All for Joomla All for Webmasters

TEPRIMI NË VARREZA – PJESA E DYTË

. Posted in Libri i Njesimit.

Pin It

 

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Përshtatja e temës

Bërja e varreve vendfalje dhe ndriçimi i tyre është tejkalim i kufijve, të cilat të çojnë drejt adhurimit të tyre (varreve).

Çështja: Cila është lidhja midis fjalisë së parë "…vizitorët e varrezave,…" dhe fjalisë së dytë" …bërësit e tyre xhamia dhe ndriçimin e tyre"?

Lidhja midis këtyre të dyjave është e qartë. Femra si delikate dhe me durim të dobët ndoshta e adhuron të vdekurin nga simpatia për të. Për këtë e afron me bërësit e varreve vendadhurimi dhe ndriçimin e tyre.

Njeriu të gjitha mjeteve të shirkut (shokvënies) duhet t’i qëndrojë shumë larg, sepse kjo nuk është çështje e thjeshtë.

Në hadith tregohet ndalimi i femrave për vizitën e varreve si gjynah i madh. Dijetarët nuk pajtohen për këtë në tri thënie:

1. Ndalimi i femrave për vizitën e varreve si gjynah i madh vjen prej hadithit në fjalë.

2. Urrejtja e vizitës së varreve prej femrave. Urrejtje që nuk shkon deri në ndalim. Kjo është e njohur në medh'hebin e Imam Ahmedit prej ndjekësve të tij. Përmendin hadithin e Ummu Utije: "Ju kemi ndaluar për ndjekjen e xhenazes, por jo e vendosur në mënyrë të prerë" Buhari.

3. Lejohet vizita e femrave në varreza. Për këtë është hadithi i gruas kur kaloi Profeti ajo po qante te varri dhe ai i tha: "Frikësohu Allahut dhe duro!" Ajo i tha: “Largohu prej meje, ty nuk të ka goditur ajo që më ka goditur mua”. Profeti u largua. Asaj i thanë se ishte Profeti. Ajo shkoi tek ai për t’i kërkuar ndjesë. Profeti i thotë: "Durimi është në qëllimin e parë." Buhari.

Profeti e shikoi atë te varri dhe nuk e ndaloi prej vizitës, por e urdhëroi që t’i frikësohej Allahut dhe të bënte durim.

Te Sahihul Muslim në hadithin e gjatë të Aishes se Profeti alejhi selam një natë doli te varrezat dhe kërkoi falje dhe u lutë për ta. Xhibrili i erdhi gjatë natës dhe e urdhëroi. Profeti alejhi selam doli fshehurazi Aishes, i vizitoi varret, u lut dhe u kthye e më pas e lajmëroi atë. Ajo tha: “E çfarë t’u them atyre, o i Dërguari i Allahut? Ai tha: “Thuaji: ‘Es selam alejkum o banorë të varrit prej besimtarëve dhe muslimanëve…’" Thanë: “I mësoi Profeti alejhi selam asaj lutjen e vizitës së varreve. Ky mësim i tij ishte argument për lejim.”

4. Vizita e varrezave prej femrave është sunet si për burrat. Thotë Profeti – Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë me të! –: "Jua ndalova vizitën e varrezave, vizitojini ato, sepse ju kujton ahiretin." Muslim.

Kjo është e përgjithshme si për meshkujt dhe për femrat. Aishja – kënaqësia e Allahut qoftë me të – ka vizituar varrin e vëllait të saj. Abdullah bin ebi Mulejketu ka thënë: “A nuk e ka ndaluar Profeti alejhi selam vizitën në varrezave?” Ajo tha: “Ai urdhëroi për këtë pas kësaj" Hakim, El Bejhaki. Ky argument është abroguar.

Thënia e parë është e saktë. Përgjigja e argumenteve të thënieve të tjera është se ajo që është e qartë nuk është e saktë dhe e sakta nuk është e qartë. Prej kësaj:

1. Thirrja për abrogim nuk është e saktë, sepse ajo pranohet nëpërmjet dy kushte:

a) Pamundësia e bashkimit të dy teksteve. Bashkimi këtu është shumë i lehtë dhe jo i pamundur, sepse mund të thuhet se fjalimi në thënien: " Jua ndalova vizitën e varrezave vizitojini ato, sepse ju kujton ahiretin" është për burrat.

Dijetarët kanë mospajtime në gjykim kur fjala u drejtohet burrave. A hyn në të femra apo jo? Nëse themi se hynë kjo është e saktë, sepse përfshirja e tyre në thënie është në aspektin e përfshirjes së pjesëtarëve të përgjithshëm në të përgjithshmen. Prej kësaj lejohet të specifikohen disa pjesëtarë të përgjithshëm me gjykimin që e kundërshton të përgjithshmen. Themi se Profeti alejhi selam i veçoi femrat në këtë gjykim dhe urdhëroi për vizitën e varreve vetëm për burrat, sepse femrat u veçuan prej kësaj të përgjithshmes me mallkimin e vizitoreve.

Gjithashtu, ajo që e përjashton abrogimin është thënia: "I ka mallkuar Profeti alejhi selam vizitueset e varreve, bërësit e tyre xhamia dhe ndriçimin e tyre". Është e ditur se për thënien: "… bërësit e tyre xhamia dhe ndriçimin e tyre" nuk ka ndonjë që të thotë se kjo është e abroguar. Hadithi është një i tëri. Thënia  për abrogim një pjesë e tij pa tjetrën nuk është e saktë e kështu ky hadith është ligj dhe jo i abroguar.

b) Njohja nëpërmjet kohës. Këtu nuk kemi njohuri për kohën e ngjarjes, sepse Profeti alejhi selam nuk thotë: “E kam mallkuar atë që viziton varret”, por thotë: "Jua ndalova …" Ndalim pa mallkimin.

Gjithashtu, thënia: "Jua ndalova …" është për burrat, ndërsa mallkimi i vizitoreve të varreve është thënie për femrat. Thënia që u është drejtuar burrave nuk ka se si të merret për femrat. Në këtë hadith nuk është i saktë abrogimi.

2. Përgjigjia e hadithit të gruas dhe i Aishes. Gruaja nuk doli për vizitë, por ajo kishte fatkeqësi. Për shkak të fatkeqësisë së madhe që kishte nuk e përmbajti veten të duronte në shtëpinë e saj, madje doli të qante te varri. Për këtë, Profeti alejhi selam e urdhëroi që të bënte durim, sepse ai e dinte që ajo nuk kishte dalë për vizitë, por doli se në zemër kishte diçka që nuk mund ta përmbante. Hadithi nuk e qartëson se ajo doli për vizitë. Kjo paqartësi nuk mund ta kundërshtojë gjënë e qartë me atë që është e paqartë.

Hadithi i Aishes. Ajo i tha Profetit "Çfarë të them?” Ai i tha:“Thuaj:  es selam alejkum…" A ka për qëllim ta thotë gjatë kalimit në varreza apo kur shkon tek ato si vizitore? Nuk ka në të përcaktim që ta thotë kur të shkojë për vizitë, mundet të ketë për qëllim kur ajo të kalojë pranë tyre (varreve), por jo si vizitore. Kjo kur nuk është e qartë nuk e kundërshton atë që është e qartë.

Për veprën e saj me vëllanë e vet Abdullah bin ebi Mulejketu nuk ia argumentoi me mallkimin e vizitueseve të varrezave, por me ndalimin e vizitës së varrezave në mënyrë absolute. Nëse ai do t’ia argumentonte me ndalimin e vizitës së grave në varreza ose me mallkimin e vizitueseve të varreve, do të shikojmë se si do t’i përgjigjej, për këtë ai iu argumentua me ndalimin e vizitës së varreve. Dihet se ndalimi i vizitës së varreve ishte i përgjithshëm dhe pikërisht ajo iu përgjigj me abrogim të përgjithshëm dhe tha: “Ai urdhëroi për këtë”. Thamë: “Aishja argumentohet me fjalë të përgjithshme. Ajo dhe të tjerë prej dijetarëve me thënien e saj nuk e kundërshtojnë thënien e Profetit. Transmetohet prej saj që të ketë thënë: ‘Po të kisha qenë prezent në vdekjen tënde nuk do të vizitoja’"

Termidhi. Ky argument është se ajo shkoi që të lutej për të, sepse nuk ka qenë në xhenazen e tij. Ky transmetim është hedhur poshtë prej disa dijetarëve të cilët thanë se kjo ndaj Aishes nuk është e saktë dhe mbetemi në transmetimin e parë si i sakti, sepse nuk ka argument që Profeti alejhi selam e ka abroguar. Ajo me thënien e saj nuk e kundërshton thënien e Profetit alejhi selam.

Paqartësia dhe përgjigja e saj

Në thënien "…vizitoret e varrezave,…" A nuk është e mundur që ndalimi të jetë në përsëritjen e vizitës, sepse"vizitoret" është në formën e teprimit?

Mundet, nëse e marrim kështu, atëherë e humbim argumentin real "vizitoret".

Zmadhimi ndoshta vjen prej vepruesit e shumtë dhe jo prej veprimeve të shumta.

Gratë kur janë njëqind veprimi i tyre është i shumtë. Thotë Allahu:"Kopshtet e Përhershme të Xhenetit të Adnit, dyert e të cilit do të jenë të hapura për ta.". Sad, 50. Nëse dyert do të ishin të shumta do të kishim zmadhim, pasi dera hapet vetëm një herë. Gjithashtu, leximi i ajetit "…derisa kur të arrijnë tek ai, dyert do të jenë të hapura…". Ez Zumer, 73. Madje dhe kjo është e ngjashme me atë që u përmend më lartë.

E sakta është se vizita e varrezave prej grave është e ndaluar, është prej gjynaheve të mëdha. Shiko fjalën e shejkhul Islam, Ibn Tejmije, në fetvanë e tij 343/ 24.

 

Nga “Kaulu mufid ala kitabi teuhid” i Shejkh Muhamed ibn Salih el Uthejmin

 Përktheu: Tomor Boriçi

Burimijetes.com

26.07.2009

 

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com