All for Joomla All for Webmasters

DËSHMIA “LA ILAHE IL-LALL-LLAH”

. Posted in Eja në Islam.

Pin It

 

Dëshmia “La ilahe il-lAll-llah Muhamedun resulullah” është obligimi parësor për çdo njeri. "La ilahe il lAllah" është fjala e teuhidit. Ajo është e rëndë në peshoren e atij që e thotë, ia rrit vlerën atij që beson në të dhe në ato që ajo aludon.

 

La ilahe il-lAllah nënkupton: nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut. Nëse adhurohet diçka tjetër përveç Tij, ai adhurim është i pavlefshëm. Allahu i Madhëruar thotë:

 

ذَلِكَبِأَنَّ اللَّهَ هُوَ الْحَقُّ وَأَنَّ مَا يَدْعُونَ مِنْ دُونِهِ هُوَالْبَاطِلُ وَأَنَّ اللَّهَ هُوَ الْعَلِيُّ الْكَبِيرُ

 

Kjo është kështu, sepse Allahu është e Vërteta (i vetmi që meriton të adhurohet), kurse gjithçka që adhurohet përveç Tij, është e pavërteta. Dhe, pa dyshim, Allahu është më i Lartësuari dhe i Madhërishmi.” El Haxh, 62

 

Allahu i Madhëruar  thotë:

 

فَاعْلَمْ أَنَّهُ لَا إِلَهَ إِلَّا اللَّهُ

 

Dije, se nuk ka të adhuruar tjetër të vërtetë përveç Allahut...” Muhamed 19

 

A është për qëllim me këtë fjalë që njeriu ta shprehë vetëm me gjuhën e tij duke mos ia ditur kuptimin dhe duke mos punuar me kushtet e saj?

Përgjigja: “Jo. Edhe munafikët thonë: “La ilahe il-lAll-llah”, por kjo nuk u bën dobi atyre, ngase ata nuk e kuptojnë domethënien e saj dhe nuk punojnë me kushtet e saj.

Madje jobesimtarët e kohës së Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem e dinin kuptimin e kësaj fjale, prandaj dhe refuzuan që ta thoshin. “Kur atyre u thuhej “La ilahe il lAllahu” hiqeshin mendjemëdhenj.”

Fjala la ilahe il-lAll-llah ka dy shtylla: mohim dhe pohim. “La ilahe” është mohim i çdo gjëje që adhurohet përveç Allahut, qoftë engjëll, profet, pemë, varrë etj., dhe “il-lAll-llah” është pohim i adhurimit vetëm për Allahun, Një e të vetëm.

 

Përgatiti: Unejs Sheme

Burimi Jetes

27.02.2016

 

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com