All for Joomla All for Webmasters

DËSHMIA “MUHAMEDUN RASULULLAH”

. Posted in Eja në Islam.

Pin It

 

Dëshmia “Muhamedun resulullah – Muhamedi (alejhis selam) është i Dërguari i Allahut” nënkupton: nuk pasohet askush tjetër me të drejtë përveç të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. Kush pasohet përveç tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, për të cilin nuk ka argument, ai është i pasuar në të kotën. Allahu i Madhëruar thotë:

 

اتَّبِعُواْ مَا أُنزِلَ إِلَيْكُم مِّن رَّبِّكُمْ وَلاَ تَتَّبِعُواْ مِن دُونِهِ أَوْلِيَاء قَلِيلاً مَّا تَذَكَّرُونَ

 

Ndiqni atë që ju është zbritur nga Zoti juaj e mos ndiqni mbrojtës të tjerë, përveç Tij. Sa pak që i pranoni këshillat!” [1]

 

Allahu i Madhëruar thotë:

 

فَلَا وَرَبِّكَ لَا يُؤْمِنُونَ حَتَّى يُحَكِّمُوكَ فِيمَا شَجَرَ بَيْنَهُمْ ثُمَّ لَا يَجِدُوا فِي أَنْفُسِهِمْ حَرَجًا مِمَّا قَضَيْتَ وَيُسَلِّمُوا تَسْلِيمًا

 

 “Por jo,[2]për Zotin tënd (o Muhamed!),ata nuk do të besojnë,[3]derisa të të marrin ty për gjykues në mospajtimet mes tyre, e pastaj të mos ndiejnë kurrfarë pakënaqësie nga gjykimi yt[4]dhe të të dorëzohen plotësisht.[5]” [6]

 

Gjithashtu i Madhëruari thotë:

 

وَمَا كَانَ لِمُؤْمِنٍ وَلَا مُؤْمِنَةٍ إِذَا قَضَى اللَّهُ وَرَسُولُهُ أَمْرًا أَن يَكُونَ لَهُمُ الْخِيَرَةُ مِنْ أَمْرِهِمْ وَمَن يَعْصِ اللَّهَ وَرَسُولَهُ فَقَدْ ضَلَّ                                   ضَلَالًا مُّبِينًا

Nuk i takon asnjë besimtari apo besimtareje të vërtetë që, kur Allahu dhe i Dërguari i Tij vendosin për një çështje, ata të kenë të drejtë të zgjedhin në atë çështje të tyren. Kush e kundërshton Allahun dhe të Dërguarin e Tij, ai me siguri ka humbur.” [7]

 

Përgatiti: Unejs Sheme

Burimi Jetes

27.02.2016

 

 



[1]Surja Earaf, ajeti 3.

[2]Nuk është ashtu si pretendojnë ata se gjoja besojnë në atë që i ka zbritur Muhamedit alejhi selam.

[3]Nuk do të besojnë as tek Allahu, as tek i Dërguari i Tij dhe as tek ajo që Allahu i ka shpallur të Dërguarit të Tij.

[4]Të mos ngarkohen me gjynah duke refuzuar apo mospëlqyer gjykimin tënd dhe duke dyshuar në bindjen ndaj teje dhe se gjykimi yt është i vërtetë dhe nuk lejohet të kundërshtohet.

[5]Të dorëzohen plotësisht para gjykimit tënd dhe të pranojnë me bindje profetësinë tënde.

[6]Surja Nisa, ajeti 65.

[7]Surja Ahzab, ajeti 36.

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com