All for Joomla All for Webmasters

Poema e besimit (Distiku 52)

. Posted in Poema e besimit.

Pin It

Fjala e autorit:

Uthmani, posedues i dy dritave ka vdekur duke agjëruar,

gjithë jetën duke u falur e lexuar Kuran natën e ka kaluar

Uthmani është i biri i Afan ibn Ebil As ibn Umejeh ebu Amr el Kurejshi. Është quajtur posedues i dy dritave për shkak se ai është martuar me dy vajzat e Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Në hadithin e Lalikait, të transmetuar nga Abdullah ibn Imran ibn Aban tregohet se ai ka thënë: " Husejn el Xhafij më tha: “A e di përse u quajt Uthmani posedues i dy dritave?” Nuk e di, - i thashë. Tha: “Që nga Ademi deri në Kiamet, askush nuk është martuar me dy vajza të një Profeti, përveç Uthman ibn Afanit.” Daru Kutni tregon se kur Aliu ka përmendur Uthmanin ka thënë: “Ai është një person që në qiell thirret me emrin posedues i dy dritave." Përsa i përket vdekjes së tij agjërueshëm, Hakimi ka përmendur në Mustedrukun e tij hadithin, me të cilin ka rënë dakord edhe Dhehebiu, të transmetuar nga Abdullah ibn Umeri: " Kur agoi, Uthmani u foli njerëzve, duke u thënë: “Këtë natë pashë në ëndërr Profetin (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i cili më tha: “O Uthman! Bëj iftar sonte tek ne!” Uthmani u gdhi agjërueshëm dhe u vra po atë ditë (duke qenë agjërueshëm).” Ndërsa për fjalën e autorit "gjithë jetën duke u falur e lexuar Kuran natën e ka kaluar", Taberani përmend fjalët e Ibn Sirinit, i cili ka thënë se Naileh bint Karafisah el Kelbijeh kur u fut tek Uthmani (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) kur e kishin vrarë, tha: “E vratë ?! Ai e kalonte tërë natën duke lexuar Kuranin në një rekat”

Hasan ibn Thabiti (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë:

"Zgjohen nga gjumi duke bërë sexhde ( duke u përulur) Zotit, duke e kaluar natën me tesbih (lavdërim Zotit) dhe lexim të Kuranit."

Autor: Taha Shejbani

Komentoi: Husein es Serraxh

Burimi i Jetës - 2007

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com