All for Joomla All for Webmasters

Poema e besimit (Distiku 56)

. Posted in Poema e besimit.

Pin It

Fjala e autorit:

Me dëshirë për të dërguarin e Allahut veten sakrifikoi

në shtrat të Pejgamberit u shtri, natën kur ai emigroi

Kjo ngjarje ndodhi kur idhujtarët u grumbulluan për të vrarë Profetin (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Ata grumbulluan për vjasjen e tij nga një person për çdo fis, në mënyrë që të humbiste (shpërndahej) gjaku i tij ndërmjet fisesh dhe kështu nuk do të mundej askush të hakmerrej për të. Kështu ata u mblodhën rreth shtëpisë së Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ndërkohë ai doli nga shtëpia duke lexuar: “Dhe Ne e kemi vënë një pengesë para tyre dhe një pas tyre dhe në sy u kemi vënë një perde, prandaj ata nuk shohin.” Jasin  9. Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), e la Aliun (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) në shtëpinë e tij për t'u kthyer amanetet të zotëve të tyre. Kur ata hynë brenda e gjetën Aliun të mbështetur në shtratin e Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Ngjarja është e njohur edhe te historianët. 

Autor: Taha Shejbani

Komentoi: Husein es Serraxh

Burimi i Jetës - 2007

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com