All for Joomla All for Webmasters

NDALIMI I BËRJES SË LUTJES DIKUJT TJETËR PËRVEÇ ALLAHUT

. Posted in Eja në Islam.

Pin It

 

Lutja është adhurim dhe nuk i bëhet askujt tjetër përveçse Allahut të Madhëruar. Allahu i Madhëruar thotë:

 

إِن يَدْعُونَ مِن دُونِهِ إِلاَّ إِنَاثًا وَإِن يَدْعُونَ إِلاَّ شَيْطَانًا مَّرِيدًا لَّعَنَهُ اللّهُ وَقَالَ لَأَتَّخِذَنَّ مِنْ عِبَادِكَ نَصِيبًا مَّفْرُوضًا

 

Ata nuk lusin tjetër veçse idhuj me emra femërorë[1]dhe nuk lusin veçse djallin e pabindur.[2]Atë e mallkoi Allahu, kurse ai tha: “Unë, doemos do të bëj për vete një pjesë të caktuar të robërve të Tu.[3]” En Nisa 117-118

 

Allahu i Madhëruar thotë:

 

قُلْ أَنَدْعُو مِن دُونِ اللّهِ مَا لاَ يَنفَعُنَا وَلاَ يَضُرُّنَا وَنُرَدُّ عَلَى أَعْقَابِنَا بَعْدَ إِذْ هَدَانَا اللّهُ كَالَّذِي اسْتَهْوَتْهُ الشَّيَاطِينُ فِي الأَرْضِ حَيْرَانَ لَهُ أَصْحَابٌ يَدْعُونَهُ إِلَى الْهُدَى ائْتِنَا قُلْ إِنَّ هُدَى اللّهِ هُوَ الْهُدَىَ وَأُمِرْنَا لِنُسْلِمَ لِرَبِّ الْعَالَمِينَ

Thuaj: “A të adhurojmë në vend të Allahut çfarë nuk na sjell as dobi, as dëm?! A të kthehemi mbrapsht, pasi Allahu na udhëzoi, duke u bërë si i magjepsuri nga djajtë, që sillet i çoroditur nëpër tokë, ndonëse shokët e thërrasin në rrugë të drejtë: “Eja tek ne”?! Thuaj: “Udhëzimi i Allahut është i vetmi udhëzim i drejtë! Ne jemi të urdhëruar t’i nënshtrohemi Zotit të botëve.” El Enam 71

Allahu i Madhëruar thotë:

إِنَّ الَّذِينَ تَدْعُونَ مِن دُونِ اللّهِ عِبَادٌ أَمْثَالُكُمْ فَادْعُوهُمْ فَلْيَسْتَجِيبُواْ لَكُمْ إِن كُنتُمْ صَادِقِينَ

Në të vërtetë, ata që iu luteni ju, në vend të Allahut, janë robër si ju. Thirrini ata dhe le t’ju përgjigjen, nëse thoni të vërtetën!” [4]

Transmetohet nga En Numan bin Beshir radijAllahu anhuma se ka thënë: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Lutja është adhurim.”Pastaj lexoi: “Zoti juaj ka thënë: “Lutmuni Mua, se do t’ju përgjigjem! Me të vërtetë, ata që tregohen mendjemëdhenj e nuk duan të Më adhurojnë, do të hyjnë në xhehenem të poshtëruar.[5]

Çështje me rëndësi!

Pyetje: “Shejh i nderuar, disa njerëz kur kanë ndonjë nevojë shkojnë të ata që quhen “Eulija” dhe “Njerëz të mirë”, duke kërkuar prej tyre plotësimin e nevojës. Cili është gjykimi i marrjes së ndërmjetësve mes Allahut dhe robërve të Tij? A të nxjerrë kjo nga rrethi i Islamit?”

Shejhu i nderuar Salih el Feuzani (Allahu e ruajttë!): “Kush ka ndonjë nevojë, le të drejtohet tek Allahu dhe të mos shkojë tek askush tjetër. Të mos shkojë tek krijesat, sepse ata nuk kanë mundësi t’jua plotësojnë nevojat në vend të Allahut të Lartësuar, por të shkojë drejt Allahut me dua, e duke i shpeshtuar ato. Kush shkon tek (të vetëquajturit) “eulija” dhe “njerëz të mirë”, duke kërkuar përmbushje të nevojave apo ndihmë prej tyre, personi i tillë është politeist dhe ka bërë shirk të madh i cili të nxjerrë nga feja, sepse ka lutur dikë tjetër përveç Allahut, ka adhuruar dikë tjetër përveç Allahut. Allahu Lartësuar thotë: “Adhuroni Allahun e mos adhuroni bashkë me Të diçka tjetër.[6] Lute Allahun me sinqeritet, duke ia drejtuar lutjen vetëm Atij.

Dhe thotë: “Dhe kushdo që lut (ose adhuron)në vend të Allahut çdo zot tjetër për të cilin nuk ka asnjë provë, atëherë llogaria e tij është vetëm te Zoti i tij. Vërtet që mohuesit nuk do të kenë kurrë sukses.[7] Pra, i quajti mohues.

Gjithashtu thotë: “Dhe vërtet që xhamitë janë për Allahun, kështu që mos lutni asnjë tjetër bashkë me Allahun.”[8]

Detyrë është që duaja të jetë me sinqeritet vetëm për Allahun. Po kështu dhe adhurimet e të gjitha llojeve dhe heqja dore nga lidhja me “eulijatë”, “njerëzit e mirë”, tyrbet e varret. Të gjitha këto veprime janë shirk i madh i personit që lidhet me to.”[9]

 

Përktheu: Unejs Sheme

Burimi Jetes

05.03.2016

 

[1]Idhujtarët e asaj kohe në Mekë adhuronin idhuj që vetë i kishin emërtuar me emra femërorë, si: Uzza, Naila, Nesra, Menata, etj. Është për qëllim të përçmohen këta idhuj të tyre sepse jo vetëm që nuk kanë cilësi hyjnore, por kanë cilësi e emërtime të mangëta e përçmuara edhe në traditën e njerëzve.

[2]Në të vërtetë, këta idhujtarë nuk lusin veçse djallin e pabindur dhe të panënshtruar ndaj urdhrit të Allahut, i cili është armiku i tyre dhe që në të vërtetë dëshiron humbjen dhe shkatërrimin e tyre me të gjitha rrugët e mundshme.

[3]Do të mashtroj një pjesë të caktuar të robërve të Tu me thirrjen time dhe kushdo që i përgjigjet asaj, ai është nga pjesa e caktuar për mua, të cilët do të jenë në zjarr bashkë me mua. Që ta dinë ata të cilët kundërshtojnë Profetin pasi iu është bërë e qartë e vërteta dhe ndjekin rrugë tjetër nga ajo e besimtarëve, se ata janë nga pjesa e caktuar për shejtanin e mallkuar, dhe se ata janë ata për të cilët u vërtetua hamendja e Iblisit, se do të ndiqnin atë. (Shih: Es Sebe’, 20).

[4]Surja Earaf, ajeti 194.

[5]Surja Gafir, ajeti 60. Ebu Daudi, Et Tirmidhi dhe Ibën Maxhe. E ka saktësuar shejh Albani (Allahu e mëshiroftë!) në “Sahihu Suneni Ebi Daud” me nr. 1479, në “Sahihu Suneni et Tirmidhi” me nr. 3372 dhe në shënimet e tij te “Suneni Ibën Maxhe” me nr. 3896.

[6]Surja Nisa, ajeti 36.

[7]Surja Muminun, ajeti 117.

[8]  Surja Xhin, ajeti 18.

[9]Fetaua nurun ala ed derb”.

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com