All for Joomla All for Webmasters

TEUHIDI ER RUBUBIJEH

. Posted in Eja në Islam.

Pin It

 

Besimi në njësimin e Allahut si i vetmi Zot, Krijues, Sundues etj.

Lloji i parë prej tri llojeve të ndarjes së teuhidit, është teuhidi rububije - Njësimi i Allahut në zotërim. Me të është për qëllim të pohosh me bindje të thellë dhe besim të plotë se vetëm Allahu i Madhëruar është Krijuesi, Furnizuesi, Mirëbërësi, Drejtuesi, Sistemuesi i të gjitha çështjeve të cilat kanë të bëjnë me krijesat e Tij. S'ka krijues tjetër përveç Tij, s'ka të adhuruar tjetër që meriton të adhurohet përveç Tij, s'ka kush që jep jetë dhe përcakton vdekje përveç Tij dhe askush përveç Allahut nuk komandon në gjithësi.

 

قُلْ مَنْ رَبُّ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ قُلِ اللَّهُ

 

"Thuaj: “Kush është Zoti i qiejve e i tokës!”Thuaj: “Allahu!”[1]

 

الْحَمْدُ لِلَّهِ رَبِّ الْعَالَمِينَ (2)

 

I Lartëmadhëruari thotë: "Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve!"[2]

 

Po ashtu thotë:

ذَلِكُمُ اللَّهُ رَبُّكُمْ

"Ky është Allahu, Zoti juaj..."[3]

 

Ajetet që përmbajnë këtë kuptim dhe që sqarojnë këtë lloj të njësimit janë të shumta.

 

Po ashtu, të gjitha ajetet në Kuran në të cilat përmendet krijimi, dhënia e jetës, përcaktimi i vdekjes, kontrolli mbi gjithësinë, bujaria, sistemimi (i çështjeve), gjykimi dhe përcaktimi etj., janë prej besimit në teuhidin e zotërimit (rububije). Allahu i Madhëruar thotë:

 

يَا أَيُّهَا النَّاسُ اعْبُدُوا رَبَّكُمُ الَّذِي خَلَقَكُمْ وَالَّذِينَ مِنْ قَبْلِكُمْ لَعَلَّكُمْ تَتَّقُونَ (21) الَّذِي جَعَلَ لَكُمُ الْأَرْضَ فِرَاشًا وَالسَّمَاءَ بِنَاءً وَأَنْزَلَ مِنَ السَّمَاءِ مَاءً فَأَخْرَجَ بِهِ مِنَ الثَّمَرَاتِ رِزْقًا لَكُمْ فَلَا تَجْعَلُوا لِلَّهِ أَنْدَادًا وَأَنْتُمْ تَعْلَمُونَ (22)

 

"O njerëz! Adhurojeni[4]Zotin tuaj, i Cili ju ka krijuar ju dhe ata që kanë qenë para jush, në mënyrë që të bëheni të devotshëm.[5]I Cili për ju e ka bërë tokën shtrat dhe qiellin tavan,[6]e nga qielli Ai zbret ujë(shi) me të cilin nxjerr prej fryteve të ndryshme furnizim për ju. Kështu që mos i bëni shokë Allahut duke qenë se e dini.[7][8]

 

Allahu krijoi, bëri, dhuroi, dha jetë, kontrolloi- të gjitha këto janë shprehëse të njësimit në zotërim (rububije) dhe të besuarit në to është prej besimit në zotërimin e Allahut. Këtë lloj të njësimit politeistët (idhujtarët) e pranonin dhe nuk e refuzonin. Në lidhje me këtë, Allahu i Madhëruar thotë:

 

قُلْ لِمَنِ الْأَرْضُ وَمَنْ فِيهَا إِنْ كُنْتُمْ تَعْلَمُونَ (84) سَيَقُولُونَ لِلَّهِ قُلْ أَفَلَا تَذَكَّرُونَ (85) قُلْ مَنْ رَبُّ السَّمَاوَاتِ السَّبْعِ وَرَبُّ الْعَرْشِ الْعَظِيمِ (86) سَيَقُولُونَ لِلَّهِ قُلْ أَفَلَا تَتَّقُونَ (87) قُلْ مَنْ بِيَدِهِ مَلَكُوتُ كُلِّ شَيْءٍ وَهُوَ يُجِيرُ وَلَا يُجَارُ عَلَيْهِ إِنْ كُنْتُمْ تَعْلَمُونَ (88) سَيَقُولُونَ لِلَّهِ قُلْ فَأَنَّى تُسْحَرُونَ (89)

 

"Thuaj: “E kujt është toka dhe çdo gjë që ka në të, nëse jeni që e dini?” Ata do të thonë: “E Allahut.” Atëherëthuaju: “Përse pra nuk mendoni?” Thuaj: “Kush është Zoti i shtatë qiejve dhe Zot i Arshit të madh?” Ata do të thonë: “Allahu!” Thuaju: “E pse nuk frikësoheni pra?” Thuaj: “Në dorën e kujt është i tërë pushteti i çdo sendi, dhe Ai është që mbron (atë që do), e që prej Atij nuk mund të ketë të mbrojtur, nëse jeni që e dini?” Ata do të thonë: “Në Dorë të Allahut!” Thuaj: “E si mashtroheni pra?!”[9]

 

Përgatiti: Unejs Sheme

Burimi Jetes

12.02.2016

 

 


[1]Surja Rad, ajeti 16.

[2]surja Fatiha, ajeti 2.

[3]Surja Fatir, ajeti 13.

[4]Allahu i urdhëron të gjithë njerëzit që ta njësojnë Atë, duke e adhuruar vetëm Atë, duke iu përulur dhe nënshtruar vetëm Atij, duke e veçuar Atë si të vetmin Zot, Krijues, Rregullues dhe Zotërues të gjithçkaje.

[5]T’i ruheni Allahut dhe dënimit të Tij duke adhuruar vetëm Atë dhe duke iu bindur Atij.

[6]Qielli është quajtur “sema” i ngritur, për shkak se ai është i ngritur lartë tokës dhe krijesave që gjenden në të, dhe ai është si tavan dhe kupolë për tokën.

[7]E dini që nuk ka Zot tjetër që t’ju ketë krijuar e t’ju furnizojë përveç Allahut dhe e dini se ajo në të cilën iu thërret Profeti (Muhamedi) është e vërteta në të cilën nuk ka dyshim.

[8]Surja Bekare, ajetet 21-22.

[9]Surja Muminun, ajetet 84-89.

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com