All for Joomla All for Webmasters

SË PARI TEUHIDI!

. Posted in Eja në Islam.

Pin It

 

Dijetari i madh Ibnul Kajim (Allahu e mëshiroftë!) në librin e tij me titull "Mederixh es Selikin", thotë:

"Kurani, nga fillimi deri në fund, është ngulitës dhe mbjellës i teuhidit, pasi që ai ose është kallëzim i cili të njehë me Allahun dhe Qenien e Tij Zotërues i vetëm, me veprat e Tij, me emrat dhe cilësitë e Tij, e ky pra është teuhidi teorik, ose është urdhër për t'ia përkushtuar fenë vetëm Atij, për të qenë i zellshëm dhe zbatues i urdhëresave të Tij, e ky është teuhidi praktik, ose është sqarues për atë çka Allahu i Madhëruar ka përgatitur si shpërblim për ata të cilët ia përkushtuan fenë Atij dhe ishin të zellshëm në bindje ndaj Tij, i tillë pra është shpërblimi dhe nderimi i atyre të cilët e posedojnë teuhidin, ose është kallëzues për ndëshkimin, herët a vonë, të cilin Allahu i Madhëruar e ka përgatitur për ata të cilët nuk ishin të bindur ndaj Tij, i shoqëronin shok dhe e mohonin Atë, e s'ka dyshim se i tillë është ndëshkimi i atyre të cilët nuk e zbatojnë teuhidin, ose në të ka përmendje të xhenetit dhe zjarrit, ku vihen në dukje mrekullitë e xhenetit të cilat janë shpërblimi i atyre të cilët e zbatuan teuhidin dhe agonitë e zjarrit të cilat i përjetojnë ata të cilët e kundërshtuan atë.”

 

Përgatiti: Unejs Sheme

Burimi Jetes

05.02.2016

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com