All for Joomla All for Webmasters

TEUHIDI EL ESMAU UES SIFAT

. Posted in Eja në Islam.

Pin It

 

Besimi në njësimin e Allahut duke e veçuar Atë me Emrat e Bukur dhe Cilësitë e larta. Me këtë lloj të teuhidit është për qëllim: të besojmë me besim të paluhatshëm dhe t’i pohojmë me vendosmëri të plotë emrat dhe cilësitë e Tij, pra emrat e bukur të Allahut të Madhëruar dhe cilësitë e madhërishme të Tij, të cilat përmenden në Librin e Tij dhe në Sunnetin e të Dërguarit të Tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.

 

Ne të gjithë e kemi të qartë numrin e madh të emrave dhe cilësive të përmendura në Kuran dhe Sunnet. Madje, thuajse nuk gjen ajet në Kuran i cili të mos përfundojë me ndonjë emër apo cilësi prej emrave dhe cilësive të Allahut të Lartmadhëruar. Allahu i Lartmadhëruar thotë:

 

وَلِلَّهِ الْأَسْمَاءُ الْحُسْنَى فَادْعُوهُ بِهَا وَذَرُوا الَّذِينَ يُلْحِدُونَ فِي أَسْمَائِهِ سَيُجْزَوْنَ مَا كَانُوا يَعْمَلُونَ (180)

 

"Allahu ka emrat më të mirë, andaj Atë thirreni me ata e largohuni nga ata që bëjnë shtrembërime me emrat e Tij. Ata kanë për t’u shpërblyer (me dënim)për veprimet e tyre."[1]

 

Po ashtu i Lartmadhëruari thotë:

 

اللَّهُ لَا إِلَهَ إِلَّا هُوَ لَهُ الْأَسْمَاءُ الْحُسْنَى (8)

 

"Ai është Allahu, nuk ka zot tjetër që meriton të adhurohet me të drejtë përveç Tij. Atij i takojnë Emrat më të bukur."[2]

Po ashtu thotë: 

قُلِ ادْعُوا اللَّهَ أَوِ ادْعُوا الرَّحْمَنَ أَيًّا مَا تَدْعُوا فَلَهُ الْأَسْمَاءُ الْحُسْنَى (110)

 

"Thuaj: “Thërrisni: Allah, ose thërrisni: Er Rrahman! Me cilindo që ta thërrisni (me këta dy emra),emrat e Tij janë më të bukurit."[3]

 

Allahu thotë:

 

هُوَ اللَّهُ الَّذِي لَا إِلَهَ إِلَّا هُوَ عَالِمُ الْغَيْبِ وَالشَّهَادَةِ هُوَ الرَّحْمَنُ الرَّحِيمُ (22) هُوَ اللَّهُ الَّذِي لَا إِلَهَ إِلَّا هُوَ الْمَلِكُ الْقُدُّوسُ السَّلَامُ الْمُؤْمِنُ الْمُهَيْمِنُ الْعَزِيزُ الْجَبَّارُ الْمُتَكَبِّرُ سُبْحَانَ اللَّهِ عَمَّا يُشْرِكُونَ (23) هُوَ اللَّهُ الْخَالِقُ الْبَارِئُ الْمُصَوِّرُ لَهُ الْأَسْمَاءُ الْحُسْنَى يُسَبِّحُ لَهُ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ وَهُوَ الْعَزِيزُ الْحَكِيمُ (24)

 

"Allahu është Ai përveç të Cilit s'ka të adhuruar tjetër të merituar, por vetëm Ai, i Gjithëdituri i të fshehtës dhe të dukshmes, Ai është Mëshiruesi, Mëshirëbërësi! Allahu është Ai përveç të Cilit s'ka të adhuruar tjetër të merituar, por vetëm Ai, Sunduesi, i Shenjti, Shpëtimtari, Siguruesi, Mbikëqyrësi, i Plotfuqishmi, Mbizotëruesi, i Madhërishmi. I Lartësuar është Allahu nga çka i shoqërojnë! Ai është Allahu, Krijuesi, Shpikësi, Formësuesi. Të tij janë Emrat më të bukur. Atë (Allahun)e madhëron çka ka në qiej e në tokë dhe Ai është Ngadhënjyesi, i Urti!”[4]

 

Në këtë kontekst të begatë i cili përbën edhe fundin e sures El Hashër, janë përmendur plotë shtatëmbëdhjetë emra prej Emrave të Allahut të Lartmadhëruar. Po ashtu, edhe ajeti Kursij i cili është ajeti më madhështor në Kuran, përmban pesë nga Emrat e Allahut të Madhëruar dhe më tepër se njëzetë cilësi prej cilësive të Tij. Për këtë arsye, ky ajet është ajeti më madhështor në Kuran. Ndërsa surja El Ikhlas, vlera e së cilës është e barabartë me një të tretën e Kuranit, është quajtur me këtë emër (El Ikhlas - Sinqeriteti) ngase u përkushtohet tërësisht cilësive të Mëshiruesit.

 

Ai i cili nuk beson në këto tre lloje të teuhidit, nuk është njësues, madje nuk është as besimtar që beson në Allahun e Lartmadhëruar, ngase besimi në Allahun nuk themelohet dhe nuk ngrihet ndryshe përveç mbi këto tri shtylla, të cilat ishin: Besimi në njësimin e Allahut si i vetmi Zot (Krijues, Sundues), në njësimin e Tij si i Vetmi i Adhuruar dhe në njësimin e emrave dhe cilësive të Tij. Madje, arsyeja për të cilën feja Islame është quajtur ndryshe dhe "teuhid - njësim", qëndron në faktin se ajo ngrihet mbi të besuarit në njësimin e Allahut si i vetmi Zotërues, i vetmi i Adhuruar dhe i vetmi i Cili posedon emrat më të bukur dhe cilësitë më të larta.

 

Përgatiti: Unejs Sheme

Burimi Jetes

27.02.2016

 



[1]Surja Earaf, ajeti 180.

[2]Surja Taha, ajeti 8.

[3]Surja Isra, ajeti 110.

[4]Surja Hashr, ajetet 22-24.

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com