All for Joomla All for Webmasters

TEJKALIMI I KUFIRIT NË LAVDËRIM

. Posted in Libri i Njesimit.

Pin It

 

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Shkaku i mohimit (kufrit) të bijve të Ademit dhe i lënies së fesë së tyre, është tejkalimi i kufirit në (lavdërimin) njerëzit e mirë.

 

"...tejkalimi i kufirit..." është tejkalim i kufirit në lavdërim për të mirë.

"...njerëzit e mirë." I mirë është ai që zbaton të drejtën e Allahut dhe të drejtën e njerëzve. Në këtë temë kemi përfshirjen e diçkaje te shkaku i saj pa ja dedikuar Allahut, e cila përmendet në fjalën e tij "shkaku i mohimit (kufrit) të bijve të Ademit dhe i lënies së fesë është tejkalimi i kufirit në (lavdërim) njerëzit e mirë ". Kjo është e lejuar vetëm atëherë kur shkaku është i vërtetë, i saktë, si dhe  kur pohohet nga ana e fesë, praktikës ose aktualitetit.

I Dërguari – paqja dhe bekimi i Allahut qoftë me të! – ka thënë: "Po të mos isha unë, ai do të ishte në vendin më të ulët të zjarrit". Buhariu. D.m.th.: Ebu Talibi.

Allahu i Lartësuar thotë: "O ithtarët e librit, mos teproni në fenë tuaj…"En Nisa, 171.

"O ithtarët e librit..."bëhet fjalë për jehudët (çifutët) me librin e tyre Teuratin dhe për kristianët me librin e tyre Inxhilin.

" … mos teproni në fenë tuaj…"pra, mos e kaloni kufirin në lavdërime dhe as në sharje. Kjo gjë është prezent tek ithtarët e librit në përgjithësi, pasi ata e tejkaluan kufirin me Isain, birin e Merjemes, si në lavdërim po ashtu edhe në sharje, të cilët (kristianët) thanë se Isai është biri i Allahut dhe e bënë atë të tretin në treshen (në trinitetin). Ndërsa jehudët e kaluan kufirin në lidhje me të në sharje, ku thanë se nëna e tij është lavire dhe aiështë djalë i lindur nga prostitucioni, Allahu i vraftë!

Të gjithë ata, në të dy krahët, e tepruan në fenë e tyre, e kaluan kufirin ndërmjet teprimit dhe mangësisë.

Thënia: "...as mos thoni për Allahun veçse të vërtetën..."Kjo është ajo që Allahu ka thënë për veten e Tij se Ai është i Adhuruari, Një, i Vetëm, Atij i drejtohen krijesat për çdo nevojë, meqenëse Ai nuk ka as grua as fëmijë.

Thënia: "...Mesihu Isa, biri i Merjemes, ishte vetëm i Dërguar i Allahut..."Kuptimi i kësaj është se Isa i biri Mejremes është vetëm se i dërguar i Allahut. Ja ka dedikuar nënës së tij si fëmijë të saj me qëllim prerjen e fjalës së krishterëve, të cilët ia dedikojnë Allahut.

Ndërsa fjala e Tij: "...i Dërguar i Allahut..." hedh poshtë fjalën e çifutëve se ai është gënjeshtar, si dhe fjalën e krishterëve se ai është zot.

Ndërsa në fjalën e Tij: "...dhe Fjala e Tij (“Bëhu!”- dhe ai u bë)dhuruar Merjemes...". Hidhet poshtë fjala e çifutëve: “Ai ka ardhur nga imoraliteti (është kopil)”.

"...dhe shpirt (si shpirtrat e tjerë)i krijuar prej Tij...". D.m.th.: Allahu i lartësuar e krijoi Isain si gjithë njerëzit e tjerë, me trup dhe shpirt, ndërsa shpirtin ia ka atribuuar Vetes së Tij  si nderim, respekt, siç ka thënë Allahu i lartësuar në lidhje me Ademin: "...dhe t’i kem fryrë shpirtin që Unë e kam krijuar për të...". Sad, 72. Ky atribuim është për nderim dhe respekt.

"...besoni pra Allahun dhe të Dërguarin e Tij...". Fjala u drejtohet ithtarëve të librit dhe Muhamedit, i cili ishte i fundit, vula e të gjithë profetëve dhe më i miri prej tyre.

"...Mos thoni: “Tre!..." D.m.th. Mos thonë se Allahu është i treti i treve.

" …Ndalohuni (nga kjo)! Është më mirë për ju,..." Ndaluni prej asaj që i vishni Allahut, sepse do të jetë në të mirën tuaj.

" …sepse Allahu është Një Ilah, Një Zot dhe i Vetëm. Lavdi i qoftë Atij! Më i Lartësuari është Ai, përtej asaj që Ai të ketë bir. Atij i takojnë gjithë ç’është në qiej dhe gjithë ç’është në tokë...". D.m.th.: Allahu është i pastër prej të paturit fëmijë, sepse Ai është Sunduesi i asaj që është në qiell dhe në tokë, ku në të përfshihet edhe Isai i biri Merjemes. Pra, ai është një prej krijesave të sunduara dhe të krijuara. Atëherë e si mund të jetë zot, të adhurohet bashkë me Allahun, Krijuesin, ose të jetë fëmijë i Tij?!

"...Dhe Allahu është kurdoherë i Gjithëmjaftueshëm si Rregullues i të gjitha punëve...". D.m.th.: mjafton që Allahu është Ruajtësi i robërve të Tij, Rregullues i çështjeve të tyre dhe i Ditur për punët e tyre.

Ajo që dëshmohet në këto ajete është në thënien:"…Mos i kaloni kufijtë në fenë tuaj...”. Ndaloj tejkalimin e kufijve, pasi përmban dëme të shumta, prej tyre:

1. Ngritja e të lavdëruarit mbi pozicionin e tij, nëse është lavdërim, dhe ulje të pozitës së tij nëse është sharje.

2. Të çon në adhurimin e këtij të lavdëruari, ashtu siç është prezent kjo tek tejkaluesit e kufijve.

3. Të shmang prej madhërimit të Allahut të Lartësuar, sepse nefsi i njeriut ose angazhohet me të kotën ose me të vërtetën. Kur angazhohet me lavdërimin e tepruar të kësaj krijese, me madhërimin e saj lidhet me të dhe harron detyrimet që ka ndaj Allahut.

4. Personit që i bëhet kjo ngritje e tepërt, nëse është prezent, i hyn vetja në qejf dhe i pëlqen të madhërohet. Teprimi e shkatërron personin edhe nëse është në lavdërim, i fut armiqësinë, urrejtjen, shkakton luftëra dhe të këqijat ndërmjet këtij dhe atij, nëse është në sharje.

"…Në fenë tuaj". Me fenë emërtohet vepra dhe shpërblimi. Këtu ka si qëllimi veprën me kuptimin: mos e bëni adhurimin tuaj teprim në lavdërimin e krijesave.

A futen në këtë, teprimet në adhurime?

Po. Futet teprimi në adhurime, si: ta lodhë njeriu veten e tij me ndonjë adhurim jashtë mase, gjë të cilën Profeti alejhi selame ka ndaluar, të shtojë nga e ligjëruara, të gjuajë në Mina gurishta të mëdhenj ose të bëjë dhikër shtesë nga e ligjëruara pas namazeve si plotësim të asaj që është përmendur në sunet, etj. Ndalimi prej tejkalimit të kufirit në fe përfshin tejkalimet në çdo anë.

Në një hadith të saktë që vjen prej Ibn Abasit në thënien e Allahut të Lartësuar: "Dhe kanë thënë: ‘Ju nuk do t’i leni zotat tuaj dhe as nuk do të leni Vaddin, as Suvaan, as Jaguthin, as Jaukun, as Nasrun’ (emra të idhujve të tyre). ". Nuh, 23. Tha: “Këta janë emrat e disa njerëzve të mirë prej popullit të Nuhut. Kur ata vdiqën shejtani e cyti popullin e tyre që të ndërtojnë përmendore në vendin ku ata mblidheshin dhe t’i emërtojnë me emrat e tyre. E vepruan këtë, por nuk u adhuruan derisa ata vdiqën. Harruan dijen dhe i adhuruan." Buhariu.

Ibn Kajjim ka thënë: “Shumë prej selefëve thanëse kur ata vdiqën njerëzit filluan të qëndrojnë te varret e tyre, më pas u ngritën atyre përmendore ku pas një far kohe i adhuruan”.

" Dhe kanë thënë:…" d.m.th.: i kanë thënë njëri-tjetrit.

" …Ju nuk do të lini zotat (të adhuruarit)tuaj…" d.m.th.: nuk do t’i lënë dhe nuk do t’i braktisin ata. A ka për qëllim: nuk do të lini adhurimin e tyre, apo mos lejimin e askujt t’i poshtëroi ata?

Përgjigja: Janë të dyja kuptimet: d.m.th.: ndihmoni zotat tuaj dhe mos lejoni askënd t’i poshtërojë ata. Mos i lini ata për njerëzit, e as mos e lini adhurimin e tyre, përkundrazi tregoni kujdes ndaj tyre. Kjo është prej porosive të kota, të padrejta që ia bënë njëri-tjetrit. E kundërta e atyre që besuan dhe vepruan punë të mira, të cilët porositën njëri-tjetrin për tek e vërteta.

"...dhe nuk do të lini as Uaddin as Suuaan, as Jeguthin, as Jaukun e as Nasrun”.Këta të pestë kanë patur cilësi të veçanta nga të tjerët, sepse fjala e Allahut: "...zotat (të adhuruarit)tuaj..." është e përgjithshme, përfshin të gjithë ata që adhuroheshin. Këta të pestë mund të jenë nga më të mëdhenjtë e tyre, prandaj dhe janë specifikuar me përmendje. Zoti që e meriton adhurimin është Allahu i lartësuar e nëse adhurohet tjetër kush veç Allahut ai adhurim është i padrejtë, i kotë.

Ibën Abasi – kënaqësia e Allahut qoftë me të dy! – në lidhje me këtë ajet ka thënë:    "Këta janë emrat e disa njerëzve të mirë prej popullit të Nuhut".

Në këtë komentim ka paqartësi ku ka thënë: "Këta janë emrat e disa njerëzve të mirë prej popullit të Nuhut". Në kuptimin e drejtpërdrejtë të Kuranit duket se ata kanë qenë para Nuhut. Allahu thotë: "Nuhu tha: “Zoti im! Ata më kundërshtuan mua dhe i shkuan pas atij që pasuria dhe fëmijët e të cilit nuk i shtojnë gjë veçse humbje. Dhe kanë thurur kurth të madh. Dhe kanë thënë: ‘Ju nuk do t’i lini zotat tuaj...". Nuh, 22-23.

Ajo që duket nga ajeti është se populli i Nuhit i adhuronte ata, më pas Nuhi i ndaloi ata nga adhurimi i tyre duke i urdhëruar të adhurojnë Allahun Një të Vetëm, por ata refuzuan, dhe thanë: "Ju nuk do t’i lini zotat tuaj...". Ky (mendimi se ata kanë qenë para Nuhut) është mendimi i Muhamed ibn Kab dhe Muhamed ibn Kajs. Ky është më i sakti, për shkak të përputhjes së tij me kuptimin e drejtpërdrejtë të Kuranit.

Mundet – por kjo është e largët - që të ketë qenë në fillim të shpalljes së Nuhit. Këta persona ju përgjigjën dhe i besuan atij (Nuhit), ata vdiqën para Nuhut, pastaj i adhuruan. Kjo është e largët edhe prej kontekstit të transmetimit të Ibn Abasit. E rëndësishme është që të thuhet: këta idhuj kanë qenë në popullin e Nuhut, kanë qenë persona të mirë, pasi një kohë të gjatë, i adhuruan.

"...shejtani e cyti popullin e tyre…" D.m.th.: cytje me vesvese dhe jo me frymëzim.

" … dhe t’i emërtojnë me emrat e tyre…" d.m.th.: kur të vendosni përmendoret në vendet ku ata mblidheshin dhe të thonë: “Ky është  Uaddin, ky është Suuaan, ky është Jeguthin, ky është Jaukun ky është Nasrun e kur t’i shikoni të kujtoni adhurimin e tyre dhe të bëheni më aktiv në adhurim”. Ua zbukuroi shejtani atyre me të njëjtin mashtrim dhe vesves, siç veproi me Ademin. Allahu thotë: "Pastaj atij i pëshpëriti shejtani duke i thënë: “O Adem! A dëshiron të të çoj te Pema e Përjetësisë dhe te një mbretërim që kurrë nuk do të shterojë?”. Ta Ha, 120.

Nëse robi nuk e kujton adhurimin e Allahut vetëm pasi të shikojë hijet (fantazmat) e këtyre, atëherë ky adhurim është i mangët, i pavlerë.

"...E vepruan këtë, por nuk u adhuruan që t’i adhuronin derisa ata vdiqën. Harruan dijen dhe i adhuruan". Ibën Abasi – kënaqësia e Allahut qoftë me të!- ka thënë: “Koha ndërmjet Ademit dhe Nuhut ka qenë dhjetë shekuj. Me kalim e shumë kohëve ndodhën kundërshtimet dhe ndarjet, për këtë Allahu dërgoi profetët. Dhe thotë:"...Njerëzimi ishte një bashkësi dhe Allahu dërgoi pejgamberë përgëzues dhe këshillues..." El Bekare, 213. Ky është komenti i Ibën Abasit për ajetin. A është komenti i tij argument?

Si fillim komenti kthehet tek Kurani, i cili komenton pjesa pjesën (ajeti ajetin), siç është thënia e Allahut të Lartësuar: "Kush mund të ta shpjegojë ty se ç’është ajo (humnera pa fund në zjarr)?". Komentimi i kësaj është në thënien e Allahut: "Ajo është një zjarr i vrullshëm". El Karia, 10-11. Kur komentin nuk e gjejmë në Kuran, e kërkojmë në sunetin e Profetit – paqja dhe bekimi i Allahut qoftë me të! – e  nëse nuk e gjejmë as aty e kërkojmë në komentin e sahabëve, sepse komenti i tyre nuk ka dyshim se është argument. Janë të diturit në lidhje me Kuranin, pasi ai ka zbritur në kohën dhe në gjuhën e tyre. Kur sahabët kundërshtohen ndërmjet tyre në komentim, atëherë ne marrim atë që është më i përshtatshëm në kontekstin e ajetit. Ajeti tregon atë që ka përmendur Ibn Abasi, vetëm se ajo që duket nga konteksti është se këta njerëz të mirë kanë qenë para Nuhut. Ndërkohë u bë i ditur mendimi më i saktë.

"...derisa kaloi një kohë e gjatë i adhuruan.". Ky është komenti i Ibn Abasit vetëm se ai ka thënë: “Ata u ndërtuan përmendore tek vendi ku ata mblidheshin". Ndërsa këtu thotë "qëndruan te varret e tyre". Nuk është e largët që ata e vepruan këtë edhe atë, ose ata bënë monumente varri tek vendi ku ata mblidheshin, e cila do të jetë vend  varresh.

Dëshmues për këtë është fjala e tij: "... ku pas një farë kohe i adhuruan". Shkaku i adhurimit ishte tejkalimi i kufirit në këta njerëz të mirë, sa që arritën deri në adhurimin e tyre.

Transmetohet prej Umerit se Profeti – Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë me të! – ka thënë: "Mos e teproni në lavdërimin tim ashtu siç e tepruan të krishterët në lavdërim e birit të Merjemes. Unë jam vetëm një rob, prandaj thoni rob i Allahut dhe i dërguari i Tij". Bukhariu.

"Mos e teproni në lavdërimin tim…" Ekzagjerim në lavdërim. Ky ndalim mund t’i adresohet ndaj këtij përngjasimi në thënien e tij (në hadith): "… ashtu siç e tepruan të krishterët në lavdërim e birit të Merjemes…" të cilët e bënë atë të adhuruar, bir të Allahut.

"...Unë jam vetëm një rob …". D.m.th.: unë nuk meritoj asnjë gjë prej sundimit, krijimit dhe as prej atyre gjërave që janë të posaçme vetëm për Allahun e Lartësuar.

"…thoni rob i Allahut dhe i dërguari i Tij".Këto janë dy përshkrimet më të drejta dhe më të ndershme në përshkrimin e të Dërguarit të Allahut. Përshkrim më i ndershëm për njeriun është atëherë kur vjen prej robërve të Allahut. Allahu i lartësuar thotë: " Dhe robërit e të Gjithëmëshirshmit (Allahut)janë ata të cilët ecin në tokë me përulje (jo kryelartë)dhe me qetësi...” Furkan, 63.

"Dhe sigurisht që Fjala Jonë ka kaluar qysh më parë për robërit Tanë të Dërguar". Es Saffat, 171.

Allahu i Madhëruar i përshkroi ata si robër përpara profetësisë edhe pse profetësia është nderim i madh, por qenia e tyre si rob të Allahut ishte më fisnike dhe më madhështore. Profeti – Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë me të! – është rob nuk ka arsye të adhurohet, është i Dërguar që nuk përgënjeshtrohet. Ne në namazin tonë e përshëndesim dhe dëshmojmë profetësinë e tij duke thënë: "...dëshmoj se Muhamedi është rob i Allahut dhe i Dërguari i Tij”. Ky është përshkrimi më i miri që Profeti – Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë me të – ka zgjedhur për veten e tij.

 

Të drejtat janë tre llojesh:

E para: E drejta e Allahut pa i shoqëruar Atij asnjë gjë, qoftë melek i afërt, apo profet i dërguar me shpallje, si dhe në atë që përfshin në njësimin në krijim, njësimin  në adhurim dhe njësimin në Emrat dhe Cilësitë e Tij. Kjo argumentohet me fjalën e Allahut: " …dhe që ju të lartësoni lavditë (e Allahut) në mëngjes e pasdite". El Fet’h.  9.

E dyta: E drejta e veçantë për Profetët. Nënkupton ndihmën, respektin dhe nderimin e tyre në atë që e meritojnë. Kjo argumentohet me fjalën e Allahut: " …që ju ta ndihmoni dhe ta nderoni atë…" El Fet’h,  9.

E treta: E drejta e përbashkët. Ajo është besimi në Allahun dhe Profetët e Tij. Kjo argumentohet me fjalën e Allahut:"Me qëllim që ju (o njerëz!)të besoni Allahun dhe të Dërguarin e Tij (Muhamedin alejhi selam)…" El Fet’h,  9.

Ata që e teprojnë në të Dërguarin ku të drejtën e Allahut ia kushtojnë të Dërguarit thonë:  "...të lartësoni lavditë..." d.m.th.: të Dërguarin – Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë me të!–. E lartësojnë atë ashtu siç lartësojnë Allahun. Nuk ka dyshim se kjo është shirk (shokvënie). Lartësimi është e drejtë e posaçme vetëm për Allahun, ndryshe nga besimi, pasi ai është e drejtë e përbashkët ndërmjet Allahut dhe të Dërguarit të Tij. I Dërguari – Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë me të! – ka ndaluar teprimin në lavdërim me fjalën e tij:" … ashtu siç e tepruan të krishterët në lavdërim e birit të Merjemes…". Teprimi dhe kalimi i kufirit të çon në adhurimin e tij, siç ndodh sot. Ka njerëz që tek varri i Profetit – Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë me të! – në Medine e lusin atë duke thënë: “O i Dërguari i Allahut! Na ndihmo! O i Dërguari i Allahut! Na zbrit shi se vendi jonë u tha” e kështu me radhë. I kthejnë shpinën Qabesë, sepse drejtimi nga varri për ta ishte më i vlefshëm sesa drejtimi nga kibla, Allahu na ruajt!

 

Profeti thotë: "...Ruajuni teprimeve, vërtet ata të cilët kanë qenë para jush i shkatërroi teprimi". Ahmedi, Nesaiu.

Teprim: është tejkalimi i kufirit në lavdërim dhe sharje. Gjithashtu, përfshin më shumë se kaq. Thuhet: tejkalimi i kufirit në lavdërim, në adhurim dhe në punë, sepse ky hadith transmetohet në gjuajtjen e gurishtave në haxh.

Ibn Abasi – kënaqësia e Allahut qoftë me të! – ka  thënë se ka thënë: Profeti – Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë me të! – mëngjesin e Akabes, ndërkohë ashtu i hipur mbi deven e tij: "Merr për mua gur. Mora për të – Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë me të! –shtatë gurë dhe ata ishin të vegjël. Filloi t’i lëvizë në dorën e tij duke thënë: si këta gurë gjuani dhe ruajuni teprimeve në fe, sepse ata të cilët kanë qenë para jush i shkatërroi teprimi në fe".

Fjala e të Dërguarit – Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë me të –: " …i shkatërroi..." përmban dy kuptime:

E para: Ka për qëllim shkatërrimin në fe. Sipas kësaj shkatërrimi ndodh direkt prej tejkalimit të kufijve, pasi thjesht tejkalimi i kufirit është shkatërrim.

E dyta: Shkatërrim i trupave. Tejkalimi i kufirit bëhet shkak për shkatërrim. D.m.th.: kur tejkalohen kufijtë dhe del nga bindja ndaj Allahut, Allahu i shkatërron.

Kufizimi që vjen në fjalën  e të Dërguarit – Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë me të! –: " ...vërtet ata të cilët kanë qenë para jush i shkatërroi teprimi". A është e vërtet apo shtesë?

Përgjigja: Nëse thuhet ai është i vërtet shkaktohet problem, për arsyen se ka hadithe ku i Dërguari i Allahut – Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë me të! – ka theksuar se shkatërrimi vjen edhe prej punëve të tjera veç teprimit. Siç përmendet në thënien e tij – Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë me të! –: " Vërtet ata që ishin para jush i shkatërroi ajo kur vidhte ai që ishte i lartë (në pozitë) e linin, kur vidhte ai që ishte i dobët ndër ta zbatonin ndaj tij dënimin penal". Buhariu.

Këtu kemi dy kufizime përball njëra-tjetrës. Nëse do të themi se ai është i vërtetëme kuptimin se nuk ka shkatërrim vetëm prej këtij realiteti, del se  ndërmjet dy haditheve ka kundërthënie.

Nëse do të themi se ai është shtesë d.m.th.: me konsideratën e një pune të specifikuar, atëherë nuk kemi kundërthënie. Mundet që çdonjëri prej haditheve merret në atë pamje që nuk bie në kontradiktë me tjetrin, me qëllim që të mos ketë në fjalën e të Dërguarit – Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë me të – kontradiktë.

Në kufizimin shtesë thuhet: “I shkatërroi teprimi ata që kanë qenë para jush”. Ky kufizim në hadithin e parë është në aspektin e teprimit në adhurim. Ndërsa për hadithin tjetër thuhet: “I shkatërroi ata që kanë qenë para jush” në aspektin e gjykimit. Pra, njerëzit shkatërrohen nëse e zbatojnë dënimin penal mbi të dobëtin dhe nuk e zbatojnë ndaj atij që ka pozitë.

Profeti – Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë me të! – në këtë hadith paralajmëron popullin e tij prej teprimeve (kalimi i kufijve). Argumenton se teprimet (kalimi i kufijve) janë shkak për shkatërrim, të cilat bien në kundërshtim me sheriatin nga ku dhe popujt e mëparshëm janë shkatërruar.

Përfitohet prej hadithit në ndalimin e teprimeve (kalimi i kufijve) në dy aspekte:

1. Paralajmërim i të Dërguari – Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë me të!–. Paralajmërimi është ndalim dhe më shumë se kaq.

2. Ai është shkak për shkatërrimin e popujve siç u shkatërruan ata para nesh. Ajo që është shkak për shkatërrim është e ndaluar.

 

Nga “Kaulu mufid ala kitabi teuhid” i Shejkh Muhamed ibn Salih el Uthejmin

 Përktheu: Tomor Boriçi

Burimijetes.com

03.10.2009

 

 

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com