All for Joomla All for Webmasters

SQARIMI I SHIRKUT DHE FORMAVE TË TIJ NGA DIJETARËT HANEFI

. Posted in Njohuri rreth Akides.

Pin It


Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Shumë njerëz mendojnë se dijetarët hanefi nuk i kanë kushtuar vëmendje çështjes së Teuhidit dhe besimit, por në realitet kush shfleton librat e tyre gjen përpjekje të panumërta në lidhje me sqarimin e tyre për umetin islam. Shkëputjet që do të sjellim më poshtë e vërtetojnë më mirë një fakt të tillë.

Përkufizimi i shirkut tek dijetarët Hanefi

Imam Abdulkadir Edehleuij –Allahu e mëshiroftë!- ka thënë: “Shirk është të besuarit se dikush veç Allahut meriton ndonjë cilësi prej cilësive të Tij, si p. Sh.: të thotë: filani di çdo gjë; apo se filani ka në dorë të mirën dhe të keqen; apo t’i kushtojë ndonjë vepër adhurimi dikujt tjetër në vend të Allahut, si të bjerë në sexhde apo ta lusë për nevojat”.

Ndërsa imam Muhamed Ismail Edehleuij –Allahu e mëshiroftë!- ka thënë: “Shirk nuk është vetëm fakti që njeriu të barazojë dikë me Allahun pa asnjë lloj ndryshimi! Përkundrazi realiteti i shirkut është që dikush të vijë me vepra dhe gjëra të cilat Allahu i ka veçuar vetëm për Të dhe të cilat i ka bërë simbole të adhurimit të Tij, e t’ia dedikojë dikujt, si t’i bjerë në sexhde dikujt, të presë kurban me emrin e tij apo të betohet në të, t’i kërkojë ndihmë atij kur është në vështirësi, apo të mendojë se ai është prezent dhe se vepron në gjithësi. Të gjitha këto janë shirk dhe ai që i kryen konsiderohet mushrik (idhujtar)”.

Llojet e shirkut tek dijetarët hanefi

Siç do ta shohim më poshtë, dijetarët hanefi në librat e tyre kanë përmendur disa lloje shirku që gjendeshin në shoqëritë muslimane të asaj kohe, normalisht nuk i kanë përmendur të gjitha, porse ajo që na intereson ne është fakti se këta dijetarë janë përpjekur realisht për zbardhjen e një fakti të tillë; shirku, i cili është gjynahu më i madh që është bërë në tokë.

Tehaneui ka përmendur disa lloje të shirkut ku thotë: “Shirku është në disa forma, prej tyre: shirku në adhurim.” Allahu thotë: “Çdo populli Ne i çuam një të dërguar (që u thoshte): ‘Adhuroni Allahun dhe shmangni idhujt!” En Nahl, 36.

Shirku në bindje, në emërtim. Allahu thotë: “Mos hani asnjë mish që nuk është therur me emrin e Allahut, sepse kjo është gjynah!” El En’am, 121.

Shirku në dije. Allahu thotë: “Vetëm Ai e di të padukshmen dhe nuk ia zbulon atë askujt”. El Xhin, 26.

Si dhe shirku në fuqi. Allahu thotë: “Në të vërtetë, ata që ju i adhuroni në vend të Allahut, nuk kanë pushtet t’ju furnizojnë”. El Ankebut, 17.

Ndërsa Muhamed Ismail ka përmendur një numër të konsiderueshëm veprash të cilat janë shirk, prej tyre:  shirku i lutjes së eulijave dhe kërkimi i mbrojtjes prej tyre; shirku i zotimit dhe prerjes së kurbanit për deliun; shirku në emërtim, duke ia atribuuar fëmijët eulijave, pra se ata janë dhuratë nga ata e jo nga Allahu, kështu që i emërtojnë me emrat e tyre; shirk është dhe betimi për dikë tjetër në vend të Allahut; lidhja e fijeve (nuskave) të cilat kanë emra të eulijave në duart apo këmbët e fëmijëve, (duke besuar se një gjë e tillë do t’i ruaj nga syri etj).

Rrugët të cilat të çojnë në shirk prej të cilave kanë tërhequr vërejtjen dijetarët hanefi

Dijetarët hanefi si të gjithë dijetarët e medhhebeve të tjera kanë deklaruar hapur ndalimin e kryerjes së veprave të cilat janë rrugë për shirkun, si: lyerja e varreve dhe ngritja e tyre si ndërtesa, marrja e tyre si faltore, ndriçimi i tyre, lutja e Allahut në to, marrja e tyre si vend festash, si dhe marrja e udhëtimeve për të shkuar tek ato.

Muhamed Alaedin El Haskefi ka thënë: “Dije se zotimet dhe premtimet që bëjnë shumica e njerëzve të thjeshtë për të vdekurit, çuarja e qirive, lekëve apo të tjera si këto nëpër varret e të ashtuquajturve njerëz të mirë, që të afrohen tek ata, është vepër e paligjshme dhe e ndaluar sipas mendimit unanim të gjithë dijetarëve.

Ndërsa Imam Ibën Abidinduke komentuar fjalët e mësipërme ka thënë se thënia e imamit “që të afrohen tek ata” si të thotë tek varri (apo t’i drejtohet të vdekurve): Nëse ma kthen të humburin, apo nëse ma shëron të sëmurin, do të jap për ty kaq flori, argjend, lek, ushqim, qirinj, etj. Pra kjo është një zotim, dhe zotimi është adhurim që nuk duhet t’i atribuohet krijesës, por Allahut, sepse krijesa nuk posedon gjë.

Imam Alusigjatë komentimit të ajetit kuranor: “Vetëm Allahut i takon adhurimi i vërtetë. Sa për ata që marrin mbrojtës të tjerë, përveç Tij, duke thënë: ‘O njerëz, është sjellë një shembull, andaj dëgjojeni atë: ‘Idhujt që ju i adhuroni në vend të Allahut, nuk mund të krijojnë as edhe një mizë, edhe nëse bashkohen të gjithë për këtë. E, nëse miza u merr atyre diçka, ata nuk do të mund t’ia marrin. I dobët është përgjëruesi (adhuruesi), por edhe ai të cilit i përgjërohen (idhulli)’.” El Haxh, 73.

Nuk ka dyshim se pretendimet e atyre që lusin dhe u drejtojnë hallet dhe shqetësimet e tyre të ashtuquajturve njerëz të mirë, janë të njëjta me pretendimet e idhujtarëve të cilët thoshin: “Ne u lutemi atyre vetëm që të na afrojnë tek Allahu”. Ez Zumer, 3.

Ndërsa në një vend tjetër ka thënë: “Kam parë njerëz që lejojnë atë që bëjnë injorantët në varret e të ashtuquajturve njerëz të mirë, si: ngritjen e tyre, ndriçimin e tyre, faljen e namazit në to, bërjen e tavafit (rrotullimin rreth varrit), grumbullimin tek ato në kohë të veçanta etj. Të gjitha këto janë kundërshtim i Allahut dhe të dërguarit të Tij, si dhe janë bidate të cilat nuk i ka urdhëruar Allahu. Do të të mjaftonte për të kuptuar të vërtetën rreth këtyre fenomeneve të shikoje se si vepruan shokët e profetit me to dhe si u sollën me varrin e Profetit alejhi selam. Krahasoi ata dje, e krahasoi njerëzit sot! Allahu të udhëzoftë tek e drejta.”

Imam Ismail Ed-Dehleui ka thënë: “Dije se shirku është përhapur shumë tek njerëzit, ndërsa Teuhidi është bërë si diçka e huaj. Shumica e njerëzve sot nuk e njohin domethënien e shirkut, ata pretendojnë besimin ndërkohë që janë njollosur dhe përlyer me shirk. Është vërtet e rëndësishme që njerëzit përpara çdo gjëje të njohin shirkun dhe Teuhidin dhe gjykimin e tyre në Kuran dhe Hadith.

Lexues i nderuar! Këto ishin disa shkëndi të shkëputura nga barqet e librave të dijetarëve hanefi, të cilët janë përpjekur për t’u sqaruar njerëzve çështjen më të madhe për të cilën Allahu ka zbritur librat, ka dërguar profetët dhe ka krijuar Xhenetin e Zjarrin, kanë folur në to për Teuhidin dhe Shirkun, në mënyrë që njerëzit t’i njohin e të jenë të kujdesshëm që të mos bien në gjërat të cilat i kryenin injorantët përpara ardhjes së Islamit.

Në përfundim të këtij studimi modest mund të përmendim rezultatet më të rëndësishme:

1. Dijetarët hanefi kanë përpjekje për t’u falënderuar në lidhje me sqarimin e shirkut dhe llojeve e formave të tij, si dhe për kritikën që i kanë bërë shpikësve në fe dhe adhuruesve të varreve.

2. Shumica e muslimanëve sot për fat të keq nuk e njohin realitetin e Teuhidit ndaj dhe kanë rënë në shirk duke mos e kuptuar as ata vetë.

3. Shirku me të gjitha format e tij nuk është gjë tjetër vetëm se bela për njeriun dhe poshtërim për të, sepse ai kështu i nënshtrohet dhe i përulet krijesave të cilat nuk posedojnë dobinë e as dëmin e tyre.

Si përfundim, e lusim Allahun të na ruaj nga shirku dhe format e tij e të na bëjë prej atyre që adhurojnë vetëm Allahun e që të tillë do të jenë deri në vdekje. 

Bledar Haxhiu

Burimijetes.com

28.05.2009

Abdulkadir bin Abdurrahim Edehleuij, një nga dijetarët e njohur hanefi. Ka vdekur më 1230 h.

Teudihul Kuran 1/150.

Muhamed Ismail Abdulganij Edehleuij, ka lindur në Dehlij më 1193 h dhe ka vdekur më 1246 h.

Tekuijetul Ijman 22-23.

Muhamed bin Alij bin Hamid ka qenë fakih, letrar dhe mutekelim, ka qenë nga dijetarët hanefij maturidij. Ka vdekur më 1158 h.

Këtu ky dijetar ka patur për qëllim përmendjen e emrit të dikujt tjetër veç Allahut në therje.

Duke besuar se ka njerëz që dinë të fshehtën dhe të padukshmen.

Duke besuar se ka njerëz që janë të aftë të ndërhyjnë në univers dhe se ata kanë mundësi të bëjnë ç’të duan në të.

Eulijatë janë ata të cilët njerëzit i konsiderojnë si njerëz të devotshëm tek Allahu (edhe pse një pjesë e mirë nuk janë të tillë.

Si p.sh.: Abdunebij (robi i Profetit), hibetualij (dhurata e Aliut); këto emra janë shirk ndaj Allahut të Lartësuar.

Muhamed bin Alij bin Muhamed El-Husni i njohur si Alaedin El-Haskefi, ka qenë myftiu i hanefive në Damask, ka vdekur më 1088 h.

Durrarr Muhtar ma Rred el-Muhtar 2/439.

Muhamed Emin bin Umer bin Abdulaziz Abidin Dimeshki, ka lindur më 1198 h, ka qenë fakihu i Shamit dhe imami i hanefive në kohën e tij. Ka vdekur më 1252 h.

Sidomos pasi ka vdekur dhe është bërë pluhur. Vërtet habitesh kur shpesh shikon njerëz me shkollë dhe intelektual të cilët shkojnë nëpër tyrbe dhe u luten të vdekurve apo presin për ta kurban duke shpresuar se ata do t’i ndihmojnë e do t’u japin fat. Sa fatkeqësi e madhe për këta njerëz! Si është e mundur që shkolla dhe njohuritë që kanë marrë nuk i kanë bërë dobi për çështjen më elementare “se lutjet dhe adhurimet duhet t’i drejtohen vetëm Allahut, Zotit i Cili është i gjallë e që nuk vdes kurrë, dhe se njerëzit sado të mirë që të kenë qenë, nuk munden t’i bëjnë dot njeriut dobi apo dëm”.

Abdulbaki bin Mahmud Bin Abdulla Shihabedin Alusi, lindi më 1250 h në Irak, ka qenë letrar, komentues dhe fakih, ka vdekur më 1298 h.

Profeti alejhi selam porositi Aliun e ai e përçoi këtë porosi tek të tjerët që nëse shihnin varr të ngritur ta rrafshonin, e nëse shihnin statujë të gdhendur ta shkatërronin. Ndërsa ata që pretendojnë se janë muslimanë, sot po u bëjnë mekame e statuja njerëzve të ashtuquajtur të mirë dhe po shkojnë e po kërkojnë prej tyre. Subhanallah, po veprojnë si veprat e idhujtarëve për shkakun e së cilës Allahu dërgoi Profetin Muhamed alejhi selam.

Ruh el-Meani 15/339-340.

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com