All for Joomla All for Webmasters

FRIKA NGA SYFAQËSIA E CILA E FSHIN VEPRËN

. Posted in Njohuri rreth Akides.

Pin It

 

Kush frikësohet nga diçka, bën kujdes nga ajo dhe përpiqet të shpëtojë.

Kush frikësohet, vepron me gjallëri, e ai që punon më gjallëri, arrin gradat.

Për këtë janë frikësuar sahabët, tabi'inët dhe dijetarët e besimtarëve.

 

Allahu i Lartësuar thotë: "Dhe ata të cilët japin (sadaka, zekat) nga ajo që u është dhënë, zemrat e tyre i kanë plot frikë, ngaqë do të kthehen te Zoti i tyre." Mu'minun, 60.

 

Aisha -radijAllahu anha- ka thënë:

-O i Dërguari i Allahut, a bëhet fjalë për atë që bën zina, vjedh, pi alkool...? 

-Jo, oj bija e Ebu Bekrit, por për atë që agjëron, jep lëmoshë dhe falet, e përsëri frikësohet se ndoshta nuk i pranohet. – i tha.

(Ibn Maxhe, Termidhiu, Albani e ka vlerësuar sahih, në Silsiletu ehadith sahiha,nr.162 dhe ne sahih Inb Maxhe, 2/409)

 

Ibrahim  Et-Tejmi -Allahu e mëshiroftë!-  ka thënë:

"Sa herë që e kam krahasuar thënien time me veprat e mia, jam frikësuar se mos dal gënjeshtar."

(Buhariu me Fet'hul-Bari, 1/111)

 

Hasan El-Besriu -Allahu e mëshiroftë!-  ka thënë:

"Nuk i frikësohet syfaqësisë askush, përpos besimtarit dhe nuk është i sigurt prej saj askush, përpos munafikut."

“Sifatul munafikin” të Ibn Kajjimit, 36.

 

Burimi Jetes

22.05.2016

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com