All for Joomla All for Webmasters

Poema e besimit (vargjet e plota)

. Posted in Poema e besimit.

Pin It

(1) 

Do të falenderoj Zotin me bindje e adhurim

Duke renditur si gjerdan të vetmin besim

(2) 

Dëshmoj se nuk ka zot tjetër përveç Tij

Përjetësisht i Fuqizuar, i Vetëm që në hershmëri

(3) 

Ai është i Pari, Nismëtari pa fillim

Asgjë s’ka pas Tij, i Vetëm në Lartësim

(4) 

Dëgjues, Shikues, i Gjithëditur e Folës

I Plotfuqishëm t’i kthejë botrat, siç qe dhe Krijonjës

(5)

Dëshirues, në kohën e tyre krijesat i deshi

I Plotfuqishëm, me themel vendosi çka deshi

(6) 

I Adhuruari mbi Arshin e qiellit ka qëndruar

Nga krijesat e Tij është i Ndarë, i Veçuar

(7) 

Gjithësia është e krijuar dhe Zoti im Krijues

Edhe para saj ka qenë Krijues e Zotërues

(8) 

Asgjë si përngjet Allahut, të ngjashëm s’ka me Të

I Lartë është Zoti ynë, i Veçantë nga çdo gjë

 (9)

Kush thotë se sheh Zotin në këtë botë

Ai është mohues, teprues dhe kokëfortë

 (10)

Librat e Allahut ka kundërshtuar e ata që janë dërguar

Nga Ligji i shenjtë i Zotit është shmangur e larguar

 (11)

Është prej atyre që për ta Zoti ynë ka thënë

Në ditën e Gjykimit të nxirë në fytyrë do të jenë

(12) 

Do ta shohin Atë, robërit e Tij në xhenete

Siç është saktësuar në lajme me senede

(13) 

Kuranin të zbritur nga Zoti e besojmë ne,

Që Muhamedit, Xhibrili ia solli përmbi dhè

 (14)

Si shpallje Kuranin atij ia zbriti

Lum ai që udhëzim nga Allahu e priti

(15) 

Fjalë e shenjtë e zbritur prej Allahut të Madhëruar

Me urdhërime, ndalime e argumente përforcuar

(16) 

Fjala e Zotit të botëve është reale, e vërtetë

Kush dyshon në të ka mëkatuar e humbur përjetë

(17) 

Prej Tij filloi si Fjalë dhe se ai padyshim

Te Folësi do kthehet siç qe dhe në fillim

 (18)

Në zbritjen e tij kush dyshon, besim nuk ka

Me kokëfortësi e ka tepruar, kush në të shton diçka

(19) 

Kush thotë se Fjala e Zotit tonë është e krijuar

me injorancë kundështon shumicën duke përgënjeshtruar

(20) 

I besojmë të gjithë librat që kanë qenë para tij

Ndërmjet të dërguarve nuk bëjmë padrejtësi

 (21)

Besimi ynë është fjalë, vepër e qëllim

shtohet me dovotshmëri dhe pakësohet me kundërshtim

(22) 

As rrugën e përngjasimit s'e pranojmë si parim

as metodën e deformimit s'e marrim si drejtim

(23) 

Por me Kuran orientojmë dhe jemi udhëzuar

I fituar është ai që me Kuran është drejtuar

 (24)

Besojmë se e mira dhe keqja në tërësi

Për njeriun janë caktuar nga i Madhi Perëndi

(25) 

Atë që e deshi Zoti i Arshit, ashtu ndodhi

Dhe atë që s'e deshi në këtë botë s'e solli

(26) 

Besojmë se vdekja është e vërtetë

Edhe pas ringjalljes ka një tjetër jetë

(27) 

 I vërtetë është dënimi i varrit dhe ai do të ndodhë

Mbi trupin dhe shpirtin aty ku është varrosë

(28) 

Të shoqëruar së bashku Munkeri dhe Nekiri

Të dy robin do ta pyesin të ulur brenda te varri

(29) 

Peshorja e Zotit tim dhe ura janë realitet

Më kot s’janë krijuar një ferr dhe një xhenet

 (30)

Llogaria e krijesave është e përgatitur, e vërtetë

Ashtu siç në Kuran ka njoftuar për të Zoti Vetë

(31) 

Edhe haudi i të Dërguarit të Zotit është i vërtetë, i ëmbëlsuar

Allahu me ujë të ftohtë për Muhamedin e ka posaçëruar

(32) 

Të gjithë besimtarët ujin e tij do të shijojnë

Atyre që do t'u jepet etje më s'do përjetojnë

(33) 

Sa numri i yjeve janë enët, dhe gjërësia e tij

Nga Basra në San'a përcaktuar si largësi

 (34)

I Dërguari i Allahut është më i miri që ka ekzistuar

Prej bijve të Ademit mbi tokë që ka kaluar

(35) 

Si mëshirë Zoti i qiejve atë e ka dërguar

Te dy më të rëndësishmit për t'i udhëzuar

(36) 

Natën ka ecur, për në Arsh është ngritur,

Sa dy harqe atij i është afruar duke u ngjitur

 (37)

Me fjalën e tij Zoti ynë Musain e ka dalluar

Mbi Tur e ka thirrur e Musai thirrjen ka dëgjuar

 (38)

Çdo profeti nga një mrekulli Zoti i ka dhuruar,

Muhamedin, Zoti im me Kuran e ka veçuar

 (39)

Të ndërmjetësojë në vendtubim atë e ka lejuar

Siç tregon hadithi në dy librat e saktë i vërtetuar

 (40)

Kush dyshon në të s'do të jetë pjesë e tij

E ai që do të ndërmjetësohet ka arritur sukses e lumturi

 (41)

Pas Muhamedit do të ndërmjetësojë çdo i dërguar

Për atë që këtu jetoi dhe vdiq, Zotin duke e njësuar

(42) 

Përveç idhujtarisë çdo mëkat atij që do ia fal Zoti im

Dhe çdo besimtar nga një mohues do të ketë si flijim

(43) 

Nuk do të mbesë në zjarrin e skëterrës asnjë monoteist

Dhe sikur të ketë vrarë njeriun e ndaluar qëllimisht

 (44)

Dëshmoj se Allahu të Dërguarin e Tij e ka ndihmuar,

Me shokë të sinqertë, të pastër e të përkushtuar

(45) 

Pas profetëve ata janë më të mirët që Allahu ka krijuar,

Është udhëzuar në fe çdokush që rrugën e tyre ka pasuar

(46) 

Pas profetit Muhamed, prej tyre ka qenë më i miri

Ebu Bekër es Sidiku, bujari dhe zemërdëliri

 (47)

Në çdo fjalë Mustafanë e vërtetoi

I pari që e përkrahu dhe e besoi

(48) 

Ditën e shpellës plot dëshirë veten e tij sakrifikoi,

Të gjithë pasurinë e tij për të e shpenzoi

 (49)

Pas tij është Faruku, vlera e të cilit s’duhet harruar,

Për Islamin ka qenë kështjellë e fortifikuar

 (50)

Me forcën e shpatës ai i çliroi,

Shumë vende muslimane i lehtësoi

(51) 

E shfaqi fenë e Allahut pas fshehtësisë,

E fiku njëherë e përgjithmonë zjarrin e idhujtarisë

 (52)

Uthmani, posedues i dy dritave ka vdekur duke agjëruar,

Gjithë jetën duke u falur e lexuar Kuran natën e ka kaluar

 (53)

E përgatiti ushtrinë e vobektë atë ditë me tërë pasurinë,

Ia zgjeroi të Zgjedhurit dhe shokëve të tij xhaminë

 (54)

Me të majtën e vet Mustafai dha besën në vend të tij

në marrëveshjen e Riduanit vërtetuar me dëshmi

 (55)

Mos harro dhëndërrin e Mustafait, djalin  e xhaxhait të tij

I cili ka qenë gur themeltar në shkenca dhe zotëri

 (56)

Me dëshirë për të dërguarin e Allahut veten sakrifikoi

në shtrat të Pejgamberit u shtri, natën kur ai emigroi

 (57)

Për këdo që Profeti të jetë mik i parë

edhe Aliu për të bëhet mik dhe “shpëtimtar”

 (58)

Prej të përgëzuarve është Talha, Zubejri dhe Sadi,

i gëzuar e i lumtur me ta po kështu edhe Seidi

(59) 

Duke shpenzuar e jepte pasurinë Ibnu Aufi,

besnik dhe përkrahës ka qenë Ibnu Xherrahi

 (60)

As  shokët dhe familja e tij s'duhen harruar

as ensarët e tabiinët e udhëzuar

(61) 

Të gjithë ata Allahu i ka lavdëruar

E më pas i Dërguari lëvdatat ka përforcuar

 (62)

Mos u bë prej refuzuesve që e tepruan

Mjerë për ato krijesa që rrugën e tyre pasuan

 (63)

Për konfliktin e sahabëve rrimë në heshtje

Ajo që ndodhi tek ata, ishte vetëm përpjekje

 (64)

Jo vetëm të vrarët, saktësisht, siç është treguar

Por edhe vrasësit e tyre në xhenet kanë për të qëndruar

(65) 

Ky është besimi i imamit tonë Shafiut

Malikut, Numanit dhe Ahmed Hambeliut

 (66)

Besimtar është ai që të gjitha këto i ka besuar

Kush devijon nga kjo, vetëm se ka kundërshtuar

 

 

Autor: Taha Shejbani

Përktheu: Naim Karaj

Përshtatën vargjet: Erion Sulo & Agim Muçani

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com