All for Joomla All for Webmasters

TEVESULI (NDËRMJETËSIMI)

. Posted in Eja në Islam.

Pin It

 

 Tri llojet e tevesulit janë:

1.Tevesuli tek Allahu përmes Emrave të Allahut dhe Cilësive të Tij. Argument për këtë është Fjala e Allahut të Madhëruar: “Allahut i përkasin Emrat më të bukur, andaj thirreni Atë (lutuni Atij) me ta!”[1]

Dhe Fjala e Tij:

وَأَدْخِلْنِي بِرَحْمَتِكَ فِي عِبَادِكَ الصَّالِحِينَ

“Më prano me mëshirën Tënde në gjirin e robërve të Tu të devotshëm!”[2]

2.Tevesuli tek Allahu përmes punëve tua të mira. Argument për këtë është Fjala e Allahut të Madhëruar:

الَّذِينَ يَقُولُونَ رَبَّنَا إِنَّنَا آمَنَّا فَاغْفِرْ لَنَا ذُنُوبَنَا وَقِنَا عَذَابَ النَّارِ

“Ata të cilët thonë: Zoti ynë! Me të vërtetë kemi besuar, andaj na i fal gjynahet tona dhe na ruajë nga dënimi i zjarrit!”[3]

Dhe Fjala e Tij:

رَبَّنَا آمَنَّا بِمَا أَنْزَلْتَ وَاتَّبَعْنَا الرَّسُولَ فَاكْتُبْنَا مَعَ الشَّاهِدِينَ

“Zoti ynë! Ne besojmë atë që na ke shpallur dhe pasojmë të Dërguarin (Isain).Na shkruaj pra bashkë me dëshmitarët!”[4]

Argument prej Sunetit është hadithi i tre personave, të cilët ishin në shpellë dhe guri ua zuri hyrjen e shpellës. Secili prej tyre iu drejtua Allahut me punën më të mirë dhe më të sinqertë të tij.[5]

3. Tevesuli me anë të lutjes së atij i cili ka vepra të mira. Argument për këtë është hadithi i Enes bin Malik radijAllahu anhu: “Ndërsa i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ishte duke ligjëruar, i erdhi një person e i tha: “O i Dërguari i Allahut!Thatësi e madhe, andaj lute Allahun të na sjellë shi!” Ai, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, e luti Allahun dhe ra shi.”

 

 

Përgatiti: Unejs Sheme

Burimi Jetes

27.03.2016

 

 



[1]Surja Earaf, ajeti 180.

[2]Surja Neml, ajeti 19.

[3]Surja Imran,ajeti 16.

[4]Surja Imran, ajeti 53.

[5]Muttefekun alejhi.

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com