All for Joomla All for Webmasters

Poema e besimit (Distiku 39)

. Posted in Poema e besimit.

Pin It

Fjala e autorit:

Të ndërmjetësojë në vendtubim atë e ka lejuar

Siç tregon hadithi në dy librat e saktë i vërtetuar

      Ndërmjetësimi i Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) në vendtubim (mahsher) është një prej llojeve më të mëdha të ndërmjetësimit (ndërmjetësimi i madh). Ky është ndërmjetësimi i njohur si "Mekamul Mahmud" vendi i lavdishëm i të Dërguarit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), të cilin ia ka premtuar atij Allahu i Madhëruar. Këtë e  kanë treguar në hadith autorët e dy librave të saktë të hadithit (Buhariu dhe Muslimi). Hadithi gjendet edhe në libra të tjerë përveç këtyre të dyve prej të cilive është shkëputur  edhe teksti i hadithit të mëposhtëm, fjalë për fjalë të transmetuar nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) i cili ka thënë:

     “Ishim me të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), në një vendulje. Atij ia dhanë këmbën e parë (të deles) e atij kjo pjesë e mishit i pëlqente shumë dhe me dhëmbët e parë mori një copë dhe tha: “Në Ditën e Kiametit unë do të jem i pari i njerëzimit; a e dini pse? Allahu do t'i tubojë të parët dhe të  fundit në një vend. Do të shohë vetëm ai që sheh dhe do të dëgjojë thirrjen vetëm ai që dëgjon. Dielli do të afrohet shumë afër, e njerëzit do të përjetojnë shqetësim dhe brenga të padurueshme, ndërsa disa do të thonë: “A nuk e shihni ju se ku jeni dhe çka ju ka gjetur? A nuk përpiqeni ta gjeni dikënd që do t’ju ndihmojë te Zoti juaj? Babai juaj, (do të thotë dikush) do të shkojnë tek ai dhe do t'i thonë: “O Adem, ti je babi i tërë njerëzimit. Allahu të krijoi me Dorën e Tij, të frymëzoi me një pjesë të shpirtit të Tij, i urdhëroi melekët e ata të ranë në sexhdeh, të bënë të jetosh në xhenet. A nuk do të na ndihmosh te Zoti yt, a nuk na sheh se ku jemi dhe çka na ka gjetur? Ai do t’u thotë: “Zoti im është hidhëruar aq shumë, saqë asnjëherë më parë nuk është hidhëruar deri në këtë shkallë. Më ndaloi të ha nga pema, e unë e shkela urdhërin. Më mjaftojnë hallet e mia. Shkoni te dikush tjetër, shkoni te Nuhu!" Do të shkojnë te Nuhu dhe do t’i thotë: "O Nuh, ti je i dërguari i parë në Tokë, Allahu të emëroi rob falenderues. A nuk na sheh se ku jemi dhe çfarë hallesh kemi? A nuk do të na ndihmosh te Zoti yt? Zoti im sot është aq shumë i hidhëruar, saqë asnjëherë nuk është hidhëruar, e asnjëherë nuk do të hidhërohet, - do të thotë ai. Mjaft i kam hallet e mia. Unë pata një lutje (kërkesë) që ia bëra Allahut për popullin tim të paditur. Shkoni te Ibrahimi dhe i thoni: “O Ibrahim, ti je i dërguari i Allahut. Ti je miku dhe dashamiri i Tij në tokë, na ndihmo te Zoti yt, a nuk e sheh se ku jemi dhe në çfarë halli gjendemi?! Zoti im sot është shumë i hidhëruar, saqë asnjëherë nuk është hidhëruar, e asnjëherë nuk do të hidhërohet, - do të thotë ai. Unë gënjeva njëherë… Më mjaftojnë hallet e mia, shkoni te dikush tjetër, shkoni te Musai! Do të shkojnë te Musai dhe do t'i thotë: "Ti je i dërguari i Allahut. Ty të nderoi me shpalljet dhe Fjalët e Tij ndaj njerëzimit, na ndihmo te Zoti yt! A nuk na sheh se në çfarë halli dhe gjendje jemi?! Zoti im sot është hidhëruar shumë, saqë asnjëherë nuk është hidhëruar, e asnjëherë nuk do të hidhërohet, – do të thotë ai. Unë vrava një njeri për të cilin nuk isha i urdhëruar ta vrisja. Mjaft kam hallet e mia, shkoni te dikush tjetër, shkoni tek Isai! Do të shkojnë tek Isai dhe do t'i thonë: "O Isa. Ti je i Dërguari i Allahut. Fjala e Allahut që e përcolli te Merjemja, Shpirti i Tij,  flisje me njerëzit kur ishe në djep, na ndihmo te Zoti yt! A nuk e sheh se në çfarë halli dhe gjendje jemi? Zoti im sot është hidhëruar aq shumë saqë asnjehërë nuk ishte hidhëruar, e asnjëherë nuk do të hidhërohet, –do të thotë ai duke mos përmendur mëkat. Mjaft i kam hallet e mia, shkoni te dikush tjetër, shkoni te Muhamedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!)! Do të shkojnë te Muhamedi. Në një transmetim tjetër thuhet: " Do të vijnë tek unë dhe do të thonë: "O Muhamed, ti je Dërguari i Allahut dhe vula e të dërguarve (i vundit). Allahu ty të liroi nga gabimet e bëra, të mëparshme dhe të mëvonshme, a nuk na ndihmon te Zoti yt! A nuk e sheh se në çfarë halli dhe gjendje jemi?!" Unë do të shkoj dhe do të arrij nën Arshin. Do t'i bie në sexhde Zotit  tim. Pastaj Ai do të më ndihmojë t'i them lavdërimet dhe falenderimet ndaj Tij, që para meje askujt nuk i ka ndihmuar, dhe do të thotë: “O Muhamed! Ngrije kokën! Kërko se do të të jepet! Ndërmjetëso se do të pranohet ndërmjetësimi!” Unë do të ngre kokën time dhe do të them: “O Zot! Ymeti im! O Zot! Ymeti im! O Zot! Ymeti im! Ai do të thotë: “O Muhamed! Fut nga ymeti yt ata që nuk kanë llogari nga dera e djathtë (e xhenetit), e ata që janë pjesëmarrësit e njerëzve të tjerë në dyer të tjera!” Pastaj tha: “Betohem në Atë që shpirti i Muhamedit është në Dorën e Tij, se ndërmjet dyerve të xhenetit  apo ndërmjet dy krahëve të derës është larg sa ndërmjet Mekës dhe Haxherit, apo sa ndërmjet Mekës dhe Basrës.”

Autor: Taha Shejbani

Komentoi: Husein es Serraxh

Burimi i Jetës - 2007

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com