All for Joomla All for Webmasters

Poema e besimit (Distiku 48)

. Posted in Poema e besimit.

Pin It

Fjala e autorit:

Ditën e shpellës plot dëshirë veten e tij sakrifikoi,

Të gjithë pasurinë e tij për të e shpenzoi

Përsa i përket historisë së shpellës, ajo është e njohur. Allahu i Madhëruar ka thënë: “Në mos e ndihmofshit atë (Profetin), atë e ka ndihmuar Allahu. Kur ata që nuk besuan, e nxorrën atë vetë të dytë; kur që të dy ishin në shpellë, kur po i thoshte shokut të vet: “Mos u pikëllo, Allahu është me ne!” E Allahu i zbriti qetësi atij…” Teubeh 40. Në hadithin e mbledhur nga Ebu Naimi, të transmetuar nga Enesi tregohet se Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) ka thënë: “Natën që shkuam te shpella thashë: “O i Dërguari i Allahut, më lër të futem para teje në shpellë, nëse ekziston ndonjë rrezik, le të më gjejë mua e jo ty.” Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), hyri në shpellë, e kontrolloi atë me dorën e tij, shqeu rrobën (shallin) dhe kudo që shikonte ndonjë vrimë e bllokonte atë me rrobën e tij. Këtë gjë e bëri në të gjithë shpellën, në të cilën mbeti edhe një vrimë pa e zënë, të cilën e bllokoi duke vendosur këmbën e tij mbi të; e pastaj tha: "O i Dërguari i Allahut, futu në shpellë!” Kurse në hadithin të cilin e trasmeton Ebu Derdai tregohet se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Vërtet, Allahu më bëri të dërguar te ju, por ju më thatë gënjeshtar, kurse Ebu Bekri më besoi dhe u bë ndihmëtari im me trupin dhe me pasurinë e tij.” Trasmetoi Buhariu.

Autor: Taha Shejbani

Komentoi: Husein es Serraxh

Burimi i Jetës - 2007

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com