All for Joomla All for Webmasters

Poema e besimit (Distiku 58,59)

. Posted in Poema e besimit.

Pin It

Fjalët e autorit :

Prej të përgëzuarve është Talha, Zubejri dhe Sadi,

i gëzuar e i lumtur me ta po kështu edhe Seidi

 

Duke shpenzuar e jepte pasurinë Ibnu Aufi,

besnik dhe përkrahës ka qenë Ibnu Xherrahi

Të gjithë këta janë pjesa tjetër e dhjetë personave për të cilët është dëshmuar se do të jenë në xhenet pas katër halifëve (mëkëmbësve të Profetit dhe udhëheqësve të shtetit islam pas vdekjes së tij). Imam Ahmedi dhe Tirmidhiu kanë mbledhur hadithin të transmetuar nga Abdurrahman ibn Aufi i cili ka thënë: "I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Ebu Bekri është në xhenet; Umeri është në xhenet; Uthmani është në xhenet; Aliu është në xhenet; Talha është në xhenet; Zubejri është në xhenet; Abdurrahmani është në xhenet; Sadi është në xhenet; Seid ibn Zejdi është në xhenet; Ebu Ubejdeh ibnul Xherrah është në xhenet."

     Talha, është i biri i Ubejdullah ibn Uthman ibn Amr ibn Sad ibn Temim ibn Murreh ibn Kab. Ai është prej të parëve që ka pranuar Islamin. Ai i mundonte armiqtë dhe ishte ai i cili i largoi idhujtarët nga Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ditën e Uhudit. Transmeton Buhariu nga Kajs ibn Ebi Hazim i cili ka thënë: " E kam parë dorën e Talhas me të cilën mbrojti të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) në ditën e Uhudit, të paralizuar." Në librin e saktë të Muslimit nga Ebu Bekri dhe Umeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!) trasmetohet se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: " Talha e fitoi xhenetin."

     Zubejri, është i biri i El Auam ibn Huuejlid ibn Esed ibn Abduluza, ndërsa e ëma e tij ishte Safijah, e bija e Abdulmutalibit dhe halla e Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Ai e pranoi Islamin në moshën tetë vjeçare. Për të Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Çdo Profet ka pasur përkrahës, e përkrahësi im është Zubejri." Trasmetoi Buhariu dhe Muslimi.

     Sadi, është Ebu Is'hak Sad ibn Ebi Uekas, emri i të cilit ishte Malik ibn Uehib ibn Abdulmenaf. Edhe Sadi renditet prej të parëve të cilët pranuan Islamin. Buhariu përmend hadithin e tansmetuar nga vetë Sadi, i cili ka thënë: "Askush nuk e kishte pranuar islamin në ditën që e pranova unë. Qëndrova shtatë dhe unë isha i treti në Islam." Si duket, ai e ka pranuar Islamin me Ebu Bekrin (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) dhe ka qëndruar shtatë ditë në të cilat askush nuk e ka pranuar Islamin askush, përveç tij dhe Ebu Bekrit. Kështu që, me Ebu Bekrin dhe me Profetin (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), ata formuan treshen në Islam. Ibn Haxheri ka thënë: "Kjo është në përputhje me shquarsinë e tij. Shkaku në këtë qëndron se kush e pranonte islamin e fshihte atë." "El Fet'h" vëll. VII, f. 106. Ai ka qenë i pari nga ata që kanë gjuajtur shigjeta në rrugë të Allahut (për çështjen e Tij). Buhariu përmend një hadith tjetër, të transmetuar nga vetë Sadi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) i cili ka thënë: "Unë jam i pari i arabëve që kam gjuajtur me shigjetë në rrugën e Allahut." Për vlerat që ai ka pasë, tregon edhe hadithi të cilin e transmeton Buhariu nga Aliu (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) i cili ka thënë: "Nuk e kam parë Profetin (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) të përmendë të dy prindërit e tij për askënd përveç Sadit. Në ditën e Uhudit ai filloi të thoshte: "Gjuaj o Sad, gjuaj! Babë e nënë, kurban i bëfsha për ty!"

    Seidi, është i biri i Zejd ibn Amr ibn Nufejl. Babai i tij ka qenë në fenë e pastër të Ibrahimit, që nga koha para dërgimit të Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Ai e pranoi islamin para hyrjes së Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) në shtëpinë e Erkamit dhe ka marrë pjesë në të gjitha betejat. Axhurrij ka thënë: "Seidi është prej atyre personave që kur ndërroi jetë Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ishte i kënaqur prej tyre. Gjithashtu, ai është prej atyre me të cilët ishte i kënaqur edhe Umer ibn Hatab (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) si dhe të gjithë sahabët. Ai ishte edhe prej atyre që i pranohej lutja."

 "Esh Sheria" f. 840.

 Zejdi ka trasmetuar edhe hadithin e dhjetë sahabëve për të cilët u dëshmua se do të jenë në xhenet. Në këtë hadithi ai nuk e përmendi veten e tij. Kur e pyetën se kush ishte i dhjeti, ai tha: "Shoku juaj".

Ibn Aufi, është Abdurrahman ibn Auf ibn Abdu Auf ibn Abdul Harith ibn Zuhreh ibn Kilab ibn Murreh ibn Kab el Kurejshij ez Zuhrij, prej të parëve që e pranuan Islamin dhe prej atyre që morën pjesë (dëshmuan) në luftën e Bedrit. Në ditën e vështirësisë (në luftën e Tebukut e cila u quajt edhe ushtria e vështirësisë), ai dha sadaka (lëmoshë) njëqind kg argjend.

     Ibnul Xherrahi, është Ebu Ubejdeh, emri i të cilit ishte Amir ibn Abdullah ibnul Xherah. Imam Muslimi ka nxjerrë nga Enesi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) në të cilin ai ka thënë: " Kur erdhën banorët e Jemenit tek i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e lutën që  t'ju dërgonte një person për t'i mësuar ata. Ai dërgoi me ta Ebu Ubejdeh ibnul Xherrahun dhe tha: "Ky është besniku i këtij ymeti."

Autor: Taha Shejbani

Komentoi: Husein es Serraxh

Burimi i Jetës - 2007

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com