All for Joomla All for Webmasters

EMRAT E BUKUR TË ALLAHUT TË PËRMENDUR DHE VËRTETUAR NË HADITH

. Posted in Koment i Emrave te Allahut.

Pin It

 

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

79. EL VITR (Tek): “Allahu është tek dhe e do tekun.” Shënon Buhariu dhe Muslimi.

80. EL XHEMIL (I Bukur): “Allahu është i bukur dhe e do bukurinë.” Shënon Muslimi.

81. EL HAJIJJ (I Turpshmi).

82. ES SETIR (Mbuluesi): “Allahu është i turpshëm dhe mbulues dhe e do turpin dhe mbulimin.” Sahih, Shënon Ebu Daudi.

83. EL MUKADIM (Nismëtar).

84. EL MUAHIR (Paslënësi): “Ti je Nismëtar dhe Ti je Paslënës.” Shënon Buhariu.

85. EL MUSAIR (Kontrolluesi).

86. EL KABID (Shtrënguesi).

87. EL BASIT (Dhënësi): “Allahu është Kontrolluesi, Shtrënguesi, Dhënësi, Furnizuesi.” Sahih, shënon Ebu Daudi.

88. ED DEJAN (Shpërblyesi): “Allahu do t’i ringjallë njerëzit dhe do t’u thotë: ‘…Unë jam  Sunduesi, Unë jam Shpërblyesi’.”  Shënon Buhariu. 

89. EL MENAN (Dhurues): ’’Nuk ka zot pos Teje, Ti je Dhurues.” Sahih, shënon Ebu Daudi.

90. EL MALIK (Sundues): “Nuk ka sundues pos Allahut.” Shënon Buhariu.

91. EL MUHSIN (Bamirës): “Allahu është Bamirës dhe e do bamirësinë.” Sahih, shënon Abdurrezaku.

92. ESH SHAFI (Shëruesi): “…Shëro, Ti je Shëruesi.” Shënon Buhariu.

93. ER REFIK (I Butë): “Allahu është i butë dhe e do butësinë në çdo çështje.” Shënon Buhariu dhe Muslimi.

94. EL MU’TI (Dhënësi): “Allahu është Dhënësi unë jam Kasim.”

95. ES SEJID (Zotëri): “Allahu i lartësuar është Zotëri.” Shënon Ebu Daudi.

96. ET TAJIB (I Mirë): “Allahu është i mirë dhe nuk pranon vetëm se të mirën.” Shënon Buhariu.

97. EL HAKEM (Gjykuesi): “Allahu është Gjykuesi dhe tek Ai është gjykimi.” Sahih, shënon Ebu Daudi.

98. EL XHEVAD (Fisniku): “Allahu është Fisnik dhe e do fisnikërinë.” Sahih el Hulije.

99. ES SEBUH (I Madhërishmi): “I Madhërishëm, i Shenjtë, Zot i engjëjve dhe Shpirtit.” Shënon Muslimi.

 

Husein Eserraxh

Burimijetes.com

31.10.2007

 

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com