All for Joomla All for Webmasters

Poema e besimit (Distiku 41)

. Posted in Poema e besimit.

Pin It

Fjalët e autorit:

Pas Muhamedit do të ndërmjetësojë çdo i dërguar

Për atë që këtu jetoi dhe vdiq, Zotin duke e njësuar

      Përsa i përket fjalës së autorit “pas Muhamedit", do të thotë, ashtu siç ka transmetuar Muslimi në koleksoinin e tij të saktë të haditheve nga Enesi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Unë do të jem ndërmjetësuesi i parë në xhenet.”

     Ndërsa për ndërmjetësimin e profetëve dhe e të dashurve të Zotit (eulijave) ekziston si  argument hadithi që gjendet në librin e saktë të Muslimit, të transmetuar nga Ebu Seid (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Allahu i Madhëruar thotë: “Ndërmjetësuan engjëjt, ndërmjetësuan profetët, ndërmjetësuan besimtarët…” Përsa i përket thënies se ndërmjetësimi do të jetë i posaçëm vetëm për ata që e njësuan Zotin, argumentohemi me hadithin të cilin e ka trasmetuar Buhariu dhe Muslimi nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) i cili ka thënë: “I thashë Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!): “O i Dërguari i Allahut! Kush është më i lumturi i njerëzve (ai që meriton) me shumë ndërmjetësimin tënd në Ditën e Kiametit?” Tha: “Mendova (o Ebu Hurejre) që askush nuk do të më pyeste për këtë (hadith) para teje, si shkak i lakmisë tënde për hadith! Më i lumturi i njerëzve me ndërmjetësimin tim në Ditën e Kiametit është ai që thotë me sinqeritet nga zemra e tij se s'meriton të adhurohet askush me të drejtë përveç Allahut” Kurse në transmetimin e Tirmidhiut nga Enesi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) tregohet se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Ndërmjetësimi im do të jetë për ata që nga ymeti im kanë bërë mëkate të mëdha.” E sipas një trasmetimi tjetër: “Për njësuesit (e Zotit).”

Autor: Taha Shejbani

Komentoi: Husein es Serraxh

Burimi i Jetës - 2007

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com