All for Joomla All for Webmasters

Poema e besimit (Distiku 45)

. Posted in Poema e besimit.

Pin It

Fjala e autorit:

Pas profetëve ata janë më të mirët që Allahu ka krijuar,

Është udhëzuar në fe çdokush që rrugën e tyre ka pasuar

Buhariu, Muslimi e të tjerë, transmetojnë nga Imran ibn Husajn (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) i cili tregon se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Më të mirët e popullit (ymetit) tim janë ata që jetojnë në shekullin tim…” Në një transmetim tjetër të Ahmedit (Allahu e mëshiroftë!) thuhet: “Më të mirët e këtij ymeti janë ata të shekullit në të cilin u dërgova.” Qëllimi me ta është padyshim për sahabët. Me që ymeti i tij (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) është më i miri i të gjithë popujve, atëherë sahabët (shokët e tij) janë më të mirët e njerëzve pas profetëve, sikurse transmetohet edhe në hadithin “Unë jam dërguar në shekullin më të mirë te bijve të Ademit.” Ata janë më parësorët (më të meritueshmit) për t’u pasuar. Ata janë më të pastërtit e njerëzve në zemra, më të thelluarit në dituri, më të qëndrueshmit në pasim, më të drejtët (të vërtetët) në fjalë, ata që përjetuan zbritjen e shpalljes (Kuranin) dhe nga Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) morën kuptimin (shpjegimin) e tij. Ndërsa, përsa i përket hadithit të cilin e transmeton Daru Kutni ku tekstualisht thuhet: “Shokët e mi janë sikur yjet, cilindo prej tyre ta pasoni do të udhëzoheni.”, është hadith i trilluar. Këtë e ka përmendur imam Ibn Xheuzi në librin e tij “Hadithet e dobëta”, ndërsa shejh Albani ka thënë se hadithi është i pasaktë.

Autor: Taha Shejbani

Komentoi: Husein es Serraxh

Burimi i Jetës - 2007

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com