All for Joomla All for Webmasters

EDHE DIÇKA RRETH SUFIZMIT

. Posted in Njohuri rreth Akides.

Pin It

 

Imam Shafiu -Allahu e mëshiroftë!- ka thënë: “Kushdo që i shoqëron sufitë për dyzet ditë, zor se i kthehet mendja serish në vendin e vet."

Po ashtu ai ka thënë: "Kush shoqërohet me sufitë në mëngjes, nuk vjen dreka veçse do ta gjeje te budallallepsur!"[1]

 

Hafidh Ebu Uthman Seid bin Amru Berdei[2] Allahu e mëshiroftë ka thënë se ka qenë prezent kur e kanë pyetur Ebu Zur'an[3] -Allahu e mëshiroftë!- për Harith Muhasibin[4] dhe librat e tij, Ebu Zur'a tha: "Ki kujdes nga këto libra, ato janë libra bidati dhe humbjeje. Përmbahu haditheve dhe ethereve[5], sepse në to do të gjesh atë që të mjafton dhe s’ke nevojë për ata libra".

Personi i tha: “Po në ato libra ka përfitime.”

Ebu Zur'a tha: “Ai që nuk nxjerr përfitime nga libri i Allahut, s’ka ç’përfitim mund të nxjerrë nga këta libra. A mos keni dëgjuar që Malik bin Enes, Sufjan Theurij, Euzai dhe dijetarët e parë të kenë shkruar libra të tillë? Nuk ka dyshim se ata (Harith Muhasibi e të ngjashëm me të) i kanë kundërshtuar dijetarët.”

Pastaj tha: "Sa shumë që nxitojnë njerëzit drejtë bidatit!"[6]

 
Imam Dhehebiu duke komentuar këtë thënie ka thënë: "E ku janë shembujt si Harith? Vallë çfarë do të thoshte Ebu Zur'a nëse do të shikonte librat e të fundmëve "Kut El Kulub" të Ebu Talib?! E ku ta gjesh si libri “Kut Kulub”, sepse nëse do të shikonte librat "Behxhetul Esrar" të Ebi Xhehdem dhe "Hakaikuk Tefsir" te Sulemit do i fluturonte zemra!” [7]

 
Ndërsa unë po them: Vallë çfarë do të kishte thënë Imam Ebu Zur'a nëse do të kishte lexuar librat si "Ihja Ulumu Din" të Gazalit –i cili është i mbushur plot hadithe të trilluara?!

Çfarë do të thoshte nëse lexonte librin "Gunje" të Abdul Kadirit?!

Po për librat "Fusus el Hikem" dhe "Futuhat el Mekije" të Ibnu Arabiut, çfarë do të thoshte vallë?!


Imam Ibën Xheuzi Allahu e mëshiroftë -ndër të tjera për sufitë- ka thënë: "Kam medituar në gjendjen e sufive dhe zuhadëve[8] dhe kam vënë re se shumica e tyre është e devijuar nga Sheriati. Ata janë në injorancë të plotë me Sheriatin dhe shpikin si pasojë logjikës, ata argumentohen me ajete kuptimet e të cilave nuk i kuptojnë dhe hadithe që kanë shkaqe të caktuara e shumica e të cilave nuk janë të vërteta…".[9]

 

Ebu Ahmed Shirazi[10] -Allahu e mëshiroftë!- ka thënë: "Sufitë në fillim talleshin me shejtanin, ndërsa tani tallet shejtani me ta".[11]

 

Bledar Tefik Haxhiu

Burimi Jetës

29.08.2016


___________________________________
[1] Telbis Iblis: (446).

[2] Seid bin Amru Berdei ka qenë një nga dijetarët e mëdhenj, njohës i hadithit, një ndër nxënësit e Ebu Zur'as -imam në shkencën e hadithit-.

[3] Ebu Zur'a Rrazi Ubejdullah bin Abdul Kerim, një nga kolosët e shkencës së Hadithit, nga dijetarët e mëdhenj, ka jetuar në kohën e Imam Ahmed bin Hambelit i cili lutej shpesh për të.

[4] Ebu Harith Muhasibi ka vdekur rreth vitit 243 h, konsiderohet një ndër pionierët në teseuf, ka shkruar disa libra rreth ndjenjave dhe vesveseve. E kanë kritikuar shumë nga dijetarët e hadithit, prej tyre: Imam Ebu Zur'a dhe Ahmed bin Hambel

[5] Ether, (gjurmë) janë fjalët dhe këshillat të cilat përcillen nga sahabët apo tabiinët.

 [6] Ebu Zur'a ue Xhuhuduhu fi Sunne: (2/561-562).

[7] Mijzan El I'tidal: (1/431).

[8] Zuhadët janë asketët.

[9] Sajdul Khatir: (39).

[10] Kasim abdul uahid Ebu Ahmed Shirazi, ka qënë nga dijetarët e hadithit, ka vdekur më 421 h.

[11] Igathetu Lehfan (1/125).

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com