TEPRIMI NË VARREZA – PJESA E PARE

. Posted in Libri i Njesimit.

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Kjo temë ka të bëjë me teprimin në varrezat e njerëzve të mirë, duke i marrë ata si idhuj dhe i adhurojnë ata në vend të Allahut, i adhurojnë varret ose të vdekurit.

El-Gulu'u: është kalimi i kufirit në lavdërim ose sharje. Qëllimi këtu është për lavdërimin. Varrezat meritojnë respektin tonë në dy aspekte:

1. Mos neglizhimin e asaj që është detyrë për respektin e tyre, mos nënçmimin e tyre dhe as ë ulurit mbi to, etj.

 2. Mos teprimi dhe kalimi i kufijve.

Transmetohet te Muslimi se Ali ibn Ebu Talibi i ka thënë Ebi El-Hejaxh El-Esedi: "Po të dërgoj për atë që më dërgoi mua i Dërguari i Allahut – Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë me të!–: Të mos lësh statuja pa prishur dhe varr të ngritur pa rrafshuar".

Në një transmetim tjetër thuhet: "As statuja, buste pa i prishur mos lë".

Varr i ngritur është ai i cili dallohet prej varreve të tjera. Ai duhet të rrafshohet, të barazohet me të tjerët që të mos mendohet se banori i këtij varri ka ndonjë cilësi  të veçantë qoftë kjo pas një farë kohe.

"…të mirë…"përfshin profetët, eulijat, madje edhe të tjerë veç tyre.

"…idhuj…" çdo gjë që të çon në adhurim, thuhet dhe statujë, por idhulli është më i përgjithshëm. Nga vet fjala e autorit shfaqet dukshëm se çdo gjë që adhurohet veç Allahut quhet idhull edhe nëse nuk është statujë e ngritur. Ndodh që mbi varret nuk ka statujë, mirëpo ato i adhurohen.

"…të adhurohen përveç Allahut…" d.m.th.: veç Tij. Përfshin adhurimin e veçuar ose me Allahun, pasi në adhurimin e Allahut është detyrë njësimi i Tij. Kur adhurimit i bashkohet dikush tjetër, atëherë ky adhurim nuk është për Allahun. Në një hadith kudsij pohohet se Allahu ka thënë: "Janë të pa nevojshme për Mua ortakët  prej  shirkut (shokvënies). Kush vepron një vepër duke më shoqëruar në të të tjerë, e lë atë me  shirkun (shokvënien) e tij". Muslimi.

Transmeton imam Maliku në librin e tij “Muatta” se Profeti (sal-All-llahu alejhi ue selem) ka thënë: "O Allah! Mos e bëj varrin tim idhull të adhurohet. Shtohet hidhërimi i Allahut ndaj një populli që varrezat e profetëve të tyre i bëjnë xhamia".

"O Allah! Mos e bëj varrin tim idhull…" Lutje, e kërkon prej Allahut.

" … adhurohet…" Profeti – paqja dhe bekimi i Allahut qoftë me të!– e kërkoi këtë, sepse ata të cilët kanë qenë para nesh varret e profetëve të tyre i bënë xhami dhe adhuruan mbi to të mirët. Profeti – paqja dhe bekimi i Allahut qoftë me të!– i kërkoi Allahut që varri i tij të mos kthehej idhull e të adhurohej, pasi thirrja e tij ishte e tëra për njësimin dhe luftë ndaj shirkut (shokvënies).

" … hidhërimi…"Është cilësi reale dhe e qëndrueshme e Allahut, e cila nuk i ngjason hidhërimit të krijesave, si në realitet ashtu dhe në ndikim. Interpretuesit hidhërimin e Allahut e komentojnë hakmarrje ndaj atij që e kundërshton. Disa prej tyre thonë: dëshira e hakmarrjes për atë që e kundërshton. Ky është deformim i fjalës prej vendit të vet, sepse Profeti – paqja dhe bekimi i Allahut qoftë me të! – nuk thotë: Hakmarrje e Allahut, por thotë: Shtohet hidhërimi i Allahut. Profeti – paqja dhe bekimi i Allahut qoftë me të!– është i qartë për atë që shpreh dhe e dallon hidhërimin e Allahut prej hakmarrjes. Profeti është këshilluesi më i mirë prej krijesave dhe më i ditur dhe nuk ndodh që të vijë me një fjalë dhe të kërkojë kuptimin e kundërt të saj.

Hidhërimi nuk është hakmarrje dhe dëshirë hakmarrje, por ai (hidhërimi) është cilësi reale dhe e qëndrueshme e Allahut që nuk i ngjason hidhërimit të krijesave si në realitet ashtu dhe në ndikim.

Hidhërimi i Allahut dallon nga i krijesave:

1. Realiteti i hidhërimit të krijesave është zierja e gjakut të zemrës dhe zjarri që shejtani ia hedh në zemër birit të Ademit deri në revoltim. Hidhërimi i Allahut është një cilësi që nuk ka të bëjë me këtë ngjasim. Allahu thotë: "Asgjë nuk i përngjet Atij dhe Ai është Gjithëdëgjuesi Gjithëshikuesi". Esh-Shura. 11.

 

2. Hidhërimi i njerëzve lë një ndikim të papëlqyer. Kur njeriu hidhërohet ndodh gjithçka e papëlqyer, ndodh deri në vrasje të tjetrit, ndoshta divorcon bashkëshorten e tij, thyen enët etj. Kurse hidhërimi i Allahut lë ndikime të pëlqyera, sepse Ai është i Urti që i vendos gjërat në vendin e vet. Hidhërimi i Allahut është një cilësi e plotë dhe ai i krijesave është një cilësi e mangët. Ajo që hedh poshtë interpretimin e hidhërimit si hakmarrje është fjala e Allahut: " Kështu kur ata Na Zemëruan, Ne i ndëshkuam ata dhe i mbytëm të gjithë bashkë". Ez Zukhruf, 55.

" … Na Zemëruan…" Na hidhëruan. Nuk e bëri hakmarrjen hidhërim, por ndikim të tij. Kjo e hedh poshtë komentin e hidhërimit si hakmarrje.

Ai që deformon tekstin e cilësive reale të Allahut, qëllimin që ka Allahu dhe i Dërguari i Tij për to, bie në një rrëshqitje dhe shkatërrim. Ne duhet të qëndrojmë fort me atë që ka ardhur Kurani dhe Suneti për cilësitë e Allahut në pohim, pa i përngjasuar, larg çdo mangësie.

" … varrezat e profetëve të tyre i bëjnë xhamia". D.m.th.: i kthyen vend-adhurimi qoftë kjo me ndërtimin mbi to, qoftë dhe me falje mbi to. Falja mbi to konsiderohet t'i kenë bërë ato xhami po ashtu dhe ndërtimi mbi to.

Ibn Kajim El Xheuzi thotë: "Allahu i Lartësuar iu përgjigj lutjes së Profetit – paqja dhe bekimi i Allahut qoftë me të! – dhe nuk përmendet që varri i Profetit – paqja dhe bekimi i Allahut qoftë me të! – të jetë bërë idhull, por është mbrojtur prej tre mureve dhe askush nuk mundet të arrijë te varri i tij dhe ta bëjë idhull e të adhurohet.

Është e saktë që ka prej njerëzve që tejkalojnë kufijtë, por nuk arrijnë që varrin e Profetit ta bëjnë idhull dhe ta adhurojnë. Kush drejtohet drejt varrit të tij me lutje e bënë atë idhull, por varrin e tij nuk e bëjnë dot idhull.

Ibn Xherir në zinxhirin e tij nga Sufjan, nga Mënsuri, nga Muxhahid: "E ju, a e shihni Latin dhe Uzanë? (dy idhuj të arabëve paganë)" En Nexhm, 19. Tha: "Përgatiste ushqim (elb të bluar dhe e përziente me hurma) për haxhilerët. Vdiq, qëndruan mbi varrin e tij." Kështu ka thënë dhe Ebu El Xheuzai. Gjithashtu, Ibn Abazi ka thënë: "Përgatiste ushqim (elb të bluar dhe e përziente me hurma) për haxhilerët.

" E ju, a e shihni…" ka si qëllimposhtërimin. Fjala këtu është për atë që adhuron Latin, Uzanë etj.

Allahu me përmendjen e historisë së Miraxhit sjell shenja të madha, për të cilat ka thënë: "Vërtet që ai (Muhamedi alejhi selam) pa disa nga Shenjat më të Mëdha të Zotit të tij!". Thotë:“E ju, a e shihni Latin dhe Uzanë? D.m.th." E çfarë roli kanë këto idhuj në krahasim me shenjat e mëdha të cilat i ka parë Profeti alejhi selam natën e Miraxhit.

" …Latin…" Person që përgatiste ushqim për haxhilerët. Kur vdiq e madhëruan, qëndruan mbi varrin e tij e më pas e morën si zot. E tepruan në varrin e tij dhe thanë se ky person është bamirës, i cili përgatiste ushqim për haxhilerët e më vonë e adhuruan. Ky teprim në varr i çoi ata ta bëjnë atë idhull dhe ta adhurojnë. Për këtë u ndalua ndërtimi mbi to, shkrimi nga frika e tejkalimit të kufijve drejt adhurimit të tyre. Profeti – paqja dhe bekimi i Allahut qoftë me të! – kur dërgonte të dërguar urdhëronte që të mos lihej varr mbi tokë me dijen se pas një farë kohe do të thuhej se nëse ai (varri) nuk do të cilësohej nuk do të ndryshonte prej varreve të tjerë. Varret duhet të jenë të barabarta dhe nuk duhet të dallohen nga njëra tjetra.

Ibn Abazi – kënaqësia e Allahut qoftë me të dy! – ka thënë: " I ka mallkuar Profeti vizituesit e varreve, bërësit e tyre xhami  dhe ndriçimin e tyre" Ehlul Sunen.

"I ka mallkuar…" Largimi, përzënia prej mëshirës së Allahut. Kuptimi "I ka mallkuar Profeti…" D.m.th.: u lut për mallkimin e tyre.

"…vizitorët e varrezave …" ka kuptimin shkuarja te varrezat, e cila është në disa lloje:

Ka prej saj që është sunet. Është vizita për burrat, mësim për ta dhe të luten për të vdekurit.

Ka prej saj që është bidat. Është vizita e tyre që të luten tek ta, leximi i Kuranit e të tjera si këto.

Ka prej saj që është shirk (shokvënie). Është vizita për t'u lutur të vdekurve, kërkimi i mbështetjes dhe ndihmës prej tyre e të tjerë si këto.

"… bërësit e tyre xhami…" d.m.th.: ata të cilët i kthejnë në xhami, e cila ka dy pamje:

1. I marrin ata si vend-falje dhe falen mbi to.

2. Ndërtojnë xhami mbi to.

"… dhe ndriçimin e tyre" Ndezin në to drita natën dhe ditën për madhërimin dhe tejkalimin e kufijve në to.

Ky hadith tregon ndalimin e vizitës së grave në varreza, e cila është prej gjynaheve të mëdha, sepse mallkimi është tek gjynahet e mëdha. Gjithashtu, hadithi tregon ndalimin e kthimit të varreve xhami dhe ndriçimin e tyre, të cilat janë prej gjynaheve të mëdha.

 

Nga “Kaulu mufid ala kitabi teuhid” i Shejkh Muhamed ibn Salih el Uthejmin

 Përktheu: Tomor Boriçi

Burimijetes.com

07.06.2009