All for Joomla All for Webmasters

Poema e besimit (Distiku 65)

. Posted in Poema e besimit.

Pin It

Fjala e autorit:

Ky është besimi i imamit tonë Shafiut

Malikut, Numanit dhe Ahmed Hambeliut

 

Shafiu është Muhamed ibn Idris ibnul Abas ibn Uthman ibn Shafi. Dhehebiu (Allahu e mështiroftë!) ka thënë: "Imami (prijësi), dijetari i kohës (së tij), ndihmues i hadithit, juristi (fakihu), Ebu Abdullah el Kureshij Eshafij... ka lindur në Gaza në vitin 150... Është transmetuar nga Muzeniu se ai ka thënë se e ka dëgjuar Shafiun duke thënë: "E mësova Kuranin përmedësh kur isha 7 vjeç dhe e mësova muataanë23 e unë isha 10 vjeç." "Sijer alam en nubelau" vëll. X, f.5.

Ndërsa Maliku është imam i Darul Hixhreh (Shtëpisë së emigrimit), siç është quajtur ndryshe Medineja e Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Ai është Ebu Abdullah Malik ibn Enes ibn Malik ibn Amir ibn Amru el Asbuhij el Medenij. U lind në vitin 93 dhe ndërroi jetë në vitin 179. Dhehebiu (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: " Pas gjeneratës së tabiinëvë (pasuesëve të sahabëve) në Medine nuk ka patur dijetar që t'i ngjasojë Malikut në dituri, fikh, fisnikëri dhe në të mësuarin përmendësh." "Sijer alam en nubela" vëll. VI, f.48.

Përsa i përket Numanit për të Dhehebiu ka thënë: "Ai është imami, fakihu i këtij ymeti, dijetari i Irakut Ebu hanife Numan ibn Thabit ibn Zuta Etejmij Elkufi. Lindi në vitin 80, në jetën e të vegjëlve nga sahabët. E ka parë Enes ibn Malikun kur erdhi tek ta në Kufe, por nuk vërtetohet se ai ka transmetuar nga ndonjëri prej tyre"...Shafiu ka thënë: "Njerëzit në lëmin e fikut janë fëmijë (të varfër) para Ebu Hanifes..." Ibnul Mubareku ka thënë: "Nuk kam parë njeri më serioz në mexhlisin e tij, dhe as më të mirë në heshtje dhe urtësi, se sa Ebu Hanifja." Ai ndërroi jetë (Allahu e mëshiroftë!) në vitin 150."

"Sijer alam en nubela" vëll.VI, f.390.

Ndërsa për Ahmedin Dhehebiu ka thënë: "Ai është imami me të drejtë, shejhul islami me të vërtetë (besnikërisht), Ebu Abdullah Ahmed ibn Hambel ibn Muhamed  ibn Hilal ibn Esed ibn Idris Edhuhlij Eshejbanij Elmiruazij Elbagdadij, njëri prej imamëve e teologëve të njohur... I biri i tij Salihu ka thënë: " Im atë më ka thënë se ka lindur në vitin 164..." "Sijer alam en nubela" vëll. XI, f.177.

   Ky është besimi (akidja) e këtyre imamëve, themeluesit e shkollave (medhhebeve) të njohura siç është vërtetuar prej tyre. Nga këta kemi "Kitabus-sunneh" (Libri i sunetit) të imam Ahmedit, librin e Ebu Hanifes "El fikhul ekber" (Fikhu më i madh), gjithashtu "El fikhul ekber" të imam Shafiut dhe ajo çka na është treguar nga imam Maliku. Ajo që na është trasmetuar nga ata që iu përmbajtën medhhebeve të tyre, me të drejtë tregon se është në përputhshmëri me këtë poemë ajo që ata kanë besuar dhe e kanë shpallur si fe. Në këtë besim ata i kanë kundërshtuar shumë prej atyre të cilët pretendojnë se janë kapur pas medhhebit të tyre dhe se janë pasues të tyre, duke iu përbajtur akides së mutekeliminëve (apologjetëve) ose mutezilëve. Ata janë kapur pas asaj që imamët kanë qenë në mospajtim në të dhe në fjalën e tyre ndaj drejtimeve të tyre në fikh: "Ky është drejtimi im, e kush gjen mendim më të mirë se ky le të marrë atë që është më i mirë." Ata kundërshtojnë në atë që ata se kanë pranuar, ndaj dhe për këtë shkak nuk pranohet kundërshtimi i tyre. Sikur ata të ishin kapur pas akides së tyre dhe t'i kishin kundërshtuar ata në drejtime të tyre (të fikhut) -nëse kjo do të ishte e domosdoshme- do të ishte çështja shumë më e lehtë.

Autor: Taha Shejbani

Komentoi: Husein es Serraxh

Burimi i Jetës - 2007

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com