All for Joomla All for Webmasters

Poema e besimit (Distiku 40)

. Posted in Poema e besimit.

Pin It

Fjala e autorit:

Kush dyshon në të s'do të jetë pjesë e tij

E ai që do të ndërmjetësohet ka arritur sukses e lumturi

      Në këto vargje, autori u kundërpërgjigjet hauarixhëve dhe mutezilëve, të cilët refuzuan daljen e çdokujt që do të futet në zjarr, duke e konsdideruar ata si të prishur dhe duke i quajtur mëkatarët mohues.  E gjithë kjo bie në kundërshtim me hadithet muteuatire, të cilat flasin për ndërmjetësimin dhe daljen e njësuesve mëkatarë nga zjarri. Ka transmetruar Axhurri në librin e tij "Esh-sheri’ah" dhe Lalikai në librin "Shpjegimi i parimeve të ehlis sunetit" nga Enesi i cili ka thënë: “Kush e përgenjeshtron ndërmjetësimin, nuk ka pjesë në të.” E sipas një tjetër transmetimi: “Nuk do të përfitojë prej tij.”

      Ndërsa fjala e tij E ai që do të ndërmjetësohet ka arritur sukses e lumturi” do të thotë se për këdo që Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) do të ndërmjetësojë, ai do të hyjë në xhenet. E kush hyn në të, ai ka korrur e arritur suksesin dhe fitoren më të madhe dhe do të arrijë një lumturi pas së cilës kurrë s'ka për të ndjerë mjerim e fatkeqësi.

Autor: Taha Shejbani

Komentoi: Husein es Serraxh

Burimi i Jetës - 2007

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com