Poema e besimit (Disktiku 1)

. Posted in Poema e besimit.

poema besimit kopertinaFjala e autorit:

Do të falenderoj Zotin me bindje e adhurim

Duke renditur si gjerdan të vetmin besim

 

      Autori ka filluar me falenderimin e Allahut, duke iu përmbajtur urdhërit të Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i cili thotë: “Çdo çështje me interes, nëse nuk fillon me falenderimin e Allahut, ajo është e pavlefshme.” Përmblodhi Ebu Davudi dhe Ibën Maxhe. Realiteti i falenderimit është: lavdërimi me fjalë të bukura e të zgjedhura, në shenjë madhërimi.

 

      Bindje: do të thotë nënshtrim, por meqenëse nënshtrim mund të vijë edhe si rezultat i frikës, atëherë e ka pasuar edhe me fjalën “adhurim”, sepse adhurimi është bindja me kulmin e përulshmërisë dhe të dashurisë, është një term përmbledhës i çdo gjëje, të cilën e do dhe kënaqet Allahu me të, qoftë ajo fjalë apo vepër e dukshme apo e padukshme.

 

      Fjala e autorit “duke renditur si gjerdan” ka kuptimin e thurjes së diçkaje me diçka tjetër.

 

      Fjala “el ikdu” sipas fjalorit do të thotë gjerdan, kështu që autori e krahason thurjen e kësaj poeme me vendosjen dhe sistemimin e rruazave në gjerdan.

 

      Fjala “akide” e përkthyer “besim”, rrjedh nga fjala “nyje” e cila është lidhje e diçkaje, kështu, besimtari ka lidhur zemrën me besimin e tij.

 

Autor: Taha Shejbani

Komentoi: Husein es Serraxh

Burimi i Jetës - 2007