All for Joomla All for Webmasters

Poema e besimit (Distiku 3)

. Posted in Poema e besimit.

Pin It

poema besimit kopertinaFjala e autorit:

Ai është i Pari, Nismëtari pa fillim

Asgjë s’ka pas Tij, i Vetëm në Lartësim

      “I Pari” : Është një nga Emrat  e tij të vërtetuar me argumente nga Kurani. Allahu i Madhëruar thotë:

Ai është i Pari dhe i Fundit, i Dukshmi dhe i Padukshmi dhe Ai është i Gjithëdijshmi për çdo gjë.Hadid-3.

Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e ka komentuar fjalën “i Pari” me : “Para të Cilit nuk ka pasur asgjë” në hadithin që ka nxjerrë Imam Muslimi transmetuar nga Ebu Hurejrja, i cili ka thënë  se i dërguari i Allahut ka thënë :

Kush thotë para se të flejë: O Allah! Zot i qiejve dhe i Tokës, Zoti i Arshit të Madh, Shpërthyesi i bërthamës dhe i farës. Ti je Zbritësi i Teuratit, Inxhilit dhe Furkanit (Kuranit), të lutem ty të më mbrosh nga e keqja e vetvetes dhe nga e keqja e çdo keqbërësi që është nën zotërimin Tënd (që Ti e merr prej balukeje). Ti je i Pari e para Teje nuk pati asgjë e Ti je i Fundit e pas Teje nuk do të mbetet asgjë. Ti je i Dukshmi dhe mbi Ty s’ka asgjë. Ti je i Padukshmi e nën Teje s’ka asgjë. Largoje nga ne borxhin dhe na  mbro prej skamjes!”. Nuk do ta dëmtojë atë asgjë gjatë asaj nate.

      Disa dijetarë kanë përdorur termin “i motshëm(El-Kadim) duke u bazuar në një hadith të dobët që ka nxjerrë Ibnu Maxhe, por kjo është gabim, sepse kjo fjalë në gjuhën arabe do të thotë paraprirës i të tjerëve, ose që nuk e ka parakaluar atë askush, ose në llojin i tij ka edhe më të rinj. Për të qenë më të saktë ne i përmbahemi asaj që na ka ardhur në Kuran dhe Sunet.

      Ndërsa fjala e tij “Nismëtari pa fillim”  kjo është komentim i Emrit të Tij i cili do të thotë: Themeluesi, Krijuesi i krijesave nga mosekzistenca, por përfshin edhe kuptimin Shpikës pa pasur model të mëparshëm. Të dy këto kuptime kanë ardhur në Kuran:

Falenderimi i takon Allahut, Filluesit të qiejve dhe tokësFatir 1.

Në një trasmetim të Ibn Abasit (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) tregohet se ka thënë: Nuk e dija se çdo të thoshte “Filluesi i qiejve dhe i tokës” deri sa më erdhën mua dy beduin (banorë të shkretëtirës) të cilët grindeshin për një pus. Njëri thoshte e fillova unë, tjetri thoshte e fillova unë (d.m.th e hapa unë, e bëra pasi ai nuk gjendej më parë).

      Ndërsa për emrin “Shpikës” Allahu i Madhëruar ka thënë:

 

“Ai është Shpikësi i qiejve dhe i Tokës…” El Bekare 117.

Domethënë Themeluesi i tyre pakurrfarë modeli të mëparshëm.

     

Fjala e tij “Asgjë s’ka pas Tij” domethënë Ai është i Fundit dhe pas Tij nuk ka asgjë, sikurse e ka sqaruar këtë i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!).

     

Fjala e tij: “i Vetëm në Lartësim” domethënë është veçuar me Qenien e Tij i Pari dhe i Fundit.

 

 

Autor: Taha Shejbani

Komentoi: Husein es Serraxh

Burimi i Jetës - 2007

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com