All for Joomla All for Webmasters

KU NDODHET ALLAHU?

. Posted in Eja në Islam.

Pin It

 

Allahu i Madhëruar thotë:

الرَّحْمَنُ عَلَى الْعَرْشِ اسْتَوَى

 

I Gjithëmëshirshmi mbi Fron u ngrit (si i takon Madhërisë së Tij).” [1]

 

Allahu i Madhëruar thotë: “...e pastaj u ngrit mbi Fronin hyjnor…” në gjashtë vende në Kuran, që janë:

1.  Sure El Earaf, ajeti 54,[2]

2.  Sure Junus, ajeti 3,[3]

3.  Sure Er Rad, ajeti 2,[4]

4.  Sure El Furkan, ajeti 59,[5]

5.  Sure Es Sexhde, ajeti 4,[6]

6.  Sure El Hadid, ajeti 4.[7]

 

I Madhëruari thotë:

 

إِلَيْهِ يَصْعَدُ الْكَلِمُ الطَّيِّبُ وَالْعَمَلُ الصَّالِحُ يَرْفَعُهُ

 

Tek Ai ngjiten fjalët e bukura, ndërsa veprën e mirë Ai e ngre Vetë.” Fatir, 10.

 

Transmetohet nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu se ka thënë: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kur Allahu krijoi krijesat, në librin e tij i cili ndodhet tek Ai lart mbi Arsh, shkroi: “Mëshira ime ia ka kaluar Hidhërimit tim.” [8]

 

Transmetohet nga Muauije bin el Hakem es Sulemi radijAllahu anhu se ka thënë: “Kam pasur një robëreshë e cila ruante bagëtinë time mes Uhudit dhe El Xheuanijeh. Një ditë vërejta ujkun duke u larguar me një prej deleve nga bagëtia që ajo ruante. Meqë jam njeri prej bijve të Ademit, u hidhërova ashtu siç hidhërohen (njerëzit) dhe e godita atë. Shkova tek i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe i tregova për këtë rast, por atij nuk erdhi mirë për veprim tim. Thashë: “O i Dërguari i Allahut, a ta liroj atë?” Tha:“Ma sillni këtu!” Ia solla dhe i tha asaj: “Ku është Allahu?” Tha:“Lart mbi qiej.” Tha:“Kush jam unë?”Tha:“Ti je i Dërguari i Allahut.” Tha:“Liroje atë, ngase ajo është besimtare.” [9]

 

Përgatiti: Unejs Sheme

Burimi Jetes

28.02.2016

 



[1]  Surja Taha, ajeti 5.

[2]“Në të vërtetë, Zoti juaj është Allahu, që krijoi qiejt dhe Tokën për gjashtë ditë e pastaj u ngrit mbi Fronin hyjnor (që mbisundon gjithësinë).”

[3]“Vërtet që Zoti juaj është Allahu, i Cili i krijoi qiejt dhe Tokën për gjashtë ditë, pastaj u ngrit mbi Fron.”

[4]“Allahu është Ai që qiejt i ka ngritur me shtylla, të cilat nuk mund t’i shihni e më pas është ngritur mbi Fron.”

[5]“epastaj u ngrit mbi Fron. Ai është i Gjithëmëshirshmi.”

[6]“Allahu është Ai që ka krijuar qiejt dhe Tokën dhe çdo gjë që gjendet midis tyre, për gjashtë ditë, pastaj është ngritur mbi Fron.”

[7]“Ai i krijoi qiejt dhe Tokën për gjashtë ditë, pastaj u ngrit mbi Fron.” Po ashtu përmendet edhe në suren “Taha” ajeti 5: “I Gjithëmëshirshmi mbi Fron u ngrit (si i takon Madhërisë së Tij).”

[8]Buhariu 3022 dhe Muslimi 2721.

[9]Muslimi 537.

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com