All for Joomla All for Webmasters

Poema e besimit (Distiku 62)

. Posted in Poema e besimit.

Pin It

Fjala e autorit:

Mos u bë prej refuzuesve që e tepruan

Mjerë për ato krijesa që rrugën e tyre pasuan

Rafiditë (refuzuesit), janë grup (sekt shiit) që pretendojnë se kanë lidhje me Islamin. U quajtën me këtë emër për shkak se refuzuan të pranonin si kryetar të ligjshëm të shtetit islam (imamatin) Ebu Bekrin dhe Umerin (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!), gjithashtu, ata refuzuan çdokënd që e pranoi imamatin (udhëheqjen) e atyre dyve. Për këtë arsye ata e refuzuan Zejd ibn Alij ibnul Husejnin. Atë e pyetën për Ebu Bekrin dhe Umerin dhe ai qëndroi i mëshirshëm ndaj atyre dyve (e pranoi udhëheqjen e tyre) e ata e refuzuan. Ai u tha: "A më refuzuat mua, dhe u quajtët për këtë shkak "errafidah-refuzues". Pas kësaj sharje ata shprehën haptazi (përbuzjen) e tyre edhe ndaj shokëve të tjerë të Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Buhariu dhe Muslimi kanë nxjerrë nga Ebu Seidi një hadith në të cilin thuhet se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Mos i përbuzni shokët e mi! Betohem në Atë në Dorën e të Cilit është jeta ime se nëse ndonjëri prej jush do të shpenzojë (në rrugën e Zotit) një pirg ari të madh sa mali i Uhudit, ai nuk do të jetë i barabartë as edhe me një grusht të dhënë prej tyre dhe as gjysmën e tij (grushtit)."

Ndërsa Aishja ka thënë: "Ishin të urdhëruar që të kërkonin falje për shokët e Muhamedit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e ata i përbuzën." Transmetoi Muslimi.

Autor: Taha Shejbani

Komentoi: Husein es Serraxh

Burimi i Jetës - 2007

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com