcjellë te ai poshtë tij, ai te tjetri më poshtë tij deri sa përcillet në gojën e falltarit dhe magjistarit. Ndoshta e godet yll i(meteori) para se ta përcjellë ose ndoshta e përcjell para se ta arrij. Gënjen me të një qind gënjeshtra. Thuhet se a nuk na ka thënë në këtë ditë kështu e ashtu? E vërteton atë fjalë, e cila u dëgjua në qiell." Buhari.

Thënia: " ... në shenjë respekti ..." d.m.th.: të nënshtruar.

Thënia:  "...  si tingëllima e zinxhirit në gurë ..." d.m.th.: zëri i fjalës ra në zemrat e tyre sikur zëri i zinxhirit që krijon zhurmë të madhe.

Këtu nuk ka si qëllim ngjasimin e Zërit të Allahut me atë të zinxhirit sepse "... Asgjë nuk i përngjet Atij dhe Ai është Gjithëdëgjuesi, Gjithëshikuesi. " Esh Shura, 11, por ka si qëllim ngjasimin e frikës, që futet në zemrat e tyre, kur dëgjiojnë Fjalën e Allahut me atë të zinxhirit kur godet gurin.

Thënia: "...do të thonë..." d.m.th.: i thanë ata (melekët) njëri-tjetrit.

Thënia: "...Çfarë ka thënë Zoti juaj?” Ata do të thonë: “Të vërtetën…"

Përgjigjen që ata thonë pasi e kanë dëgjuar atë që ka thënë apo e dinë se ajo është e vërtetë ose e dinin se Allahu thotë vetëm të vërtetën.

Supozohet se ata e dinin atë që Allahu ka thënë dhe thanë: "Ajo është e vërtetë ku të rikthen te shpallja me të cilën Allahu fletë.

Supozohet se ata e thanë këtë me dijen e tyre se Allahu thotë vetëm të vërtetën. E thanë këtë, sepse kjo është cilësia e Allahut.

Ky hadith është identik për ajetin dhe pikërisht ky duhet të jetë komentim për ajetin ku asnjë thënës nuk i pranohet që ta komentojë me tjetër, sepse komentimi i Kuranit me Kuran apo sunet është kusht dhe askush nuk duhet ta tejkalojë atë.

Te shumë komentues komentimi i sahabit është argument ndërsa për atë të tabiinëve shumë dijetarë thonë se nuk është argument, përveç atij që specifikohet me diçka, si Muxhahid, pasi ai e prezantoi Kuranin te Ibn Abazi njëzet herë ose më shumë, qëndronte në çdo ajet dhe pyeste për kuptimin e tij. Komentimi i tij që vjen pas tabiinëve nuk është argument për tjetrin.

Nuk pranohet të thuhet: Kur frika të largohet nga zemrat e njerëzve Ditën e Kiametit, por themi se i Dërguari i Allahut e komentojë këtë ajet me komentim në mungesë ku nuk ka vend për ixhtihad (përpjekje). Kur është në mungesë dhe vjen në tekst është detyrë që ta pranojmë. Këtë  e themi në çështjet që justifikohen me ixhtihad dhe në atë që nuk justifikohen, e cila nuk na kthen në atë se kjo është prej bazave dhe ajo është prej furuve (degëve).

Disa dijetarë thonë se bazat nuk kanë vend për ixhtihad dhe kundërshtuesi gabon. E kundërta është me furut (degëzimet).

Shejh Islam Ibn Tejmija e mohon ndarjen e fesë në baza dhe degë. Kufiri i mohimit është në atë që ka vend për ixhtihad dhe në atë që nuk ka vend për ixhtihad. Në çështjet në mungesë mohohet kundërshtimi në të dhe nuk ka justifikim qoftë kjo të lidhet me cilësitë e Allahut ose Ditës së Gjykimit etj., nuk ka vend për ixhtihad. Në çështjet praktike që ka vend për ixhtihad nuk mohohet kundërshtimi në të, vetëm nëse kundërshtohet teksti i saktë.

Thënia: "...E dëgjon atë vjedhësi i dëgjimi..."d.m.th.: fjalën të cilën e folën melekët.

Thënia: "...vjedhësit  e dëgjimit janë kështu njëri mbi tjetrin..."supozohet që kjo të jetë prej fjalës së Profetit, ose e Ebu Hurejrës ose e Sufjanit.

Thënia: "...Sufjani e përshkroi me dorën e tij..."D.m.th.: njëri mbi tjetrin, gishtërinjtë. Xhinët shkelin njëri mbi tjetrin deri sa të arrijnë në qiell dhe uleshin, ku për çdonjërin kishte ulje të veçantë. Thotë Allahu: "Dhe vërtet që ne uleshim atje në vende për të dëgjuar (për të vjedhur ndonjë fjalë), por kushdo që dëgjon tash, do të gjejë një zjarr të fshehtë që i rri në pritë." El Xhin, 9.

Thënia: "... I dëgjon fjalët dhe i përcjellë tek ai poshtë tij..." d.m.th.: e dëgjon fjalën vjedhësi që ndodhet më lartë dhe e përcjellë atë tek ai poshtë vetes.

Thënia: "... ai te tjetri më poshtë tij deri sa përcillet..." d.m.th.: i fundit prej tyre që është në tokë e përcjellë fjalën në gojën e magjistarit dhe falltarit.

Dijetarët janë në mospajtim se vjedhësit ju ndërpre vjedhja përgjithmonë pas shpalljes së profetit apo ju ndërpre vetëm në kohën e shpalljes? Kjo e dyta është më e afërt, sepse atyre (xhinëve) ju ndërpre në kohën e shpalljes me qëllim të mos përzihesh thënia e falltarit me shpalljen më pas u hoq shkaku për të cilin u bë ndërprerja.

Thënia: "...Gënjen me të një qind gënjeshtra...".A është kjo si përcaktim apo ka për qëllim zmadhimin. D.m.th.: gënjen me të shumë gënjeshtra. Kjo e dyta është më e afërt, sepse ai shton ose pakëson. U thuhet se a nuk na ka thënë në këtë ditë e atë ditë do të jetë kështu e ashtu? Njerëzit në të tilla çështje të panjohura në bazë të asaj që u thuhet e marrin si të vërtetë.  

Dobitë e hadithit

1. Pohimi i fjalës së Allahut.

2. Madhështia e Allahut.

3. Pohimi i krahëve për melekët.

4. Frika e melekëve ndaj Allahut dhe bindja e tyre ndaj Tij.

 5. Melekët flasin, meditojnë.

6. Prej Allahut del vetëm e vërteta.

7. Allahu ju mundëson xhinëve shkuarjen në qiell si sprovë për njerëzit dhe atë që e dëgjojnë e përcjellin te falltarët. Allahu është i Dijshmi.

8. Numri i madh i xhinëve, pasi ata vargohen për në qiell, gjë e cila tregon se numri i tyre është shumë i madh. Trupi i tyre është i lehtë dhe fluturues. 

9. Falltarët janë njerëzit më mashtrues, shtojnë nga ajo që dëgjojnë gënjeshtra të shumta duke i humbur me të njerëzit. Kërkojnë të arrijnë me të tek e kota e tyre, nganjëherë me frikë dhe nganjëherë me dëshirë sikur të thonë: do të  ndodhë Kiameti në këtë apo atë ditë dhe do të ndodhë kjo prej vdekjes ose vjedhjes së parave etj.

10. Magjistari i përshkruan të prekurit me magji jo realitetin, pikërisht duhet të tregohet kujdes prej maskimit dhe veshjes së atyre.

Nga Neuas bin Seman – kënaqësia e Allahut qoftë me të! – ka thënë se i Dërguari i Allahut ka thënë: "Kur Allahu do të vijë me diçka flet me shpallje. Qiejt e marrin prej Tij me dridhje të frikësuar prej Allahut. Kur e dëgjojnë banorët e qiejve u bie te fikët, bien në sexhde. I pari që ngre kokën është Xhebraili. Allahu i fletë atij me shpallje siç do. Më pas Xhebraili kalon te melekët, kur kalon nëpër qiej melekët e pyesin: 'Çfarë ka thënë Zoti ynë?' I thotë: 'Ka thënë të vërtetënAi është më i Larti, më i Madhi'. Të gjithë thonë siç tha Xhebraili. Përfundon Xhebraili shpalljen aty ku e urdhëroi Allahu." Ibn Ebi Asim në "Sunet",Taberi në "Tefsir", Ibn Ebi Hatem.

Thënia: "... Kur e dëgjojnë banorët e qiejve u bie te fikët, bien në sexhde..." Të fikët këtu, Allahu është i dijshëm, është para sexhdes. Kur i del të fikti bien në sexhde.

Prej dobive të hadithit:

1. Pohimi i dëshirës në thënien: "... Kur Allahu do.. ". Kjo është në dy pjesë:

a) ligjore;

b) universale.

Dashja ligjore lidhet me pëlqimin e Tij ndodh apo nuk ndodh. Ndërsa ajo universale lidhet me atë që ndodh, e pëlqen Allahu ose jo. Ndryshimi midis tyre është në gjykim. D.m.th.: arritjen e qëllimit. Në atë ligjore nuk është detyrë ndodhja e qëllimit, kurse në atë universale është e detyruar ndodhja e qëllimit. Thotë Allahu: "Allahu do t’jua pranojë juve pendimin…" An Nisa, 27. Kjo është dashje ligjore, nëse do të ishte universale do t'i pranonte pendimin çdo njeriu.

Allahu thotë: "… nëse Dëshira e Allahut është që t’ju lërë juve në rrugë të humbur…" Hud, 34. Ky ajet  është universal, sepse Allahu e do këtë përgjithësisht dhe caktim.

2. Krijesat edhe ato të ngurtat e madhërojnë Krijuesin. Thotë Allahu: " E lavdërojnë dhe e ngrenë në Lavdi e Madhështi Atë shtatë qiejt dhe toka dhe gjithë ç’është në ta dhe s’ka gjë që të mos e lavdërojë Lartësinë e Tij…" El Isra, 44.

3. Pohimi se melekët flasin, kuptojnë, logjikojnë, sepse pyesin: "Çfarë ka thënë Zoti juaj"? Përgjigjen duke thënë: "Të vërtetën".

4. Pohimi i më shumë se një qielli në thënien: "Kur kalon nëpër qiej".

5. Në çdo qiell ka melek të posaçëm në thënien: "melekët e pyesin".

 

Nga “Kaulu mufid ala kitabi teuhid” i Shejkh Muhamed ibn Salih el Uthejmin

 Përktheu: Tomor Boriçi

Burimijetes.com

14.10.2008

 

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com