All for Joomla All for Webmasters

ÇFARË DO TË THOTË “ISLAM”?

. Posted in Eja në Islam.

Pin It

 

Fjala “Islam” nënkupton:dorëzimi ndaj Allahut me njësim (teuhid), përulja ndaj Tij me bindje (duke punuar ato gjëra që Ai ka urdhëruar) dhe largimi prej shirkut dhe pasuesve e tij. Allahu i Madhëruar thotë:

 

إِنَّ الدِّينَ عِندَ اللّهِ الإِسْلاَمُ

 

Me të vërtetë feja e pranueshme tek Allahu është vetëm Islami.[1]

 

Allahu i Madhëruar thotë:

وَرَضِيتُ لَكُمُ الإِسْلاَمَ دِينًا

 

dhe zgjodha që Islami të jetë feja juaj…”[2]

 

Allahu i Madhëruar thotë:

 

وَأَنِيبُوا إِلَى رَبِّكُمْ وَأَسْلِمُوا لَهُ مِن قَبْلِ أَن يَأْتِيَكُمُ الْعَذَابُثُمَّ لَا تُنصَرُونَ

 

Kthehuni tek Zoti juaj dhe nënshtrojuni Atij, para se t’ju vijë dënimi, sepse atëherë nuk do të mund t’ju ndihmojë kush.” [3]

 

Allahu i Madhëruar thotë:

فَلاَ تَمُوتُنَّ إَلاَّ وَأَنتُم مُّسْلِمُونَ

 

“…dhe mos vdisni ndryshe vetëm se duke qenë musliman.[4]

 

Allahu i Madhëruar thotë:

 

أَفَغَيْرَ دِينِ اللّهِ يَبْغُونَ وَلَهُ أَسْلَمَ مَن فِي السَّمَاوَاتِ وَالأَرْضِ طَوْعًا وَكَرْهًا وَإِلَيْهِ يُرْجَعُونَ

 

A mos kërkojnë fe tjetër nga ajo e Allahut,[5]ndërkohë që Atij i janë nënshtruar[6]të gjithë ata që gjenden në qiej e në tokë, me hir[7]a me pahir.”[8]

 

 

Përgatiti: Unejs Sheme

Burimi Jetes

07.04.2016

 



[1]Surja Imran, ajeti19.

[2]Surja Maide, ajeti 3.

[3]Surja Zumer, ajeti 54.

[4]Surja Bekare, ajeti 132.

[5]O ithtarë të Librit! A mos kërkoni bindjen dhe nënshtrimin ndaj dikujt tjetër përveç bindjes dhe nënshtrimit ndaj Allahut.

[6]Me adhurim e bindje, pa i shoqëruar asgjë.

[7]Engjëjt dhe besimtarët, të cilët i binden Allahut dhe i nënshtrohen Atij me dëshirë, ashtu si i ka udhëzuar Ai.

[8]Të gjitha krijesat, madje edhe mosbesimtarët, sepse të gjithë i nënshtrohen ligjit dhe caktimit të vendosur nga Allahu, dhe nuk mund të dalin prej tij.

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com