All for Joomla All for Webmasters

Poema e besimit (Distiku 55)

. Posted in Poema e besimit.

Pin It

Fjala e autorit:

Mos harro dhëndërrin e Mustafait, djalin  e xhaxhait të tij

I cili ka qenë gur themeltar në shkenca dhe zotëri

Autori këtu ka për qëllim Aliun (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) i cili është i biri Ebu Talibit, emri i të cilit ishte Abdulmenaf ibn Abdulmutalib. Ai është djali i xhaxhait të Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). U lind dhjetë vjet para dërgimit të Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe u edukua prej tij.

Fjala “es sihru” do të thotë "i afërt". Me këtë fjalë, gjithashtu, i thuhet edhe bashkëshortit të bijës, sikurse e ka përmendur këtë edhe Ragibi (e për këtë në vargun e poemës e përktheva me fjalën dhëndër). Përsa i përket diturisë së tij (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), këtë e kanë dëshmuar të gjithë sahabët. I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Më i plotësuari i tyre (d.m.th. i këtij ymeti) është Aliu.” Trasmetoi Tirmidhiu. Umeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) ka thënë: “O Allahu im! Më ruaj nga ai problem, të cilin nuk e ka zgjidhur Ebu Hasani!” Ndërsa  në hadithin e Tirmidhiut, në të cilin transmetohet se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Unë jam qyteti i fikhut (jurisprudencës dhe i të kuptuarit të fesë), ndërsa Aliu është dera e tij.”, sipas Ibnul Xheuzij është hadith i trilluar.

Autor: Taha Shejbani

Komentoi: Husein es Serraxh

Burimi i Jetës - 2007

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com