All for Joomla All for Webmasters

Poema e besimit (Distiku 54)

. Posted in Poema e besimit.

Pin It

Fjala e autorit:

Me të majtën e vet Mustafai dha besën në vend të tij

në marrëveshjen e Riduanit vërtetuar me dëshmi

Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e dërgoi Uthmanin si të dërguarin e tij te Kurejshët që t'ua bënte të ditur atyre se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) kishte ardhur për të kryer umren e jo për të luftuar. Kur Uthmani shkoi atje, u përhap lajmi se idhujtarët kishin për qëllim të luftonin ndaj muslimanëve. Ndërkohë muslimanët u përgatitën për të luftuar kundrejt tyre, duke i dhënë besën Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) nën një pemë se nuk do të dezertojnë (largohen) nga lufta. Ibn Umeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) thotë: “Përsa i përket mungesës së tij (Uthmanit) në marrëveshjen e Riduanit,...marrëveshje që ndodhi pasi Uthmani shkoi për në Mekë, i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) për dorën e tij të djathtë tha: “Kjo është dora e Uthmanit, dhe e kapi me dorën tjetër të tij e tha: “Kjo është për Uthmanin.” Transmeton Buhariu dhe Tirmidhiu. Sipas një transmetimi tjetër vetë Uthani është shprehur: “Për mua i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka kapur dorën e tij të djathtë me të majtën e tij; e, e majta e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) është më e mirë se e djathta ime.” Allahu i Madhëruar thotë: “Ata që të zotohen ty, në të vërtetë, ata i zotohen Allahut, se Dora e Allahut është mbi duart e tyre…” Fet’h 10. I Madhëruari, gjithashtu, ka thënë: “Vërtet, Allahu qe i kënaqur me besimtarët kur ata nën hijen e atij druri të zotoheshin ty dhe Ai e dinte se ç’kishin zemrat e tyre, prandaj u dhuroi qetësimin dhe së shpejti i shpërbleu me një fitore.” Fet’h 18.

Autor: Taha Shejbani

Komentoi: Husein es Serraxh

Burimi i Jetës - 2007

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com